By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh kërkon zbardhjen e sulmit anonim mbi automjetin e gazetares Jonida Qirko në Gjirokastër
July 16, 2025
‘Misionari’-spiuni amerikan merr pasaportë ruse, e quan SHBA-në ‘të keqe’ në televizionin e Moskës
July 16, 2025
Kryebashkiaku opozitar i Stambollit dënohet me burg
July 16, 2025
Gjykata e Moskës arreston prezantuesen televizive Tatyana Lazareva në mungesë
July 16, 2025
Izraeli sulmon Shtabin e Përgjithshëm të Sirisë mes përshkallëzimit të tensioneve në vendin jugor
July 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti edhe në një fushatë zgjedhore – këtë herë për zgjedhjet në Luginë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti edhe në një fushatë zgjedhore – këtë herë për zgjedhjet në Luginë
Ballina 1Lajme

Kurti edhe në një fushatë zgjedhore – këtë herë për zgjedhjet në Luginë

Kosova Times
Last updated: 2024/05/30 at 6:57 PM
Kosova Times Published May 30, 2024
Share
SHARE

Në fillim të majit, anëtarë të partisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, morën pjesë në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut; në fillim të qershorit, dy këshilltarë të Qeverisë së tij do të garojnë në zgjedhjet lokale në dy komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Si atëherë, edhe tash, ky angazhim ngjalli reagime.

U cilësua edhe si “tendencë për të shtrirë ndikimin te shqiptarët në rajon”, edhe si përpjekje për “përçarje”.

Vetë Zyra e Kurtit nuk iu përgjigj interesimit të REL-it për të komentuar mbështetjen e shprehur të kryeministrit për kandidatë të caktuar.

Një ditë më herët, Kurti mori pjesë në një tubim të Partisë për Veprim Demokratik, që u mbajt në Prishtinë.

Ardita Sinani, nga kjo parti, është këshilltare politike e Kurtit, dhe do të garojë për kryetare të Komunës së Preshevës, në zgjedhjet e 2 qershorit.

Ragmi Mustafi, po nga kjo parti, është këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe do të garojë për kryetar të Bujanocit.

“Më kanë thënë që nuk bën të marr pjesë vetëm te dy kandidatë… Unë shkoj aty ku më thërrasin”, tha Kurti në tubimin ku ishin të pranishëm edhe Sinani, edhe Mustafi.

Ai u bëri thirrje votuesve në Preshevë e Bujanoc që t’i mbështesin këta dy kandidatë.

Mbështetje a përçarje?

Partia për Veprim Demokratik – që vepron në Luginë të Preshevës, apo komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë – është e përfaqësuar në Kuvendin e Serbisë me deputetin Shaip Kamberi.

Nga kjo parti thonë se për shqiptarët e Luginës ekzistojnë dy rrugë: “ose t’i ndjekin politikat e Beogradit, ose të Prishtinës”.

PVD-ja, sipas tyre, i ka zgjedhur ato të Prishtinës.

Ragmi Mustafi, i cili është këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi, dhe do të garojë për kryetar të Bujanocit.
Ragmi Mustafi, i cili është këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi, dhe do të garojë për kryetar të Bujanocit.

“Ne e konsiderojmë si kryeqendër të shqiptarëve Prishtinën. Ne e konsiderojmë për kryeministër kryeministrin e Republikës së Kosovës. Për ne, kjo është më se e qartë. Për të tjerët… shpresoj që edhe ata ta kuptojnë”, tha Mustafi për Radion Evropa e Lirë.

Sinani nuk pranoi të fliste për REL-in, por gjatë fjalimit që mbajti në tubim, Kurtit iu drejtua si “kryeministër i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Partitë shqiptare në Preshevë do të garojnë me gjashtë lista zgjedhore, ndërsa në Bujanoc me katër.

Disa përfaqësues të tyre, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, thanë se bashkëpunimi me Kosovën është jetik për ta, pavarësisht se kush është në krye të Qeverisë së saj.

Por, mbështetja e Kurtit vetëm për Partinë për Veprim Demokratik, sipas kreut të Alternativës për Ndryshim, njëherësh kandidat për kryetar të Preshevës, Visar Mehmeti, ka trazuar skenën politike dhe votuesit potencialë.

“Përçarje, pa diskutim, do të mbjellë. Vetëm ka filluar dhe besoj që, ditëve të ardhshme, do të shtohet doza e përçarjes mes subjekteve [politike] dhe mes votuesve”, tha Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.

Kandidati për kryetar të Preshevës, Sami Salihu, nga Lëvizja për Reforma, tha se mbështetja e Kurtit për vetëm një subjekt politik, “nuk i shërben forcimit të demokracisë lokale në Luginën e Preshevës”.

“Për pushtet lokal, gara është e brendshme. Ndërhyrja e minon demokracinë”, sipas Salihut.

Me tone kritike u shpreh edhe kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, drejtues i Partisë Demokratike dhe kandidat i saj edhe për një mandat.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës duhet t’i ftojë shqiptarët të dalin të votojnë dhe, normalisht, të votojnë sipas dëshirës dhe mendjes së tyre. Por, jo të bëjë thirrje se cilin subjekt ose cilin kandidat ta votojnë”, tha Arifi.

Përfaqësuesit e partive politike, jashtë PVD-së, ngrenë pikëpyetjen se a nënkupton mbështetja e Kurtit për PVD-në qëndrim shtetëror apo qëndrim individual të kryeministrit ose të partisë së tij – Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duartrokitet teksa mbërrin në tubimin e Partisë për Veprim Demokratik, më 29 maj në Prishtinë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duartrokitet teksa mbërrin në tubimin e Partisë për Veprim Demokratik, më 29 maj në Prishtinë.

Me këtë pyetje, Radio Evropa e Lirë iu drejtua edhe Zyrës së Kurtit, edhe asaj të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

“Ndërhyrje”

Për Belgzim Kamberin, nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokolari” në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po synon ta shtrijë ndikimin e tij te shqiptarët përtej kufijve të Kosovës, duke u përfshirë në politikat dhe dinamikat elektorale të shteteve fqinje ku ata jetojnë.

“Është drejtpërdrejt ndërhyrje dhe, për më tepër, [kjo bëhet] në emër të Republikës së Kosovës, nga pozita e kryeministrit. Ky nuk është ndonjë lloj bashkëpunimi apo ndonjë lloj lobimi ndërpartiak”, u shpreh Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, marrja eventuale e pushtetit nga kandidatët e PVD-së në zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, do t’i shërbejë edhe Kurtit “për ta fuqizuar pozitën e tij politike brenda Kosovës, duke thënë se unë nuk kam ndikim vetëm te shqiptarët në Kosovë, por edhe te shqiptarët në rajon, në Ballkanin Perëndimor”.

Zgjedhjet lokale në Serbi u mbajtën në disa komuna në Serbi në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa në mbi 60 njësi të vetëqeverisjes lokale që s’u mbajtën – përfshirë Preshevën e Bujanocin – do të mbahen më 2 qershor.

Dhjetorin e kaluar, në Serbi u mbajtën edhe zgjedhjet parlamentare dhe Kurti dhe partia e tij, edhe atëherë, mbështetën kandidatin e PVD-së për deputet, Shaip Kamberi.

You Might Also Like

UGSh kërkon zbardhjen e sulmit anonim mbi automjetin e gazetares Jonida Qirko në Gjirokastër

Gjykata e Moskës arreston prezantuesen televizive Tatyana Lazareva në mungesë

I biri i Jakup Krasniqit: Gëzimet dhe hidhërimet i ndajmë me videolidhje

`Veteranët e rrejshëm`, dënimi i Çekut dhe të tjerët vlerësohet i ulët

Pacientët u ankuan për mungesë ilaçesh, SHSKUK: Furnizimi është rreth 80%

TAGGED: #Albin Kurti, #Luginë, #Serbi, #Zgjedhje
Kosova Times May 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Peci: Presidentja duhet ta ftojë edhe partinë Guxo për konsultime

Kosova Times Kosova Times May 13, 2025
AGK: Gazetari Vullnet Krasniqi u kërcënua me vrasje, policia t’i ofrojë mbrotjen e duhur
Peci: Nëse e majta fiton në Spanjë, mund të ketë qasje më felksibile ndaj Kosovës
“Vdekje Hitlerit të ri”. Burri rus sulmon ashpër Putinin në fjalimin e fundit përpara vendimit
Ylli e mposht Prishtinën me përmbysje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?