By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”
November 20, 2025
Hamza e Orav flasin për integrimin dhe heqjen e masave të BE-së
November 20, 2025
Abdixhiku shpall nisjen e `epokës së re`
November 20, 2025
Shkarkimi i Kelmendit, reagon Zyra e BE-së: Minon progresin e Kosovës
November 20, 2025
Osmani e Hargreaves flasin për zhvillimet e fundit politike
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Seancë e re e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Bosnjën më 15 maj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Seancë e re e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Bosnjën më 15 maj
Ballina 2Rajon / Botë

Seancë e re e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Bosnjën më 15 maj

Kosova Times
Last updated: 2024/05/02 at 4:31 PM
Kosova Times Published May 2, 2024
Share
SHARE

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka caktuar një debat për Bosnjë e Hercegovinën për 15 maj.

Nuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema konkrete e debatit e as kush do të flasë në seancë.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me kërkesë të Rusisë, e mbajti të martën një seancë të jashtëzakonshme për Bosnjë e Hercegovinën. Moska e përmendi si arsye të diskutimit “prishjen e situatës së sigurisë dhe rreziqet e cenimit të Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe”.

Debatet në Këshillin e Sigurimit po zhvillohen në kohën kur Serbia dhe politikanët e entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, së bashku me aleatin e tyre Rusinë, po lobojnë kundër miratimit të një rezolute të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, e cila pritet të jetë në rend dite gjatë këtij muaji.

Të enjten, propozimi final për rezolutën për Srebrenicën iu dërgua presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të Bashkuara, Dennis Francis, dhe të gjitha misioneve të përhershme në OKB.

Në propozimin final për rezolutën, e cila iu dërgua Radios Evropa e Lirë nga Qendra Memoriale Potoçari, vendimi i OKB-së “për shpalljen e 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë më 1995, do të shënohet çdo vit”.

http://199.192.21.43/2024/05/02/dergohet-ne-okb-propozimi-final-per-rezoluten-per-srebrenicen/

OKB-ja, siç thuhet në tekst, “dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si fakt historik dhe u bën thirrje shteteve anëtare t’i ruajnë faktet”.

Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e cilësoi si gjenocid krimin e kryer në Srebrenicë, ku më shumë se 8.000 burra dhe djem u vranë nga Ushtria e Republikës Sërpska.

Deri tani, më shumë se 50 njerëz janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.

Radovan Karaxhiq, presidenti i parë i Republikës Sërpska [1992/1995], entitetit kryesisht serb i cili bashkë me federatën boshnjake dhe atë kroate e përbëjnë Bosnjën, u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera, përfshirë në Srebrenicë.

Komandanti i ushtrisë së Republikës Sërpska në atë kohë, Ratlko Mlladiq, po e vuan një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid po ashtu.

Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e Republika Sërpskas e mohojnë se është kryer gjenocid në Srebrenicë në korrik 1995, duke e cilësuar vetëm si “krim” atë që kishte ndodhur.

You Might Also Like

Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet

Europoli “zbuloi” një rrjet të madh trafikimi antikitetesh – Hetime edhe në Shqiperi

Rusia ka filluar të shesë rezervat e saj të arit për herë të parë për të financuar buxhetin ushtarak të Putinit

Erdogan refuzoi të lejonte një aeroplan rus me 600 pasagjerë të hynte në Stamboll, pasi një trageti turk iu ndalua të hynte në Soçi

Të paktën 190 jetimë ushtarakë rusë vdiqën në luftën me Ukrainën

Kosova Times May 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
EkonomiLajme

Murati: Ka rritje në qarkullimin e bizneseve në vend

Kosova Times Kosova Times October 3, 2025
Oda Ekonomike Amerikane prezanton rekomandimet për rritje ekonomike
Uji radioaktiv ka rrjedhur në termocentralin bërthamor Fukushima-1
Praga mbledh udhëheqës botërorë për diskutime rreth sigurisë globale
Johnson vendosi të angazhohet në lobim për interesat e Ukrainës në Perëndim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?