By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stoltenberg: Sulmi i Rusisë në Ukrainë, në shkelje të ligjit ndërkombëtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Stoltenberg: Sulmi i Rusisë në Ukrainë, në shkelje të ligjit ndërkombëtar
Ballina 2Rajon / Botë

Stoltenberg: Sulmi i Rusisë në Ukrainë, në shkelje të ligjit ndërkombëtar

Kosova Times
Last updated: 2024/05/27 at 5:00 PM
Kosova Times Published May 27, 2024
Share
SHARE

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Rusia shkeli ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën dhe se Kievi ka të drejtën të vetëmbrohet dhe vendet e NATO-s kanë të drejtën ta ndihmojnë atë.

Stoltenberg foli gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Bullgarisë, ku po mbahet sesioni i pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Sulmi i Rusisë në Ukrainë është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar. Sipas ligjit ndërkombëtar, Ukraina ka të drejtën të mbrohet. Vetëmbrojtja është e sanksionuar në Kartën e OKB-së, vetëmbrojtja sanksionohet në ligjin ndërkombëtar. Pra, Ukraina ka të drejtën të mbrohet nga sulmi rus. Ne kemi të drejtën si vende aleate në NATO që ta ndihmojmë Ukrainën të ushtrojë të drejtën për vetëmbrojtje”, tha Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s gjithashtu tha se qeveritë e vendeve të NATO-s duhet të rishikojnë kufizimet që i kanë vendosur Ukrainës për përdorimin e armatimeve që i dërgojnë.

“Disa nga aleatët i kanë hequr kufizimet, të tjerët jo. Mesazhi im është se mendoj që duhet t’i rishqyrtojmë këto kufizime, pasi duke patur kufizime të tepruara po ua lidhim njërën dorë forcave ukrainase. Kufizimet ulin kapacitetet që të mbrohen. Sërish, këto janë vendime të vendeve anëtare dhe jo të NATO-s dhe ka kufizime të ndryshme për lloje të ndryshme armësh. Nuk them se nuk duhet të ketë fare kufizime në të ardhmen, por them se duhet t’i rishqyrtojmë kufizimet në veçanti duke patur parasysh luftimet që po bëhen tani në rajonin Kharkiv, ku rusët mbrohen duke qëndruar pas vijës së kufirit që është pothuajse i njëjti me vijën e frontit”, tha Stoltenberg.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjendet ndërkaq në një vizitë në Spanjë. Ky vend do të angazhohet nëpërmjet një marrëveshje dypalëshe sigurie që ta furnizojë Ukrainën me armatime me vlerë 1.23 miliardë dollarë.

Zelensky u bëri thirrje më herët vendeve partnere që dënimi ndërkombëtar i sulmeve vdekjeprurëse të Rusisë në Kharkiv të sjellë edhe pasojat e duhura për forcat ruse.

“Është e rëndësishme që partnerët tanë të kenë vendosmërinë e duhur për mbrojtje parandaluese ndaj terroristëve rusë, njësoj siç do të godisnin çdo terrorist tjetër – duke i shkatërruar përpara se të fillojnë të marrin jetë njerëzish”, tha ai.

Presidenti ukrainas duket se iu referua kufizimeve të vendosura nga vende aleate si Shtetet e Bashkuara, që ia ndalojnë Ukrainës përdorimin e armëve amerikane për të goditur objektiva brenda territorit të Rusisë.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje

Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë

Kosova Times May 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, sot prezanton raportin vjetor

Kosova Times Kosova Times December 26, 2024
Presidenti rus Putin i ka dërguar ngushëllimet Serbisë për tragjedinë në Novi Sad
Ekipet ukrainase, amerikane dhe evropiane do të zhvillojnë bisedime të reja në SHBA të premten
Në pikat kufitare nuk ka kolona, pritjet në dalje deri në 20 minuta
Kujdes ne Dubrovnik: Turistët nuk lejohen më të tërheqin valixhet, duhet t’i mbajnë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?