Teksa Ministria e Mbrojtjes e Rusisë po rekruton disa mijëra të dënuar për të luftuar në Ukrainë, popullatat e burgjeve në Rusi janë tkurrur, duke i nxitur zyrtarët t’i mbyllin disa prej qendrave.
Stafi i burgjeve, po ashtu, po dërgohet në Ukrainë, ku disa po bëhen rojtarë të të burgosurve të luftës, ndërsa të tjerë po rrezikojnë jetën e tyre në vijat e frontit, përkrah ish të burgosurve.