By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Armët pa leje në Kosovë, rrezik për sigurinë e qytetarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Armët pa leje në Kosovë, rrezik për sigurinë e qytetarëve
Ballina 1Lajme

Armët pa leje në Kosovë, rrezik për sigurinë e qytetarëve

Kosova Times
Last updated: 2024/04/28 at 8:57 AM
Kosova Times Published April 28, 2024
Share
SHARE

Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thonë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Qytetarët të cilët kanë armë pa leje cenojnë rendin dhe sigurinë publike, por mbi të gjitha rrezikojnë jetën e tyre.

Sipas raporteve të Policisë së Kosovës, çdo vit në Kosovë konfiskohen rreth 1500 armë ilegale.

Nuredin Ibishi, ekspert i Sigurisë, thotë për Radio Kosovën se vrasjet e ndodhura në vend, janë burim i posedimit të armëve ilegale dhe kjo paraqet rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Ibishi thekson se për parandalimin e kësaj dukurie duhet një reagim qytetar dhe institucional.

“Së pari, nuk duhet të pritet vetëm nga policia, gjyqësia e prokuroria për masa reaguese. Por, në këtë rast duhet edhe një vetëdijesim qytetar.

Shtimi i menjëhershëm i masave ndëshkuese dhe atyre parandaluese do të ndikojë në zvogëlimin e armëve ilegale në duart e qytetarëve”, thotë Ibishi.

Ai deklaron se Ministria e Punëve të Brendshme duhet sa më shpejt të ndërmarrë masa parandaluese, por edhe të bëjë legalizimin e armëve.

“Pres që së shpejti MPB-ja të bëjë ligjin për legalizim dhe të fillojë një proces i ri dhe gjithë ky posedim ilegal i armeve të dorëzohet dhe rreziku të minimizohet”, shton ai.

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një nga mbledhjet e Qeverisë, ka thënë se në raport me përgjegjësit e Ministrisë së Drejtësisë do të bëhet edhe njëherë rishikimi i Kodit Penal të Kosovës dhe në  bashkëpunim me MPB-në janë duke punuar në raport për armëmbajtjet pa leje.

“Për shkak të politikës sonë ndëshkimore dhe mos veprimi nga sistemi prokurorial në raport me personat e dyshuar për armëmbajtje pa leje, ne na duhet që t`i shikojmë këto dispozita në mënyrë që ta pamundësojmë që prokurorët t`i neglizhojnë këto raste. Vetëm në dy rastet e fundit kemi parë që personat kanë pasur armëmbajtje pa leje mirëpo, kjo nuk është adresuar si duhet nga institucionet” ka deklaruar ministrja Haxhiu.

Në raportet 24 orësh të Policisë së Kosovës, deklarimi i veprave kriminale në qendër kanë armët. Madje, vetëm për dy muajt e parë të këtij viti, janë raportuar 270 raste të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas statistikave të Policisë, në operacione të ndryshme të ndërmarra gjatë vitit 2023, janë konfiskuar 1.392 armë zjarri të llojeve të ndryshme si dhe janë konfiskuar 37.215 sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm.

Vetëm këtë vit policia ka reaguar në 522 raste dhe ka konfiskuar 562 armë pa leje. Në periudhën e legalizimit para dy vitesh, janë paraqitur vetëm rreth 2 mijë kërkesa.

Ndërsa, llogaritet se rreth 250 mijë armë janë pa leje.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Kosova Times April 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Tare: Me Lazion kam bërë gjëra të mëdha

Kosova Times Kosova Times August 16, 2024
Von Kramon: BE-ja duhet të rishikojë strategjinë për Kosovën dhe Serbinë
Një polic u lëndua pas hedhjes së gjësendeve të forta nga tifozët në lojën Prishtina-Trepça
E konfirmon Qeveria e Çekisë: Nesër diskutohet për liberalizimin e vizave
VIDEO Njësia sekrete ukrainase godet caqet thellë në Rusi. “Nuk është një lojë, është një luftë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?