By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AGK: Kuvendi të përmirësojë Projektligjin për KPM-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AGK: Kuvendi të përmirësojë Projektligjin për KPM-në
Ballina 1Lajme

AGK: Kuvendi të përmirësojë Projektligjin për KPM-në

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 3:44 PM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj Komisionit për Medie të Kuvendit të Kosovës lidhur me Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Medie (KPM), duke iu referuar opinionit ligjor, për këtë çështje, të Këshillit të Evropës.

Përmes një njoftimi për medie, AGK ka bërë të ditur opinionin ligjor për KPM-në të Këshilli i Evropës, duke konfirmuar disa aspekte të projektligjit, të cilat sipas KiE-së, nuk janë në përputhje me standardet më të mira evropiane.

Aspektet kryesore të kritikuara nga Këshilli i Evropës, sikundër vë në dukje AGK, janë: ndryshimi i projektligjit për KPM-në pa koncept-dokument në kundërshtim me rregulloren e qeverisë, mënyrën e definimit dhe rregullimit të mediave ‘online’, ndryshimet rrënjësore në përbërjen, emërimin, mandatin dhe shkarkimin e anëtarëve të KPM-së, largimin e kufizimit ligjor që në të kaluarën ia pamundësonte partive politike dhe bashkësive fetare hapjen e televizioneve dhe radiove dhe mungesën e transparencës gjatë nismës legjislative.

“Ne shprehim keqardhjen tonë për qortimin që i është bërë shtetit të Kosovës nga ana e Këshillit të Evropës, institucion ky në të cilin Kosova synon të anëtarësohet. Qortimi është rezultat i tendencës së qeverisë dhe shumicës parlamentare për të kontrolluar mediat dhe rregullatorin e mediave (KPM) përmes këtij projektligji dhe refuzimit të qëllimshëm të Zyrës së Kryeministrit për të përfshirë industrinë e medies dhe shoqërinë civile në fazat e hershme të nismës legjislative”, thuhet në njoftim.

Tutje, AGK përmend mediat në vendet fqinje, ku si praktikë e mirë përmendet Grupi Punues në Mal të Zi, i përbërë nga 25 përfaqësues të cilët kishin punuar në ndryshimet e ligjeve për media për 2 vjet, duke zhvilluar më shumë se 25 takime.

“Mirëpo, meqenëse është vonë për të krijuar një grup punues, opinioni ligjor rekomandon që definicioni i shërbimeve audio-vizuele të kthehet siç kanë qenë fillimisht me draft-ligjin e parë, pa mediat ‘online’ që publikojnë video, dhe ndryshimi i këtij aspekti të bëhet në një fazë më të vonshme”, nënvizon AGK.

Duke ia rikujtuar Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës shkakun e rënies në indeksin e Reporterëve Pa Kufij, si dhe duke përshëndetur gatishmërinë për bashkëpunim të Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së që të ofrojë ekspertizë ndërkombëtare, AGK shpreson në vullnetin politik për përmirësimin e projektligjit deri në atë masë sa të jetë plotësisht në përputhje me standardet me të mira evropiane. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Nxënësit në Mal të Zi me më pak “pesa” e më shumë “njësha”

Kosova Times Kosova Times June 9, 2024
NATO: Rast historik për paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë
“Më shërohet zemra kur i shoh në ëndërr” – Rrëfimi i familjarit të të vrarëve në masakrën e Reçakut
Horoskopi ditor për 21 shkurt
Britania e Madhe dëbon atasheun ushtarak rus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?