By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 nëntor 2025
November 25, 2025
Shqiptarët grupi më i madh i sipërmarrësve të huaj në Greqi
November 24, 2025
Reuters: Arabia Saudite lehtëson kufizimet e alkoolit
November 24, 2025
Aleksandropolis: Zbarkim turk për blerje
November 24, 2025
Basha: 28 Nëntori na mban bashkë dhe na kujton sakrificat shekullore
November 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria e Shkodrës: Nëna me 3 fëmijët dyshohet se u vetëmbytën, gjendet trupi i dytë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Prokuroria e Shkodrës: Nëna me 3 fëmijët dyshohet se u vetëmbytën, gjendet trupi i dytë
Ballina 2Rajon / Botë

Prokuroria e Shkodrës: Nëna me 3 fëmijët dyshohet se u vetëmbytën, gjendet trupi i dytë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/06 at 7:20 PM
Kosova Times Published May 6, 2024
Share
SHARE

Zhytësit në Shqipëri gjetën pasditen e së hënës trupin e vajzës 8-vjeçare të Alma Arrazit, e cila dyshohet se u vetëmbyt bashkë me tre fëmijët e saj të mitur në lumin Buna në Shkodër.

Mbrëmjen e së shtunës u gjet trupi i motrës së saj 9-vjeçare, ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen e gruas 39 vjeçe dhe të djalit të saj 3 vjeç.

Në operacionin e kërkimit u përfshinë edhe forca të ushtrisë shqiptare, ndërsa, me kërkesë të autoriteteve, kërkime po bëhen edhe në pjesën e Malit të Zi.

Alma u largua nga banesa në Shkodër bashkë me tre fëmijët e saj më datën 2 maj, ndërsa policia u vu në kërkim të tyre pas kallëzimit të bërë një ditë më pas nga bashkëshorti dhe babai i fëmijëve, 31-vjeçari Ergys Arrazi.

Prokuroria e Shkodrës njoftoi se ka nisur tashmë procedim penal për Arrazin, për kryerjen e veprës penale “shkaktim i vetëvrasjes si pasojë e dhunës së ushtruar”.

“Deri në këtë fazë të hetimit janë krijuar dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se shtetasi E.A., si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij – shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore – duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e 39-vjeçares, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet të jetë hedhur në lumë bashkë me tre fëmijët e mitur”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shkodrës.

Ndryshe nga policia, e cila në njoftimin e parë për mediat pas ngjarjes së rëndë foli për dhunë fizike të ushtruar ndaj gruas dhe fëmijëve, Prokuroria tha se i dyshuari ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ishte të hënën në Shkodër për të ndjekur operacionin e kërkimit.

Ai u bëri thirrje vajzave dhe grave që të denoncojnë dhunën.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, gjatë vitit 2023 u regjistruan 4.798 raste të dhunës në familje, me 2.030 autorë të identifikuar nga policia.

Mbi 700 prej tyre u arrestuan dhe dënuan nga drejtësia, ndërsa pjesa më e madhe u gjykuan në gjendje të lirë.

Në Shkodër, 6 maji njihet si Dita e Luleve dhe shumë qytetarë hodhën lule në ujërat e lumit Buna, në nderim të Almës dhe tre fëmijëve të saj të mitur që dyshohet se u vetëmbytën.

You Might Also Like

Reuters: Arabia Saudite lehtëson kufizimet e alkoolit

Aleksandropolis: Zbarkim turk për blerje

Zemërim në ishullin francez Oleron ndërsa ambasadori rus viziton për të vendosur lule në varret e luftëtarëve të Luftës së Dytë Botërore

Tsipras në kujtimet e tij: Edhe kolegët e tij nuk e duruan dot Varoufakisin

Plani i Trumpit është ndryshuar në mënyrë drastike. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar

Kosova Times May 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vizita e zëvendëspresidentes së Tajvanit në Çeki zemëron Kinën

Kosova Times Kosova Times March 19, 2024
Bildt: Gjërat do të nxehen kur Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE
Thaçi: Jemi në pritje të rezultateve për mandarinat
Edhe BE-ja e zhgënjyer që qeveria e Kosovës nuk përfilli këshillat për targat e makinave
Ky është plazhi në Greqi ku vdiq një vajzë: Çfarë nuk duhet të bëni në det kur ka rrufe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?