By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
May 19, 2025
Axenda Ndërkombëtare
May 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 maj
May 19, 2025
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
May 19, 2025
Parashikimi i motit për këtë javë
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokurori i GjNP-së kërkon fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Prokurori i GjNP-së kërkon fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit
Ballina 2Rajon / Botë

Prokurori i GjNP-së kërkon fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/20 at 4:16 PM
Kosova Times Published May 20, 2024
Share
SHARE

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GjNP) ka thënë se hënën se ka kërkuar lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe për liderët kryesorë të Hamasit – grupit radikal të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Karim Khan tha se beson se Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe tre liderë të Hamasit – Yehia Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh – janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael, së paku nga 7 tetori 2023.

Prokurori duhet të kërkojë lëshimin e fletarrestimeve nga një panel prej tre gjyqtarësh, të cilëve mund t’iu duhen deri në dy muaj kohë për t’i shqyrtuar provat dhe për të vendosur nëse mund të procedohet.

Zëdhënësi i GjNP-së, Fadi Al-Abdallah, i tha Radios Evropa e Lirë se gjykatësit do të “marrin vendimin e tyre brenda afateve”, por nuk specifikoi ndonjë datë.

Izraeli nuk është anëtar i kësaj gjykate dhe, edhe nëse lëshohen fletarrestimet, Netanyahu dhe Gallant nuk përballen me rrezik të menjëhershëm për ndjekje penale.

Por, njoftimi i Khanit e thellon izolimin e Izraelit, i cili po e vazhdon luftën në Gazë, ndërsa rreziku për t’u arrestuar mund ta bëjë shumë të vështirë për liderët izraelitë të udhëtojnë jashtë vendit.

Ndërkohë, Sinwar dhe Dief besohet se janë duke u fshehur në Gazë. Por, Haniyeh, lideri suprem i grupit radikal Hamas, është me bazë në Katar dhe shpesh udhëton nëpër rajon.

Benny Gantz, nga kabineti i luftës i Izraelit, e ka kritikuar ashpër njoftimin e Khanit, duke thënë se Izraeli lufton “me njërin prej kodeve më të rrepta” të moralit dhe ka një gjyqësor të fuqishëm që është në gjendje të kryejë hetime vetë.

“Shteti i Izraelit po kryen njërën prej luftërave më të drejta në historinë moderne… vendimi i prokurorit për të kërkuar fletarrestime është krim më vete i përmasave historike, që do të mbahet mend nga gjenerata të ndryshme”, tha ai.

Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Lufta izraelite i ka vrarë më shumë se 35.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve të Hamasit.

Por, lufta izraelite ka shkaktuar edhe krizë humanitare në Gazë, duke bërë që rreth 80 për qind e popullsisë të zhvendoset dhe qindra mijëra njerëz të vuajnë nga uria, sipas zyrtarëve të OKB-së.

Duke folur për veprimet e Izraelit, Khan tha në një komunikatë se “ndikimet e përdorimit të urisë si mjet lufte, së bashku me sulmet e tjera dhe ndëshkimin kolektiv kundër popullsisë civile në Gazë, janë akute, të dukshme dhe shumë mirë të ditura… Ato përfshijnë kequshqyerjen, dehidrimin, vuajtjen e skajshme dhe numrin e madh të vdekjeve në mesin e popullsisë palestineze, përfshirë vdekjen e foshnjave, fëmijëve të tjerë dhe grave”.

Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e ndihmës e kanë akuzuar Izraelin vazhdimisht se po pengon e shpërndarjen e ndihmave gjatë luftës. Izraeli e mohon këtë, duke thënë se nuk ka kufizime ndaj futjes së ndihmave në Gazë dhe e akuzon OKB-në se po dështon t’i shpërndajë ato.

Në lidhje me veprimet e Hamasit më 7 tetor, Khan tha se i ka parë vetë “skenat shkatërruese të atyre sulmeve dhe ndikimin e thellë të krimeve të pandërgjegjshme.”

“Duke folur me të mbijetuarit, dëgjova se si dashuria brenda familjes, lidhjet më të ngushta mes një prindi dhe fëmije, ishin shtrembëruar për të shkaktuar dhimbje përmes mizorisë së kalkuluar dhe ligësisë ekstreme. Këto veprime kërkojnë përgjegjësi”, tha ai.

Pas një periudhe të shkurtër të mbështetjes ndërkombëtare për luftën tij, Izraeli është përballur me kritika për shkak të mënyrës se si e ka vazhduar luftën dhe për shkak të numrit të madh të të vrarëve.

Izraeli përballet gjithashtu me një rast të sjellë nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku e akuzon Izraelin për gjenocid. Izraeli i ka mohuar akuzat.

Kërkesa e Khanit për fletarrestime në luftën Izrael-Gazë u bë 14 muaj pasi GjNP-ja lëshoi fletarrestim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për krime lufte, të cilin e akuzon se është personalisht përgjegjës për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina.

You Might Also Like

Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite

Axenda Ndërkombëtare

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

Kosova Times May 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Krasniqi: Dorëheqja e kryetarëve shqiptarë, kërkesë e Beogradit

Kosova Times Kosova Times September 13, 2023
Pjesëmarrësit në “Marshin e Paqes” nisen drejt Srebrenicës
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të konsiderueshme përpara
Pranga te dyshimtit pas denoncimit te mitures per dhunim
Murphy: Atmosfera politike në Bosnjë e keqe, Dodik përgjegjës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?