By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini festoi Krishtlindjet i rrethuar nga oficerë të GRU-së
January 7, 2026
WSJ: Rusia dërgoi një nëndetëse për të shoqëruar një cisternë nafte
January 7, 2026
SHBA-të po kërkojnë që Venezuela të dëbojë këshilltarët nga Rusia, Kina dhe Kuba
January 7, 2026
Policia britanike u tha gabimisht prindërve se djali i tyre adoleshent kishte vdekur
January 7, 2026
Turbullirat në Ibër-Lepenc, ITU Shkabaj jashtë funksionit, disa zona pa ujë
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 25 vjet nga rënia heroike e Valiant Ferizit dhe 14 bashkëluftëtarëve të Batalionit Gardist
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > 25 vjet nga rënia heroike e Valiant Ferizit dhe 14 bashkëluftëtarëve të Batalionit Gardist
Opinion

25 vjet nga rënia heroike e Valiant Ferizit dhe 14 bashkëluftëtarëve të Batalionit Gardist

Kosova Times
Last updated: 2024/05/24 at 10:17 AM
Kosova Times Published May 24, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Endrit A. BINAKAJ

Vali na la dëshmi të gjallë ditarin e tij me ndodhi lufte, skena autentike, sakrificë e vetëmohim, jetë e dhënë për liri.

Valiant Ferizi, student i dalluar në Universitetin e Prishtinës, dega Gjuhë dhe letërsi gjermane, po përgatiste profilin e intelektualit të ardhshëm, sepse ëndrrat rinore janë projeksion për secilin qenie njerëzore, por ëndrrën për jetën, për planet e saj Valianti e kishte flijuar për idealin e lirisë së Kosovës. Ai po largohej nga shkallët e universitetit për t’iu bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në frontet e saja në Dukagjin, për të mbetur përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme. Megjithatë, studenti edhe në frontet e luftës nuk e kishte harruar lapsin, armën më të fortë të tij, duke pasqyruar çdo moment të betejave që ishin zhvilluar gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Gjersa lexoja shkrimet në origjinal të ushtarit të lirisë, mendoja më vete, shikoja fotografinë e tij, të buzëqeshur, zhvendosesha shpeshherë në pozicionin e tij, ishin të pashpjegueshme ndjenjat që më kaplonin, ndjenja dhimbjeje, krenarie, sakrifice dhe vetëmohimi. Të gjitha këto, me admirim të pashoq, i thonë për dëshmorin e kombit edhe shokët e studimeve dhe të luftës, madje edhe njerëz që e kishin takuar kalimthi. Vetitë e personalitetit të Valiantit, pashmangshëm ishin të brumosura nga familja Ferizi, babai Njazi Ferizi, profesor i respektuar dhe xhaxhai Shaqë Avdi Ferizi, ikona e këngëve patriotike, ishin frymëzim dhe pasqyrë e karakterit të pathyeshëm të heroit të kombit, Valiant Ferizit.

Valiant Ferizi, la gjurmë të thella dhe shumë të prekshme si testament për kohën, ditarin e tij që më aq fanatizëm e ruajti në kushte të vështira në betejat e Dukagjinit. Madje, sikur e parandiente vdekjen e vet, pak ditë para së të binte dëshmor në fushën e nderit, më 24 maj 1999, e kishte lënë në Shtabin e UÇK-së, si amanet për ne të gjallët e përkohshëm, sepse liria e Kosovës kishte çmimin e shtrenjtë dhe i vinte erë gjaku të njomë. Dëshmori Valiant Ferizi flet me secilin nga ne, sikur na bën thirrje: “Unë jam atje lart, triumfues dhe i gëzuar se era e lirisë ka pushtuar çdo skaj të mëmëdheut”.

LAVDI DËSHMORIT TË KOMBIT VALIANT (NJAZI) FERIZI!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times May 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Haradinaj: Kosova të procedojë me Asociacionin në këmbim të garancive për anëtarësim të përshpejtuar në NATO

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
UEFA shpërblen me 1 milion euro për çdo fitore, 8 milionë euro për fituesin
Kina e interesuar te ndërtoje kanalin Moravë-Vardar
Heq dorë nga pjesëmarrja në proces një viktimë në Speciale
Në Bjellorusi po çmontohen tre kampe stërvitore për të mobilizuarit nga Rusia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?