By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani përballet me vështirësi për ta gjetur zëvendësuesin e Raisit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Irani përballet me vështirësi për ta gjetur zëvendësuesin e Raisit
Ballina 2Rajon / Botë

Irani përballet me vështirësi për ta gjetur zëvendësuesin e Raisit

Kosova Times
Last updated: 2024/05/21 at 8:36 AM
Kosova Times Published May 21, 2024
Share
SHARE
Vdekja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, ka bërë që Republika Islamike të hasë në vështirësi të mëdha për ta gjetur një zëvendësues të tij menjëherë. Vdekja e tij ka shkaktuar po ashtu implikime afatgjate për udhëheqjen klerikale.Mohammad Mokhber, i cili shërbeu si zëvendëspresident i Raisit, e ka marrë tashmë detyrën e presidentit të përkohshëm.Koha e tij si president do të jetë e shkurtër, dhe autoritetet kanë caktuar 22 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale.Mokhber, së bashku me kryetarin e Parlamentit, Mohammad Baqer Qalibaf, dhe kryetari i Gjyqësorit, Gholamhossein Mohseni-Ejei, duhet t’i organizojnë zgjedhjet e reja.Raisi vdiq në vend së bashku me nëntë persona të tjerë, përfshirë ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në veriperëndim të Iranit më 19 maj.Raisi, ish-kryetar i Gjyqësorit që u emërua në zgjedhjet kontroverse të vitit 2021, shihej si pasues i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.Duke folur para kombit më 19 maj para se të konfirmohej vdekja e Raisit, Khamenei tha se “populli iranian nuk duhet të shqetësohet, nuk do të ketë pengesa në punën e vendit”.Por, vdekja e ultrakonservativit Raisi përbën sfidë për politikanët e linjës së ashpër të Republikës Islamike, të cilët e përforcuan pushtetin pas zgjedhjeve parlamentare të pranverës.Ali Afshari, ish-lider i studentëve me bazë në ShBA, i cili ishte burgosur në Iran për veprimtarinë e tij, tha për Radion Frada të Radios Evropa e Lirë se “mund të mos jetë e lehtë te gjendet një lider si Raisi, i cili i bindej plotësisht Khameneit dhe sistemit”.Procesi zakonisht i gjatë për caktimin e kandidatëve të përshtatshëm për president, të cilët i nënshtrohen hetimit dhe aprovimit nga Këshilli i fuqishëm i Gardës, do të shkurtohet tani në një afat kohor prej më pak se dy muajsh.Raisi përfitoi nga diskualifikimi i madh i kandidatëve reformistë dhe të moderuar kur i fitoi zgjedhjet presidenciale më 2021.Si një kandidat i zgjedhur me kujdes, i cili nuk do të përbënte kërcënim për Khamenein, ai i fitoi më shumë se 72 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale, në të cilat dalja ishte më e ulëta prej se u themelua Republika Islamike më 1979.Ekziston një precedent për tranzicion të shpejtë presidencial në Iran.Presidenti i dytë i Republikës Islamike, Mohammad-Ali Rajai, shërbeu më pak se dy javë, para se të vritej më 1981. Ai ishte zëvendësuar pas rreth një muaji nga Khamenei, i cili i fitoi më shumë se 95 për qind të votave në zgjedhjet në të cilat u mbështet nga të gjithë tre kandidatët e tjerë.Sanam Vakil, drejtoreshë e programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Chatham House në Londër, tha në një intervistë se pret proces të përshpejtuar këtë herë.“Udhëheqësit duan të tregojnë përkushtim ndaj Kushtetutës, por edhe praktikë të zakonshme”, tha Vakil.“Lehtësimi i mbajtjes së zgjedhjeve të shpejta dhe të përgjegjshme do të jetë i rëndësishëm, së paku për zonat e jashtme elektorale dhe për të treguar stabilitet”, theksoi ajo.Vakil radhiti kandidatët e kaluar presidencialë, të cilët janë hetuar tashmë nga Këshilli i Gardës, në mesin e pasardhësve të mundshëm të Raisit, përfshirë kryetarin e Parlamentit, Qalibaf.Vakil nënvizoi gjithashtu se Khamenei mund ta shfrytëzojë rastin për ta “rehabilituar” ish-kryetarin e “margjinalizuar” të Parlamentit, Ali Larijani, i cili e kishte të ndaluar të garonte kundër Raisit më 2021, por “ ka qenë mbështetës besnik i sistemit”.Disa vëzhgues kanë sugjeruar se kjo mund të jetë një mundësi për ndreqjen e marrëdhënieve me anëtarët e kampit të ish-presidentit të moderuar, Hassan Rohani, thotë Vakil, edhe pse ajo nuk e sheh Rohanin si kandidat të mundshëm për president.Më 2021, Raisi i mposhti Mohsen Rezaee, një oficer i lartë i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, si dhe Abdolnaser Hemmati, një bankier i cili ishte kandidati i vetëm i moderuar në garë.“Se kë do ta zgjedhë, apo lejojë sistemi të garojë, do të tregojë vërtet prioritetet dhe drejtimin e kësaj udhëheqjen politike”, tha Vakil.Në anën tjetër, nëse përzgjidhet një kandidat i vijës së ashpër nga radhët e udhëheqësisë klerikale, do të tregonte se “prioritetet janë uniteti, konsolidimi konservator dhe të qenët i sigurt që tranzicioni…vazhdon të jetë prioritet”.Zgjedhja e presidentit këtë vit do të sjellë ndryshime gjithashtu edhe në afatin kohor të zgjedhjeve, pasi presidenti i ardhshëm do të ketë mandat të plotë katërvjeçar. Kjo nënkupton se zgjedhjet presidenciale në të ardhmen do të mbahen në vitin e njëjtë me zgjedhjet parlamentare.Vdekja e Raisit lë boshllëk të madh në përpjekjet e Iranit për ta zgjedhur liderin e ardhshëm suprem gjithashtu. Lideri suprem i merr të gjitha vendimet vendimtare për politikat e brendshme dhe të jashtme të Iranit.Udhëheqësia klerikale e Iranit, theksoi Afshari, e gjen veten tani “në një situatë të pakëndshme” për gjetjen e një pasardhësi të përshtatshëm për 85-vjeçarin Khamenei, i cili raportohet se ka vuajtur nga telashe shëndetësore në vitet e fundit.Afshari thotë se ka pak opsione në dispozicion tani, por se ish-kundërshtarët e Raisit do të përfitojnë me gjasë. Ai e përmendi të birin e Khameneit, klerikun e rëndësishëm Mojtaba Khamenei, si kandidat të fuqishëm për ta zëvendësuar babanë.

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Kosova Times May 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ansambli `Shota` prezantohet në Spanjë

Kosova Times Kosova Times September 1, 2024
Theren me thikë tre persona në Podujevë, arrestohet një i dyshuar
Paris: Grabitje në Muzeun e Luvrit
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të ndërtojnë së bashku një tunel hekurudhor
Vritet bija e miliarderit ne qender tregtare: Para gjakderdhjes bleu nje fustan nuseje, detaje te tmerrshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?