By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Shqipëri më pak bebe se gjatë LDB-së: 1.2 lindje për grua
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Në Shqipëri më pak bebe se gjatë LDB-së: 1.2 lindje për grua
Ballina 2Rajon / Botë

Në Shqipëri më pak bebe se gjatë LDB-së: 1.2 lindje për grua

Kosova Times
Last updated: 2024/04/20 at 3:15 PM
Kosova Times Published April 20, 2024
Share
SHARE

“Dy fëmijë është normale, edhe pse është e vështirë, por absolutisht nuk e mendoj të kem një të tretë”, thotë Romina Radonshiqi nga Tirana, e cila para tre muajsh solli në jetë fëmijën e dytë.

Familja e saj futet tek ato çifte që riprodhojnë vetveten, por të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) tregojnë për rënie të numrit të lindjeve në normën 1.2 fëmijë për një grua, në vitin 2023.

Olta Caca, përfaqësuese e Institut të Statistikave, thotë për Radion Evropa e Lirë se, prej vitesh, ka rënie të vazhdueshme të lindjeve.

“Që nga vitet 2000, kur norma ka qenë dy fëmijë për grua, ka rënie çdo vit… deri më sot në 1.2 fëmijë për një grua. Nëse u referohemi të dhënave të viteve ‘40-’60, norma ka qenë 5-6 fëmijë për një grua”, thotë Caca.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, në vitin 2023 lindën 22.210 bebe në Shqipëri. Kjo rezulton të jetë shifra më e ulët që nga viti 1934, kur në këtë vend nisi regjistrimi i lindjeve në një vit.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë, po ashtu, se në kohën e Luftës së Dytë Botërore lindën më shumë bebe sesa sot.

Kështu, në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë bebe, ndërsa në vitin 1950 lindën mbi 47 mijë. Vitin e kaluar, ndërkaq, lindën pak mbi 22 mijë bebe, ndërsa numri i grave në moshë riprodhimi (15-49 vjeçe) ishte 648 mijë, ose tri herë më i lartë se në vitet 1950.

Caca tregon se kur hartohen statistika të tilla, bëhen fillimisht edhe projeksione që bazohen në skenarë të rritjes së lartë, të mesme dhe të ulët të numrit të lindjeve.

“Projeksioni i INSTAT-it ka qenë më optimist, duke u bazuar në parashikimet se numri i lindjeve do të ishte afërisht 27 mijë bebe, por statistikat kanë treguar se ka pasur ndikime të paparashikueshme, që nuk janë marrë parasysh”, thotë ajo.

“Kostoja e rritjes së një fëmije, sa në vendet e BE-së”

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Romina Radonshiqi, 37 vjeçe, tregon arsyet përse ka vendosur të mos lindë më shumë se dy fëmijë:

“Kryesorja është kostoja e rritjes së një fëmije. Kjo kosto në Shqipëri është thuajse e njëjtë me atë të rritjes së një fëmije në një nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërkohë që paga dhe standardet e jetesës janë shumë larg. Shpenzimet janë të shumta, qoftë për të ndjekur një shtatzëni, për t’u kujdesur për foshnjën pas lindjes… pastaj faza parashkollore, shkolla, edukimi, argëtimi”.

Romina tregon se çka ofrohet nga shteti, është vetëm i ashtuquajturi bonus i bebes.

“Unë, meqë kisha fëmijën e dytë, përfitova bonus 80 mijë lekë [800 euro]”, thotë ajo.

Një foshnje në një spital në Paris të Francës. Ky shtet ka raportuar shkallën më të lartë të lindshmërisë në mesin e vendeve të BE-së më 2022.
Një foshnje në një spital në Paris të Francës. Ky shtet ka raportuar shkallën më të lartë të lindshmërisë në mesin e vendeve të BE-së më 2022.

Romina është pedagoge dhe thotë se paga e saj nuk arrin më shumë se 800 euro në muaj. Punon, gjithashtu, si pedagoge e jashtme dhe drejton një biznes të vetin.

“Unë kam nisur punë 15 ditë pas lindjes, sepse më kushton më shtrenjtë të rri në shtëpi… Në njëfarë mënyre isha e detyruar edhe për faktin se tregu i punës të zëvendëson shumë shpejt. Edhe pse gjendja ime ekonomike nuk është e keqe, pasi edhe bashkëshorti punon si arkitekt, sërish është e vështirë”, thotë Romina.

Në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare është 75.000 lekë apo 750 euro. Por, 60 për qind e të punësuarve e kanë pagën më të ulët se mesatarja.

Pasiguritë dhe arsyet e rënies së lindjeve

Ekspertja e sociologjisë, Nora Malaj, është nënë e një djali, e tashmë edhe gjyshe. Ndryshe nga Romina që thotë se nuk e mendon të ketë më shumë se dy fëmijë, ajo thotë se do të kishte dashur të kishte më shumë.

Për Malajn, arsyet e rënies së lindshmërisë janë ekonomike dhe sociale.

“Sot ka më shumë gra në karrierë dhe kjo është gjë shumë e mirë. Karriera është shumë e rëndësishme, por edhe prindërimi gjithashtu. Nëse gruaja ka më shumë të ardhura, atëherë partneri nuk ka përse t’ia prishë karrierën, por nëna të dalë në punë dhe burri të kujdeset për foshnjën. Kemi një ligj që edhe burrat të marrin lejen e lindjes, por kjo ndodh shumë rrallë”, thotë Malaj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, të dhënat e INSTAT-it duhen lexuar me vëmendje nga institucionet dhe duhen përkthyer në politika sociale.

“Duhet një diskutim i gjerë mes Qeverisë, biznesit, shoqërisë civile. Duhen politika miqësore ndaj familjes në punë. Të ketë mini-çerdhe në institucionet publike e private, ambiente për fëmijët… Kjo nuk i kushton buxhetit”, thotë Malaj.

“Duhet edhe një edukim që nis që në moshë të vogël, për familjen, prindërimin, barazinë gjinore, për t’i hequr paragjykimet edhe për ato familje që nuk janë tradicionale, siç mund të jenë nënat e vetme”, shton ajo.

Caca nga INSTAT-i, e cila vetë është nënë e dy fëmijëve, thotë se rënia e numrit të lindjeve lidhet edhe me plakjen e popullsisë.

“Fenomeni ka ndodhur edhe në vende të tjera, por kanë arritur të dalin nga këta skenarë përmes skemave sociale, që janë shumë të rëndësishme për ta ndryshuar situatën. Duhet që çifti të arrijë ta riprodhojë vetveten, por mesatarja prej 1.2 fëmijësh për një grua tregon se as kjo nuk arrihet”, thotë Caca.

Një ndër politikat e aplikuara nga Qeveria në Shqipëri për të nxitur shtimin e lindjeve, është bonusi i bebes, që ndahet prej 1 janarit të vitit 2019.

Vlera e tij është 40 mijë lekë [400 euro] për fëmijën e parë, 80 mijë lekë [800 euro] për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë [1.200 euro] për fëmijën e tretë.

Këtë bonus e përfitonin edhe fëmijët e lindur jashtë Shqipërisë, por, në shtator të vitit të kaluar, ligji ndryshoi dhe bonusin e përfitojnë vetëm familjet rezidente në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rezultoi se brenda katër vjetësh, familjet në emigrim përfituan 33% të fondit për bonusin e bebeve.

Institucionet, deri më tash, nuk kanë dalë me ndonjë reagim në lidhje me raportin e fundit të INSTAT-it.

Të dhënat e EUROSTAT-it, agjencisë së statistikave të Bashkimit Evropian, tregojnë se shkalla e lindshmërisë në këtë zonë ishte 1.53 lindje për grua në vitin 2021, ndërsa më 2022 ra në 1.46.

Në mesin e vendeve të BE-së, Franca raportoi shkallën më të lartë të lindshmërisë në vitin 2022, me 1.79 lindje për grua, ndërsa Malta më të ulëtën, me 1.08 lindje për grua.

You Might Also Like

Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë

Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë

Trump: Papa i parë amerikan, çfarë nderi

BE kritikon udhëtimin e Vuçiqit në Moskë: Serbia të tregojë orientimin

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

Kosova Times April 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli sulmon objektivat e Hezbollahut pranë Bejrutit

Kosova Times Kosova Times October 2, 2024
FBI identifikon autorin, një 20-vjeçar nga Pensilvania qëlloi ndaj Trump
Liverpool ndalet edhe nga West Ham
MPB e Maqedonisë së Veriut deklarohet për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së
Vazhdojnë vërshimet në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?