By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Skandal në Poloni, politikani sulmon gazetarin para kamerave televizive: ‘Mos më prekni!’
December 11, 2025
Sallahu takon ambasadorin e Turqisë, flasin për bashkëpunim në drejtësi
December 11, 2025
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut
December 11, 2025
Kamioni godet për vdekje këmbësoren në Prizren
December 11, 2025
Kishte urdhërarrest ndërkombëtar, ekstradohet nga Gjermania në Kosovë
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkup, KShZ miraton ankesat; mund të ketë rivotim dhe ndryshim numrash të ligjvënësve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shkup, KShZ miraton ankesat; mund të ketë rivotim dhe ndryshim numrash të ligjvënësve
Ballina 2Rajon / Botë

Shkup, KShZ miraton ankesat; mund të ketë rivotim dhe ndryshim numrash të ligjvënësve

Kosova Times
Last updated: 2024/05/14 at 8:42 PM
Kosova Times Published May 14, 2024
Share
SHARE

Vendimi i fundit i Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ) për miratimin e ankesave të koalicionit “Vlen”, të partive VMRO-DPMNE, LSDM dhe “E Majta” ka gjasa të mëdha ta përmbysë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, duke i hequr të paktën një deri në dy deputetë koalicionit Fronti Evropian të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Votimi do të përsëritet në shtatë qendra në njësitë zgjedhore 5 dhe 6. Njësia e gjashtë zgjedhore përfshin rajonin e Pollogut. Koalicioni “Vlen” është ankuar për parregullsi në një fshat të Tetovës, edhe pse në kutitë e votimit ka pasur më tepër vota se sa Fronti Evropian.

Nga Fronti Evropian thonë se KShZ në bashkëpunim me “Vlen” dhe partitë maqedonase po manipulojnë procesin dhe “po bëjnë inxhinieringun e votave”, siç shprehen përfaqësuesit e këtij koalicioni. KSHZ miratoi ankesën e VMRO-së dhe koalicionit të tij për parregullsi në njësinë e pestë zgjedhore, përkatësisht në Krushevë, Ohër, Strugë dhe në fshatin Dollnen.

Atje, po ashtu ekziston mundësia që një deputet t’i hiqet BDI-së dhe koalicionit të tij dhe t’i jepet Lidhjes Social Demokrate, në rast se rivotimi del në favor të partive kundërshtare të Frontit Evropian. Në këtë njësi zgjedhore BDI-ja me 109 vota më teper se LSDM-ja arriti të sigurojë katër deputetë, ndërsa kjo e fundit tre.

Por, së pari duhet të vendosë Gjykata Administrative lidhur me ankesat e subjekteve politike. Partitë kanë afat prej 24 orësh t’i drejtohen kësaj gjykate, ndërsa ajo duhet të marrë vendim 48 orë pas vendimit të KSHZ-së. Pas këtij vendimi, KShZ do të dalë me rezultatin përfundimtar.

Ankesat kishin të bëjnë me mospërputhjen e numrit të votuesve të regjistruar në regjistrin zgjedhor dhe numrin e fletëve të votimit në kutitë e votimit; procesverbalet e plotësuara në mënyrë jo të duhur, mospërputhje e numrave nga procesverbalet me aparatin e identifikimit biometrik.

Fronti Evropian doli si subjekti i dytë më i madh pas VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare të 8 majit me 19 ligjvënës në parlamentin prej 120 vendesh. VMRO-ja 58, LSDM 18; një rezultat aq i dobët, sa nuk i ka ndodhur kësaj partie që nga pavarësia e vendit. Koalicioni Vlen mori 13 ligjvënës, “E Majta” 6, aq sa edhe partia “Znam”.

VMRO-ja dhe Vlen po zhvillojnë bisedime lidhur me qeverinë e ardhshme. Ato kanë së bashku 71 ligjvënës, ndërsa mjaftojnë 61 për miratimin e kabinetit qeveritar. Ndërkohë, fitorja e thellë e nacionalistëve maqedonas shikohet me shqetësim nga opinioni publik dhe një pjesë e analistëve për shkak të qëndrimeve të drejtuesve të kësaj partie kundrejt ndryshimeve kushtetuese të cilat paraqesin kusht për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

You Might Also Like

VIDEO Skandal në Poloni, politikani sulmon gazetarin para kamerave televizive: ‘Mos më prekni!’

Qeveria bullgare jep dorëheqje pa pritur votimin e mosbesimit

Demonstrata masive në të gjithë Bullgarinë: Më shumë se 150,000 njerëz në rrugë përpara miratimit të euros

Një familje amerikane padit OpenAI. “ChatGPT e inkurajoi djalin të vriste nënën”

“Herën e fundit që e pashë mamin tim”: 11-vjeçari ukrainas që u zhvendos në Strasburg – Përkthyesi shpërtheu në lot

Kosova Times May 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti udhëton për në Forumin Ekonomik në Davos, Kosova marrëveshje me EFTA

Kosova Times Kosova Times January 21, 2025
Vuçiq bisedon me Macronin për situatën në Kosovë
Ushtria izraelite njoftoi eliminimin e kreut të forcave ajrore të Hamasit, i cili udhëhoqi sulmin në vend
I shpallur në kërkim nga Interpol, i riu kosovar arrestohet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku tubim përkrahës në Gjermani për kandidatin e CDU-së, David McAllister
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?