Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i përbashkët ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq me ndërmjetësimin e të deleguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak në Bruksel.

Një tjetër takim i këtij niveli do të mbahet pas dy javësh, e mbase do të jetë edhe i fundit.

Në takimin e sotëm palët kanë diskutuar për gjetjen e zgjidhjes lidhur me dinarin, por nuk kanë arritur pajtueshmëri.

Fillon takimi i përbashkët Bislimi-Petkoviq-Lajçak

(Plotësuar, 10:30)  Ka filluar takimi i përbashkët ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq me ndërmjetësimin e të deleguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Në këtë takim synohet gjetja e zgjidhjes për çështjen e dinarit.