By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndalohet për 48 orë Igor Popoviq pas fjalimit kundër UÇK-së
July 19, 2025
Afati i fundit i Trumpit shkakton përshkallëzim në Ukrainë, paralajmëron ish-analist i CIA-s
July 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 korrik 2025
July 19, 2025
Amerika konfirmon: Siria dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim, ju bëjmë thirrje të dorëzoni armët
July 19, 2025
Sulm masiv me dron në Odesa: Një person i vrarë, një ndërtesë shumëkatëshe në flakë
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Turqia ndalon tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Turqia ndalon tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

Turqia ndalon tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/03 at 8:22 AM
Kosova Times Published May 3, 2024
Share
SHARE

Turqia ka pezulluar të gjitha importet dhe eksportet me Izraelin për shkak të veprimeve ushtarake në Gazë, duke u zotuar se ky vendim do të jetë në fuqi derisa Qeveria izraelite të lejojë dërgimin e ndihmës humanitare në rajon.

Përmes një deklarate, Ministria turke e Tregtisë tha më 2 maj se “transaksionet e eksporteve dhe importeve në raport me Izraelin janë ndaluar dhe ndalesa përfshin të gjitha produktet”.

Zyrtarët në Turqi do të koordinohen me Autoritetin Palestinez për t’u siguruar që palestinezët të mos preken nga pezullimi i importeve dhe eksporteve, tha Ministria turke e Tregtisë.

Ministria e Tregtisë e përshkroi këtë hap si “fazën e dytë” të masave kundër Izraelit, duke shtuar se ky vendim do të mbetet në fuqi derisa Izraeli “të lejojë dërgimin e papenguar dhe të mjaftueshëm të ndihmës humanitare në Gazë”.

Muajin e kaluar, Turqia – një kritike e ashpër e veprimeve ushtarake të Izraelit – njoftoi për kufizimin e eksportimit të 54 llojeve të produkteve për në Izrael, përfshirë aluminin, çelikun, produktet e ndërtimit dhe plehrat kimike. Izraeli u kundërpërgjigj duke vendosur po ashtu pengesa tregtare.

Gjatë së enjtes, ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, akuzoi Turqinë për bllokimin e importeve izraelite dhe eksporteve nga portet turke.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, “po shkelë marrëveshjet duke bllokuar portet për importet dhe eksportet izraelite”, shkroi ai në X, që më herët njihej si Twitter.

Qeveria e Erdoganit, që pësoi humbje të madhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në mars, po përballet me presion të madh brenda Turqisë për të ndaluar tregtinë me Izraelin. Kritikët e kanë akuzuar Qeverinë për dy standarde, përkatësisht se akuzon rëndë Izraelin, por edhe mban raporte tregtare me të.

Turqia e ka njohur Izraelin më 1949. Nën udhëheqjen e Erdoganit, tensionet janë rritur mes dy shteteve. Udhëheqësi turk ka intensifikuar kritikat e tij ndaj Izraelit pas ofensivës ushtarake në Gazë, duke e akuzuar Izraelin se po kryen krime lufte dhe gjenocid.

Erdogan i ka përshkruar luftëtarët e Hamasit – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – si luftëtarë të lirisë.

Gjatë kësaj jave, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se Turqia ka vendosur që t’i bashkohet rastit ligjor të ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke shtuar se shumë shpejt Ankaraja do të dorëzojë kërkesë formale për t’u përfshirë në rast.

Afrika e Jugut ka ngritur një lëndë në GjND, duke e akuzuar Izraelin se ka shkelur Konventën për Gjenocid me ofensivën e saj ushtarake kundër Hamasit. Izraeli mohon se fushata e tij ushtarake në Gazë përbën shkelje të kësaj konvente.

You Might Also Like

Afati i fundit i Trumpit shkakton përshkallëzim në Ukrainë, paralajmëron ish-analist i CIA-s

Amerika konfirmon: Siria dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim, ju bëjmë thirrje të dorëzoni armët

Sulm masiv me dron në Odesa: Një person i vrarë, një ndërtesë shumëkatëshe në flakë

Axhenda ndërkombëtare

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Kosova Times May 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Interesim i madh për pajisjet efiçiente për ngrohje

Kosova Times Kosova Times October 6, 2024
Joseph: Njohja e Kosovës nga NATO është çelësi i stabilitetit
Bislimi: Vuçiqi le t’ua japë autonominë shqiptarëve në tri komuna në jug, pasi po i lavdëron autonomitë evropiane
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësit e Khanit përplasen me policinë
Makineria e Luftës Ruse Nën Sulm: Goditen Uzinat e Armëve dhe Bazat Ajrore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?