By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protestojnë studentë në Los Anxhelos, përleshen grupet pro-palestineze dhe pro-izraelite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Protestojnë studentë në Los Anxhelos, përleshen grupet pro-palestineze dhe pro-izraelite
Ballina 2Rajon / Botë

Protestojnë studentë në Los Anxhelos, përleshen grupet pro-palestineze dhe pro-izraelite

Kosova Times
Last updated: 2024/05/01 at 1:21 PM
Kosova Times Published May 1, 2024
Share
SHARE

Dy grupe të ndryshme të protestuesve, pro-palestinezë dhe pro-izraelit, janë përplasur me grushte, shkopinj e shqelma më 1 maj në kampusin e Universitetit të Kalifornisë, në Los Anxhelos (UCLA).

Pas disa orësh përleshjesh midis këtyre dy grupeve, policia ndërhyri për t’i ndarë grupet dhe për të shuar dhunën.

Vetëm disa orë më parë, policia kishte ndërhyrë edhe në një tjetër kampus universitar në ShBA, për t’i shpërndarë protestuesit pro-palestinezë që ishin izoluar brenda një ndërtese në Universitetin e Kolumbias.

Policia ka qenë më aktive nëpër kampuset në të gjithë SHBA gjatë dy javëve të fundit, pas protestave që u bënin thirrje universiteteve të ndalojnë së bëri biznes me Izraelin ose kompanitë që mbështesin luftën në Gazë.

Ka pasur konfrontime dhe më shumë se 1.000 arrestime të studentëve protestues.

Përleshjet në UCLA u zhvilluan rreth një kampi të ngritur nga protestuesit pro-palestinezë, të cilët vendosën barrikada, ndërsa kundërprotestuesit u përpoqën t’i rrëzonin ato. Disa protestues hodhën karrige dhe në një moment një grup njerëzish u grumbullua mbi një person që ishte shtrirë në tokë, duke e shkelmuar dhe rrahur me shkopinj.

Ende nuk dihet numri i personave të lënduar gjatë këtyre përleshjeve.

Kryetarja e Los Anxhelosit, Karen Bass, e quajti dhunën “absolutisht të neveritshme dhe të pafalshme” dhe tha se policët nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit ishin në vendngjarje, pasi u tha se Universiteti kishin kërkuar ndihmë policore.

Protestat e shpërndara nëpër ShBA

Sulmi i 7 tetorit në jug të Izraelit nga militantët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe ofensiva izraelite që pasoi kanë shkaktuar protestat më të mëdha studentore në ShBA që nga protestat kundër racizmit të vitit 2020.

Protestuesit propalestinezë u mblodhën gjithashtu në City College të Nju Jorkut, me universitetin që i urdhëroi ata të largoheshin nga kampusi, tha zëvendëskomisionari i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Kaz Daughtry. Dhjetra protestues u arrestuan, raportoi New York Times.

Daughtry tha gjithashtu se universiteti kishte kërkuar praninë e policisë për të ndihmuar në shpërndarjen e protestuesve.

Shumë nga protestat nëpër SHBA janë pritur me kundërprotesta që i akuzojnë ata për nxitje të anti-semitizmit. Pala propalestineze, përfshirë hebrenjtë që kundërshtojnë veprimet izraelite në Gazq, thonë se ata janë duke u cilësuar padrejtësisht si antisemitë për kritikat ndaj qeverisë së Izraelit dhe shprehjen e mbështetjes për të drejtat e njeriut.

Çështja ka marrë ngjyrime politike në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, me republikanët që akuzojnë disa administratorë të universiteteve për mbylljen e syve ndaj retorikës anti-semitike.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, të martën e quajti hyrjen me forcë brenda ndërtesave të kampusit “qasje të gabuar”.

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Kosova Times May 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kërcënimet e tmerrshme të Medvedevit: “Lufta e Tretë Botërore po afrohet…”

Kosova Times Kosova Times July 12, 2023
Qeveria miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në mision jashtë vendit
Escobar takon përfaqësuesit e opozitës në Kosovë
Unë jam specialiste e kancerit dhe e munda në fazën e tretë: hëngra këto 2 ushqime dhe të gjithë duhet t’i shmangin këto
‘Doku Fest’ nis sonte me ‘New Order’, interesim nga 119 vende të botës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?