By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti u bën thirrje përfaqësuesve evropianë ta mbështesin Kosovën në KiE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti u bën thirrje përfaqësuesve evropianë ta mbështesin Kosovën në KiE
Ballina 1Lajme

Kurti u bën thirrje përfaqësuesve evropianë ta mbështesin Kosovën në KiE

Kosova Times
Last updated: 2024/04/07 at 6:40 PM
Kosova Times Published April 7, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se gjatë qëndrimit në Bukuresht në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropian (PES) i ka ftuar zyrtarët evropianë që ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin drejt Këshillit të Evropës, veçanërisht në votimin e radhës më 16 prill në Asamblenë Parlamentare.

“Vizitë produktive, jo vetëm për të forcuar bashkëpunimin me miqtë e aleatët tanë më të ngushtë, por edhe për t’u frymëzuar më shumë tek vlerat tona, e rritur diapazonin e dijeve dhe përkushtimin për ardhmërinë tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai është shprehur i kënaqur që është rikthyer mes miqsh në familjen e madhe socialdemokrate evropiane.

“Këtë herë, konferenca e radhës e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), ishte në qytetin e bukur të Bukureshtit. Bukureshtin e njohim mirë edhe si qytet i cili ka qenë historikisht një vatër e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, një vend ku intelektualë shqiptarë lirisht e shtjelluan mendimin kombëtar. Teksa jemi dy muaj para zgjedhjeve evropiane, ky takim kishte rëndësi madhore për fuqizimin e bashkërendimit mes nesh”, ka theksuar Kurti.

Tutje kryeministri ka thënë se socialdemokracia i bart idetë, traditën dhe vlerat për të mbrojtur e zhvilluar demokracinë dhe evropianizmin, në një kohë kur “ato janë të rrezikuara nga forcat e regjimet autokratike që synojnë dobësimin e Bashkimit Evropian”.

Kurti ka thënë se gjatë qëndrimit në konferencën e PES-it, midis përfaqësuesve të partive të ndryshme, ishte pjesëmarrës në pritjen e kryeministrit të Rumanisë, Marcel Ciolacu.

“Në konferencë e margjina të saj bashkëbiseduam por edhe patëm kënaqësinë të ishim edhe në praninë e Komisionerit Evropian dhe njëherazi kandidatit unanim të PES-it për president të Komisionit Evropian, Nicolas Schmit, kryetarit të PES-it dhe ish-kryeministrit të Suedisë Stefan Löfven, gjithashtu të Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, zëvendëskryetares të Parlamentit Evropian, Katarina Barley, kryetares së grupit të socialistëve dhe demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian, Iratxe Garcia Pérez, dhe shumë përfaqësuesve të tjerë prej partive anëtare të PES-it”, ka shtuar Kurti.

Ai ka thënë se qëndrimin në Rumani, e kaloi edhe në shoqërinë e dy përfaqësuesve të mërgatës shqiptare të Rumanisë: zëvendëskryetarin e Shoqatës “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë” (ALAR) Luan Topçiu, dhe doktorin për shkencat dhe inxhinierinë e metalurgjisë, Përparim Demi.

“Gjurmët e rilindasve tanë e patriotëve të kombit, i vizituam në brendi të qytetit. Nga pllaka përkujtimore e kishës “Shën Nikolla” ku shënohet se aty ka meshuar për herë të parë në gjuhën shqipe rilindasi Fan S. Noli në vitin 1911, e deri te parku Herastrau ku gjendet edhe busti i poetit tonë të madh, Naim Frashërit, jo larg atij të Viktor Hugos. E vizituam dhe bustin e Ismail Qemalit te “Grand Hotel Continental” ku me 5 nëntor të vitit 1912, ai së bashku me Luigj Gurakuqin u takua me atdhetarë të tjerë para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë”, ka nënvizuar Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës

Shtyhet Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë në nderim të Elisabeta Katijajt

Rrezik për nxënësit nga stacioni i autobusëve te ’Emin Duraku’

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banesave

Kosova Times April 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kurti: Akil e Nora, vëlla e motër, përgjithmonë jeni kampionët tanë olimpik

Kosova Times Kosova Times July 29, 2024
Emiratet e Bashkuara Arabe kërkojnë qasje te Pavel Durov
Arsenali “hakmerret” ndaj City-t, “ruleta” e penalltive i jep trofenë e parë sezonal
Agjencia për Informim e Privatësi kërkon nga partitë mbrojtjen e të dhënave
Aktiviteti i këmbësorisë ruse pranë kufirit me Ukrainën bie ndjeshëm për shkak të humbjeve të rënda
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?