Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka reaguar pas konfiskimit të pronave të Milan Radojçiqit.
Murati ka shpërndarë edhe postimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila publikoi listën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara të Milan Radojçiqit.
Ai këtë rast e ka lidhur me nevojën për Byronë për Konfiskimin e Pasurive të Pajustifikueshme.
Këtë ligjin opozita e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa Murati thotë se kjo flet mjaftueshëm për opozitën.
“Qe pse duhet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme! Ligjin për Byronë opozita e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Kjo flet mjaftueshëm për opozitën”, ka shkruar Murati. /Kosovatimes/