“Shembja e kufirit në mes shqiptarëve ishte përmbushja e idealit, të cilin konkretisht e kishte filluar që nga viti 1991 kur kishte realizuar përgatitjet stërvitore ushtarake në Shqipëri së bashku me komandantin e UÇK-së,  Adem Jashari dhe bashkëluftëtarin Zahir Pajaziti”, ka thënë e para e vendit Vjosa Osmani.

Ajo tha se veprimtaria e bujshme politike e ushtarake, cilësitë e tij të jashtëzakonshme prej organizatori e lideri të vërtetë,  si dhe rënia e tij heroike në Betejën e lavdishme të Koshares, e bëjnë atë ndër figurat e shquara të historisë së re të Kosovës.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për heroin Sali Çekaj”, ka thënë Osmani.