By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj
Ballina 1Lajme

Sindikata e Arsimit paralajmëron protestë më 1 maj

Kosova Times
Last updated: 2024/04/15 at 1:20 PM
Kosova Times Published April 15, 2024
Share
SHARE

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se nëse qeveria nuk shqyrton kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Drejtues të kësaj sindikate kanë bërë të ditur se më 1 maj do të organizohet një protestë, kurse në rast së kërkohet nga anëtarësia, do të vazhdohet edhe më grevë të përgjithshme në sistemin arsimor.

Një protestë më datë 1 maj pritet të organizohet nga Sindikata e Arsimit si paralajmërim për Ministrinë e Arsimit, se mund të ndërmerren hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka gatishmëri për të biseduar, gjë të cilën e kanë kërkuar tash e sa kohë përfaqësuesit e  Sindikatës së Arsimit.

Nënkryetarja e Sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala, i tha Radio Kosovës se hapat e paralajmëruar janë detyruar t’i marrin pasi po mungon dialogu social ndërmjet SBASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit.

“Meqenëse po e shohim që nuk po vendoset dialogu social ndërmjet sindikatës dhe ministrisë së Arsimit në fillimisht ndoshta do të fillojmë me një protestë e cila do të mbahet më 1 maj. Mandej do të fillohet me grevë një orësh, pastaj dy orësh e pastaj një ditësh. Urojmë që të mos shkojmë me grevë të përgjithshme e gjithë procesi mësimor të ndërpritet në Kosovë”, ka theksuar ajo.

Tutje, Shala tha se sistemi arsimor në vend është duke u ballafaquar më shumë probleme dhe për këtë është i nevojshëm dialogu me Ministrinë e Arsimit. Marrë parasysh këtë situatë, punëtorët e arsimit sipas saj po bëjnë kërkesa të vazhdueshme që të fillohet më hapa sindikalë.

“Janë mbledhur shumë probleme që e preokupojnë tani sistemin arsimor dhe mësimdhënësit në Kosovë. E dimë që kushtet e punës në shumë shkolla janë të mjerueshme. Pastaj do të debatojmë për çështjen e kontratave individuale të mësimdhënësve, një çështje që tanimë e kanë ngritur drejtoritë komunalë të  Arsimit dhe disa prej komunave dhe për shumë çështje të tjera të arsimit në Kosovë”, ka shtuar ajo.

Në lidhje më paralajmërimin e Sindikatës së Arsimit për mundësinë e organizimit të protestës me datë 1 maj dhe për hapat e tjerë sindikalë që pritet t’i marrin në muajt në vijim, edhe përkundër përpjekjeve, Radio Kosova nuk ka arritur të marrë përgjigje nga Ministria e Arsimit.

You Might Also Like

Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht

Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët

Kurti: Natë kritike për qarkullim, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

Kosova Times April 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Arrestohet profesori i Universitetit të Tartu Vyacheslav Morozov

Kosova Times Kosova Times January 16, 2024
Pritet rritje e vdekjeve nga nxehtësia në Evropë, Italia në krye
Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë
Monica Bellucci nuk ndahet nga Tim Burton, kanë shkëmbyer dashuri në tapetin e kuq
Asnjë urë që lidh Siçilinë me kontinentin? Gjykata hedh poshtë planin e ndërtimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?