Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kontrabandimit me mallra dje në Leposaviq.
Policia ka bërë me dije në raportin 24 orësh se një kamion me targa të shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua.
Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë është larguar në drejtim të pa njohur.
“Raportohet se një kamion me targa te shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua. Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë është larguar në drejtim të pa njohur”, ka njoftuar Policia e Kovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është cilësuar si ” Kontrabandim me mallra”.
Tutje u tha se njësitet policore relevante në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marrë me rastin. /Kosovatimes/