By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike
May 17, 2025
Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA
May 17, 2025
Faleminderit Aurela!
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë”, Basha në KiE: Vendimi të shërbejë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë”, Basha në KiE: Vendimi të shërbejë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm
Ballina 2Rajon / Botë

“Rusia duhet të paguajë për luftën në Ukrainë”, Basha në KiE: Vendimi të shërbejë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm

Kosova Times
Last updated: 2024/04/16 at 5:25 PM
Kosova Times Published April 16, 2024
Share
SHARE

Kryetari i PD Lulzim Basha mbajti fjalën e tij sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku ka kërkuar votën e anëtarëve për rezolutën e Rindërtimit të Ukrainës.

“Ndërsa Rusia vazhdon të kryejë luftën e saj shkatërruese dhe krime lufte në Ukrainë, është e qartë që Ukraina ka nevojë për ndihmë të madhe për të adresuar dëmet dhe shkatërrimet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e saj. Qeveria ruse duhet të mbajë përgjegjësi për kompensimin e humbjeve njerëzore dhe materiale që ka shkaktuar. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për shkatërrimin e Ukrainës” ka theksuar në fjalën e tij zoti Basha.

Më tej, kryedemokrati propozoi ngritjen e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara të Rusisë.

“Ne kërkojmë ngritjen e një fondi ndërkombëtar, ku do të depozitohen të gjitha asetet shtetërore ruse të konfiskuara, duke siguruar transparencën, përgjegjësinë dhe drejtësinë në shpërndarjen e fondeve që duhet të përdoren për kompensimin për Ukrainën dhe personat e prekur nga agresioni rus në Ukrainë, si dhe për të ndihmuar në përpjekjet për ringritjen dhe rindërtimin e Ukrainës. Dhe ne mbështesim themelimin e një komisioni ndërkombëtar për pretendimet mbi dëmet e renditura në Regjistër, nën ombrellën e Këshillit të Europës”- shtoi kryedemokrati.

Ndër të tjera, Basha theksoi se Rusia duhet të paguajë për atë çfarë ka shkaktuar në Ukrainë dhe se vendimet e sotme duhet të shërbejnë si pengesë ndaj çdo agresioni të mundshëm në të ardhmen.

“Teksa përjetojmë një moment të rëndësishëm në shekullin e 21-të, ne po ndërmarrim veprime të përbashkëta për të ruajtur dhe përforcuar bashkëpunimin tonë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë. Me votën tonë sot ne rikonfirmojmë se mbetemi të palëkundur në qëllimin tonë: të forcojmë Ukrainën në mënyrë që pasojat – duke përfshirë dhe ato financiare – të agresionit rus, të shërbejnë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm, dhe të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të duhet, për të mposhtur plotësisht dhe pa kushte agresionin rus”,- u shpreh Basha në fjalën e tij

Fjala e plotë e Lulzim Bashës:

Më 24 shkurt 2022, Rusia nisi sulmin për pushtimin e Ukrainës pa asnjë provokim, sulmi më i madh ndërkombëtar që prej vitit 1942. Lufta e paligjshme e agresionit të Rusisë ka shkaktuar shkatërrim dhe vuajtje katastrofike për popullin dhe shtetin ukrainas, ka rezultuar në humbje të rënda humane dhe materiale dhe në shumë krime lufte. Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) ka lëshuar ndërkohë një urdhër arresti për Presidentin rus në lidhje me deportimin e detyruar të fëmijëve ukrainas.

Ndërsa Rusia vazhdon të kryejë luftën e saj shkatërruese dhe krime lufte në Ukrainë, është e qartë që Ukraina ka nevojë për ndihmë të madhe për të adresuar dëmet dhe shkatërrimet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e saj.

Qeveria ruse duhet të mbajë përgjegjësi për kompensimin e humbjeve njerëzore dhe materiale që ka shkaktuar.

Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për shkatërrimin e Ukrainës.

Asetet tashmë të ngrira të shtetit rus duhet të vendosen në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. Shtetet që i mbajnë ato duhet të bashkëpunojnë për transferimin e të gjitha këtyre aseteve shtetërore ruse në një Mekanizëm Kompensimi Ndërkombëtar.

Këshilli i Europës e ka ngritur tashmë një Regjistër të Dëmeve të Shkaktuara nga Agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës. Sot ne do të votojmë për themelimin e një mekanizmi kompensimi ndërkombëtar, nën Këshillit të Europës, për të adresuar në mënyrë të plotë dëmet e shkaktuara ndaj personave fizikë dhe juridikë, si dhe ndaj shtetit të Ukrainës për shkak të veprimeve të paligjshme të Federatës Ruse gjatë sulmit të saj të paligjshëm në Ukrainë;

Që nga fillimi i agresionit, Asambleja jonë ka miratuar unanimisht një sërë tekstesh që dënon agresionin brutal të Rusisë, aspektet dhe pasojat e tij. Që nga shkurti i vitit 2022, disa vende kanë ngrirë mbi 300 miliardë dollarë në asete shtetërore ruse.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar tashmë krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar për kompensimin e Ukrainës për humbje, dëme dhe lëndime të pësuara gjatë luftës. Më pas, Këshilli i Europës ka themeluar në maj edhe Regjistrin e Dëmeve të Shkaktuara nga Agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës.

Detyrimi për të paguar kompensime për shkeljen e ligjit ndërkombëtar është i mirënjohur. Asetet sovrane ruse duhet të konfiskohen dhe të transferohen në një mekanizëm kompensimi ndërkombëtar, i ngritur nën ombrellën e Këshillit të Europës nga anëtarët dhe shtete jo-anëtare jashtë saj. Pastaj, këto asete do të përdoren për të kompensuar Ukrainën, entitetet e prekura si dhe personat juridikë dhe fizikë, për dëmet e shkaktuara nga veprimet e paligjshme të Federatës Ruse që shoqërojnë sulmin e saj të paligjshëm.

Vetëm aktivet shtetërore ruse do të preken. Kompensimi do të sigurohet përmes një mekanizmi ndërkombëtar, në të cilin shtetet e interesuara do të transferojnë asetet shtetërore ruse që janë aktualisht nën juridiksionin e tyre.

Mekanizmi do të ketë autoritetin dhe kapacitetin për të pranuar dhe shqyrtuar pretendimet nga Ukraina dhe palët e tjera të lënduara – publike dhe private – dhe për të shpërndarë kompensimin e përshtatshëm për këto pretendime në përputhje me standardet dhe procedurat e pranuara ndërkombëtare.

Kolegë të nderuar,

Përballë agresionit dhe pushtimit rus në Ukrainë, i cili është një shkelje flagrante e detyrimeve ndërkombëtare të një shteti, e drejta ndërkombëtar lejon shtete të tjera të përgjigjen me kundërmasa.

Kundërmasat ligjore janë masa që do të ishin të paligjshme nëse do të vendoseshin kundër një shteti të pafajshëm, pra që nuk ka shkelur detyrimet e tij ndërkombëtare. Por ato lejohen nëse merren kundër një shteti fajtor, me qëllim që të bindin shtetin fajtor të ndalojë veprimet e paligjshme dhe të përmbushë detyrimin e tij për të kompensuar palën e dëmtuar.

Shtetet e treta, pra, shtetet që nuk janë lënduara drejtpërdrejt nga sjellja e shtetit fajtor, lejohen nga ligji ndërkombëtar të marrin kundërmasa kolektive kundër shtetit fajtor, në këtë rast Rusisë, për shkelje të rënda të detyrimeve të saj.

Gjithashtu, shtetet që janë ndikuar posaçërisht nga veprimet e paligjshme të Rusisë, ose dëmtuar në mënyrë të përmbajtshme nga kërcënimet, kostoja ose shkatërrimet që këto veprime kanë shkaktuar, mund të bashkohen në kundërmasat e vendosura nga shtetet e tjera për këto motive.

Si një përgjigje e shpejtë ndaj invazionit të paligjshëm të Rusisë në Ukrainë, disa shtete ku janë vendosur asete shtetërore ruse, morën hapat për tí ngrirë ato asete në mënyrë që ato të mos jenë në dispozicion për të financuar luftën e paligjshme të Rusisë. Pa veprimet fajtore të Rusisë, ngrirja e aseteve të saj do të ishte e paligjshme për çdo shtet.

Ngrirja e këtyre aseteve përmban kundërmasa ligjore të së drejtës ndërkombëtare. Duke qenë se sjellja e paligjshme e Rusisë, që ishte dhe arsyeja për ngrirjen e ketyre aseteve, nuk ka ndalur edhe pas një serie të gjatë kritikash dhe paralajmërimesh, duke përfshirë disa rezoluta të Këshillit të Përgjithshëm të OKB-së, koha ka kaluar për të hedhur hapat e mëtejshëm.

Me votën tonë sot:

Ne kërkojmë ngritjen e një fondi ndërkombëtar, ku do të depozitohen të gjitha asetet shtetërore ruse të konfiskuara, duke siguruar transparencën, përgjegjësinë dhe drejtësinë në shpërndarjen e fondeve që duhet të përdoren për kompensimin për Ukrainën dhe personat e prekur nga agresioni rus në Ukrainë, si dhe për të ndihmuar në përpjekjet për ringritjen dhe rindërtimin e Ukrainës.

Dhe ne mbështesim themelimin e një komisioni ndërkombëtar për pretendimet mbi dëmet e renditura në Regjistër, nën ombrellën e Këshillit të Europës.

Anëtarë të nderuar të Asamblesë,

Nuk ka asnjë dyshim mbi paligjshmërinë e invazionit të Rusisë në Ukrainë, pushtimit të territorit ukrainas dhe aneksimin e paligjshëm rtë pjesëve të mëdha të saj. Me këto veprime, Rusia ka shkelur rregullat më themelore të të drejtës ndërkombëtare. Këto rregulla janë kolonat e rendit ndërkombëtar të pas-luftës së dytë botërore; në të vërtetë, ato janë të pazëvendësueshmë për themelet mbi të cilat është ndërtuar i gjithë rendi ynë botëror i rregullave.

Teksa përjetojmë një moment të rëndësishëm në shekullin e 21-të, ne po ndërmarrim veprime të përbashkëta për të ruajtur dhe përforcuar bashkëpunimin tonë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë.

Me votën tonë sot ne rikonfirmojmë se mbetemi të të palëkundur në qëllimin tonë:
të forcojmë Ukrainën në mënyrë që pasojat – duke përfshirë dhe ato financiare – të agresionit rus, të shërbejnë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm.

Dhe të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të duhet, për të mposhtur plotësisht dhe pa kushte agresionin rus.

You Might Also Like

Si po u merret prona ukrainasve në Krime

Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën

Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Kosova Times April 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Orban në Gjeorgji pas zgjedhjeve të diskutueshme

Kosova Times Kosova Times October 28, 2024
Ja si shkatërruan Izraelin raketat iraniane – Pamje të frikshme! (VIDEO)
Moti ne Shqipëri, 4 mars 2025
Kosova dhe USAID nënshkruajnë marrëveshjen e grantit prej 34.5 milion dollarësh: Osmani dhe Hovenier deklarohen për media
10 plazhet më të mira në botë në 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?