By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
May 19, 2025
Axenda Ndërkombëtare
May 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 maj
May 19, 2025
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
May 19, 2025
Parashikimi i motit për këtë javë
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjurmët që la në TikTok “gruaja” e ushtarit amerikan të arrestuar në Rusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjurmët që la në TikTok “gruaja” e ushtarit amerikan të arrestuar në Rusi
Ballina 2Rajon / Botë

Gjurmët që la në TikTok “gruaja” e ushtarit amerikan të arrestuar në Rusi

Kosova Times
Last updated: 2024/05/08 at 1:43 PM
Kosova Times Published May 8, 2024
Share
SHARE

Disa pamje se si dukej jeta e një ushtari amerikan, të arrestuar në Rusi nën akuzat për vjedhje, u shfaqën në shumë video në aplikacionin TikTok nga një grua ruse, e cila e identifikoi ushtarakun amerikan si “burrë” të vetin.

Një zëdhënëse e një gjykate në qytetin rus, Vladivostok, tha më 7 maj se rreshteri amerikan, Gordon Black, u arrestua pesë ditë më parë nën akuzat për “vjedhje, e cila i shkaktoi dëme të mëdha një qytetareje”.

Më vonë, arrestimi i Blackut u konfirmua edhe nga ushtria amerikane.

Associated Press, ndërkohë, i citoi disa zyrtarë të paidentifikuar amerikanë duke thënë se Black akuzohet se e kishte plaçkitur të dashurën e vet të kamotshme, me të cilën kishte qenë në lidhje gjatë shërbimit në ushtrinë amerikane në Korenë e Jugut.

Radio Evropa e Lirë e gjeti një llogari në TikTok të partneres romantike të Blackut, Aleksandra Vashchuk nga Vladivostoku, e cila postoi video të shumta gjatë kohës së çiftit në Korenë e Jugut, përfshirë së paku një video ku Black shihet në uniformën e ushtrisë amerikane.

Në mesin e qindra videove të postuara në TikTok, 31-vjeçarja i referohet Blackut si “burri im” në disa prej tyre.

Shumica e videove të çiftit së bashku në vitet 2022 dhe 2023, duket se janë xhiruar në Korenë e Jugut, ku Vashchuk thotë në TikTok se kishte jetuar për më shumë se pesë vjet.

Black ishte vendosur në Korenë e Jugut dhe pritej të kthehej në Teksas, por zgjodhi të udhëtonte në Rusi, sipas zyrtarëve amerikanë.

Arrestimi i tij është më i fundit në një sërë arrestimesh të qytetarëve amerikanë në Rusi, të cilat cilësohen si tentim i Kremlinit për të grumbulluar shtetas amerikanë për t’i përdorur më vonë për shkëmbim me të burgosur rusë në Perëndim.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe gazetarja e REL-it, Alsu Kurmasheva, si dhe gazetari i The Wall Street Journal, Evan Gershkovich, të cilët Rusia i arrestoi për akuza, të cilat ata dhe punëdhënësit e tyre i hedhin poshtë si të nxitura politikisht.

REL-i nuk ka mundur të konfirmojë nëse Vashchuk është gruaja të cilën Black akuzohet se e ka plaçkitur. Thirrjet e REL-it në një numër telefonik të lidhur me Vashchuk nuk morën përgjigje më 7 maj.

Në njërën prej videove të publikuara në llogarinë e Vashchukut në TikTok, të cilën ajo e mbylli për publik më 7 maj, Black shihet në uniformën e ushtrisë amerikane dhe emri i tij shihet qartazi në të.

Në një video, Vashchuk i kërkon Blackut t’i komentojë marrëdhëniet SHBA-Rusi për ndjekësit e saj. Ai u bën jehonë disa fjalive të përdorura shpesh nga Kremlini për ta arsyetuar pushtimin e Ukrainës nga Moska më 2022, duke e quajtur NATO-n “goxha agresive”.

“Unë e kuptoj qëndrimin e Rusisë, natyrisht. Ata duan ta mbrojnë vendin e vet”, thotë Black në një video, para se Vashchuk të ndërhyjë dhe të thotë se ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është “më i mirë” se presidenti i tanishëm amerikan, Joe Biden.

Në një video më gazmore, Vashchuk dhe Black shihen duke u argëtuar së bashku në kafene dhe duke biseduar për filmat rusë “Brother” dhe “Brother 2”. Black thotë se e kishte zënë gjumi duke e shikuar filmin e parë, në të cilin rolin kryesor e luan ylli i ndjerë i filmit rus, Sergei Bodrov.

Blacku i thotë dhjetëra fjali ruse në disa video, përfshirë shprehjen ruse “shporru”, pasi nxitet nga Vashchuku.

Në një video, Vashchuku xhiron pranë kampit Humphreys, të njësitit të ushtrisë amerikane, rreth 60 kilometra në jug të Seulit.

CBS News e citoi nënën e Blackut, Melody Jones, duke thënë se djali i saj kishte udhëtuar në Rusi për ta vizituar të dashurën e vet.

“Ju lutem, mos e torturoni [apo] lëndoni atë”, tha Jones kur u pyet nëse kishte ndonjë mesazh për Rusinë.

Zyrtarë të paidentifikuar amerikanë janë cituar nga Associated Press duke thënë se Black dhe e dashura e tij ruse duket se kanë pasur një mosmarrëveshje vitin e kaluar, pas së cilës ajo u rikthye në Rusi nga Koreja e Jugut.

Associated Press i citoi zyrtarët, gjithashtu, duke thënë se Black nuk e kishte njoftuar njësitin e tij se ai po udhëtonte në Rusi, derisa ishte në pushim në ShBA dhe se ai nuk kishte marrë autorizim për të udhëtuar në Rusi.

Një fotografi e Blackut dhe Vashchukut që qarkulloi në mediat shtetërore ruse është një selfie që ushtari amerikan e kishte bërë me të si çift ulur në një restorant.

Në pranverën e vitit 2023, Vashchuk e postoi fotografinë e njëjtë në llogarinë e vet në Facebook, të cilën ajo e mbylli për publikun më 7 maj, por kishte edituar duke e larguar Blackun nga fotografia.

You Might Also Like

Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite

Axenda Ndërkombëtare

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

Kosova Times May 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A po e shmang Vuçiq propozimin franko-gjerman duke shpallur zgjedhjet dhe si do të reagojë Perëndimi ndaj kësaj?

Kosova Times Kosova Times February 7, 2023
Senati amerikan prezantoi një projektligj që njeh Rusinë si sponsor të terrorizmit
Ushtria ruse po nxjerr tonelata plaçkë nga Ukraina. A është e mundur që makinat larëse të vjedhura të konsiderohen “trofe”?
Fitorja e Trumpit shtyn Iranin dhe Arabinë Saudite të afrohen
Marquinhos: Bëmë lojë shumë të hapur, Barça na ndëshkoi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?