By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shikoni si duket testimi i aeroplanit supersonik të NASA-s: “Revolucioni ajror” po afrohet
July 19, 2025
Statuja e Mark Aurelit u nxor nga Turqia më shumë se gjysmë shekulli më parë. Tani ajo është kthyer
July 19, 2025
Aliyev: Azerbajxhani përgatit padi ndërkombëtare kundër Rusisë për rrëzimin e aeroplanit AZAL
July 19, 2025
Gazetari Shyti sjell librin e ri “LOJTARI I FATIT”
July 19, 2025
Britania e Madhe zhvillon një aeroplan luftarak të padukshëm, i aftë të sulmojë objektiva thellë brenda Rusisë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Clark: Kosova është shumë më afër me NATO-n dhe me ShBA-të
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Clark: Kosova është shumë më afër me NATO-n dhe me ShBA-të
Ballina 1Lajme

Clark: Kosova është shumë më afër me NATO-n dhe me ShBA-të

Kosova Times
Last updated: 2024/03/26 at 8:23 AM
Kosova Times Published March 25, 2024
Share
SHARE

25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, gjenerali Wesley Clark thotë se është krenar për popullin e Kosovës dhe për të arriturat që janë bërë gjatë këtyre viteve.

“Kosova është një shtet i ri por që do ta ndërtojë një të ardhme të bukur”, tha Clark.

Ndërkohë i pyetur se cili ishte momenti më i vështirë i vendimmarrjes gjatë fushatës së bombardimeve, Clark tha se moment shumë i vështirë ishte kur rusët vendosën që të merrnin fushën ajrore të Prishtinës duke penguar operacionet e NATO-s dhe për të përçarë Kosovën.

“Ky ishte moment shumë i vështirë sepse liderët politik të aleancës nuk ishin krejt të sigurt mbi statusin, qëllimet e të gjitha këto, por që ia dolëm edhe në këtë drejtim pjesërisht, sepse aleatët, Bullgaria, Rumania bllokuan fluturimet mbi hapësirat e tyre ajrore për përforcimet ruse, pra trupat ruse nuk merrnin mbështetje nga forcat e tjera dhe për pak ditë ose javë u zgjodh edhe ajo situatë, por që ishte periudhë e vështirë”, deklaroi gjenerali Clark në “Lajmet e Funfit”, në RTK.

Duke folur për situatën aktuale në Ukrainë, Clark tha se është një situatë e rrezikshme aty, dhe se e gjithë bota është e tronditur.

“Është situatë tejet e rrezikshme e që është e krijuar nga Putini”, tha ai.

E duke folur për situatën aktuale në Kosovë dhe deklaratat kërcënuese të presidentin serb Aleksandër Vuçiq, gjenerali Wesley Clark tha se derisa të ketë prani të forcave të NATO-s, ato sigurojnë që të mos ketë ndonjë keqkuptim sa i përket pavarësisë së Kosovës.

“Siç e shoh unë nga jashtë, duket se Vuçiq po i dëshiron të dyja, edhe dëshiron të ruajë miqësinë tradicionale me Rusinë, por edhe dëshiron të ketë tregti e investime edhe nga perëndimi. Ka një vijë tejet të hollë aty dhe ambasadori Hill është atje për ta mbajtur në drejtimin e duhur “, deklaroi gjenerali amerikan për RTK.

Gjenerali Clark ndërkohë foli edhe për sulmin në Banjskë, ku theksoi se trupat e KFOR-it dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jenë më shumë vigjilent dhe më të drejtpërdrejtë me Serbinë se kjo nuk duhet të ndodhë më. Sipas tij ajo se çka po ndodhë në Serbi është reflektim i Ukrainës.

“Kjo duhet të pasojë zgjidhjen e çështjes në Ukrainë dhe nësë bëjmë këtë , Serbia do ta shoh të ardhmen në Evropë dhe do ta pranojë Kosovën si fqinj të pavarur”, tha ai.

E duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, se aktualisht Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova, gjenerali Clark tha se sipas nga këndvështrimi i tij Kosova është shumë më afër NATO-s dhe ShBA-së.

“Çfarëdo që thotë ambasadori Hill, unë duhet ta shoh nga perspektiva e tij, përvoja e tij, por kur e shoh nga jashtë mua më duket se përderisa personeli i KROR-it është në Kosovë dhe me miqësinë historike midis shteteve të bashkuara dhe Kosovës, Kosova është shumë më afër me NATO-n dhe me Shtetet e Bashkuara, deklaroi Wesley Clark.

You Might Also Like

BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar

Përleshje në një lokal të Lipjanit, lëndohen gjashtë persona

Mbi 3 orë pritje për hyrje në Kosovë, Dheu i Bardhë më i ngarkuari

851 qytetarë ndërruan Qendrën e Votimit, afati vazhdon deri më 29 gusht

Kuvendi dhe konflikti i interesit paralizojnë Autoritetin e Konkurrencës

Kosova Times March 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prokuroria në Gjakovë me aktakuzë ndaj një personi për trafikim me njerëz

Kosova Times Kosova Times November 4, 2024
Bajrami: Raporti i Bankës Botërore zbulon realitetin e zymtë të papunësisë në Kosovë
Osmani e Lajçaku diskutojnë për zgjedhjet në veri
Shefi i NATO-s: Nuk jemi gati për atë që po përgatit Putin
Komunat me thirrje MAShTI-t që t’i sigurojë sa më parë librat shkollor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?