By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”
November 20, 2025
Hamza e Orav flasin për integrimin dhe heqjen e masave të BE-së
November 20, 2025
Abdixhiku shpall nisjen e `epokës së re`
November 20, 2025
Shkarkimi i Kelmendit, reagon Zyra e BE-së: Minon progresin e Kosovës
November 20, 2025
Osmani e Hargreaves flasin për zhvillimet e fundit politike
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: E pamundur të flasësh për historinë e Kosovës pa diasporën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: E pamundur të flasësh për historinë e Kosovës pa diasporën
Ballina 1Lajme

Kurti: E pamundur të flasësh për historinë e Kosovës pa diasporën

Kosova Times
Last updated: 2024/04/13 at 9:49 PM
Kosova Times Published April 13, 2024
Share
SHARE

Akademia Diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka hapur edicionin e parë të Shkollës për Diplomaci të Diasporës.

Mirëpritjes së gjeneratës së parë të Shkollës për Diplomaci të Diasporës iu bashkua Kryeministri i vendit, Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Zëvendësministrja Liza Gashi si dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet vendore e ndërkombëtare.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Kurti derisa ka vlerësuar rolin e diasporës në zhvillimin e vendit dhe diplomacinë e shtetit, ai theksoi se është e pamundur të flasësh për historinë e vendit tonë pa përfshirë dhe diasporën. “Në shumë mënyra, diaspora jonë përfaqëson një tejzgjatje të natyrshme të komuniteteve tona përreth botës. Është një diasporë e lidhur shumë me vendlindjen e tyre” tha kryeministri Kurti.

Sipas Kryeministrit Kurti, synimi i kësaj Shkolle është që të nxjerrë në dritë më shumë njohuri se si ne të gjithë mund të përmirësojmë angazhimin e diasporës, si në kontekstin e zhvillimit të vendeve tona përkatëse, ashtu edhe për të eksploruar dhe shqyrtuar risitë se si mund të funksionojë angazhimi i diasporës në forcimin e lidhjeve mes vendeve tona.

Nga ana tjetër, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë kësaj ceremonie theksoi se nga këtu fillon një rrugëtim i rëndësishëm për Kosovën për vitet e ardhshme për të treguar rëndësinë që luan diaspora në diplomaci.  “Rëndësia e kësaj shkolle qëndron tek roli i saj si një platformë bashkëpunuese në të cilën  integrojmë pjesë të diasporës”. Ministrja Gërvalla tha se pjesëmarrësit e kësaj shkolle do të kenë mundësi të ndajnë përvojat e tyre duke na lidhur dhe përafruar me tema të ndryshme nga mbarë bota, duke eksploruar se si mund të rrisim fuqinë e diasporës për marrëdhënie më të mira diplomatike dhe zhvillim kombëtar.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi prezantoi qëllimin dhe programin e shkollës. Ajo tha se programi i Shkollës për Diplomaci të Diasporës është hartuar me qëllim të kultivimit dhe mbështetjes së krijimit të një rrjeti global të diplomatëve të karrierës, si dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre në fushën e diplomacisë së diasporës, si një tematikë që ka filluar të marrë më shumë vëmendje në politikat qendrore në mbarë botën.

Në mbyllje të ceremonisë, para të pranishmëve fjalë rasti ka mbajtur edhe Martin Russell, Drejtor Ekzekutiv i Global Diaspora Insights, i cili e ka vlerësuar si iniciativë shumë të rëndësishme Shkollën për Diplomaci të Diasporës derisa ka thënë se roli që luan diplomacia e diasporës ka një impakt shumë të rëndësishëm për shtetin që ka filluar të marrë më shumë vëmendje në politikat qendrore në mbarë botën.

Diplomatë prej më shumë se 30 shtete të botës iu bashkuan edicionit të sivjetmë të organizuar nga Akademia Diplomatike. Programi i Shkollës për Diplomaci të Diasporës i cili do të zhvillohet përgjatë dy ditëve, është hartuar me qëllim të kultivimit dhe mbështetjes së krijimit të një rrjeti global të diplomatëve të karrierës, si dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre në fushën e diplomacisë së diasporës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Hamza e Orav flasin për integrimin dhe heqjen e masave të BE-së

Abdixhiku shpall nisjen e `epokës së re`

Shkarkimi i Kelmendit, reagon Zyra e BE-së: Minon progresin e Kosovës

Osmani e Hargreaves flasin për zhvillimet e fundit politike

Kurti mirëpriti kryetarin e Bashkisë Hora e Arbëreshëve, Rosario Petta

Kosova Times April 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

E djathta ekstreme në Parlamentin e BE-së dëshiron që Elon Musk të marrë çmimin Sakharov

Kosova Times Kosova Times September 26, 2024
Shqiptarja që garon në Bruksel, prioritet e ka integrimin e shqiptarëve
Lista e qyteteve me ushqimet më të mira ne botë
Arrestohet një person pranë tubimit të ish-presidentit, zotëronte armë zjarri të mbushura
Sveçla: Goditet edhe një laborator i drogës i llojit kokainë në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?