Pas takimit, Vuçiq është deklaruar në rrjetet sociale dhe ka shqetësuar opinionin me deklaratën e tij, shkruan gazeta e Sarajevës Oslobođenje .
Ai ka shkruar se në bisedën me Sarcin nuk është pajtuar për shumicën dërrmuese të gjërave.
– Një takim i sinqertë dhe jashtëzakonisht i vështirë me Manuel Saracin. Ne nuk pajtohemi pothuajse për asgjë, përveç pikëpamjes se është e nevojshme të ruhet paqja në Ballkanin Perëndimor. I thashë Saraçinit se Serbia është një vend i vogël territorialisht dhe numerikisht, por një vend i njerëzve krenarë, të cilët do të kundërshtojnë poshtërimet që i janë përgatitur në Këshillin e Evropës dhe OKB-në, ka shkruar Vuçiq, transmeton Oslobođenje.