Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi. Së paku kështu është deklaruar kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Ai një vlerësim të tillë e ka dhënë përmes një mesazhi në Facebook, ku ka treguar për rritjen e kapacitetit të kamionëve të mbeturinave, ku shihen kamionë të një kompanie private, por që i pari i kryeqytetit nuk ka dhënë detaje sa i përket bashkëpunimit me këtë kompani.
Osmani: Pas përfundimit të suksesshëm të sezonit, filluam me punimet në zgjerimin e rrjetit
“Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi! Nga sot, kemi rritur kapacitetet e organeve të kryeqytetit për të mbledhur mbeturinat rregullisht. Rritja e kapacitetit bashkë me kontejnerët e ri që po shpërndahen, janë rezultat i ndryshimeve që kam bërë në menaxhment të Drejtorisë së Shërbimeve Publike”, ka theksuar Rama.
E drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, ka thënë se 10 kamionë të rinj dhe 30 punonjës të rinj, në përditshmëri do të përkujdesen që Prishtinën ta kemi sa më të pastër.
I pari i kryeqytetit në mesazhin e tij ka lutur qytetarët që të jenë të përgjegjshëm në hedhjen e mbeturinave. /Kosovatimes/