By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën
May 13, 2025
Rrjedhin nga Moska detaje nga vizita e Vuçiçit në Rusi, pas një fjalie të Putinit ai mbeti pa fjalë…
May 13, 2025
Murati: Do të shqyrtohet ftesa e presidentes Osmani për takim
May 13, 2025
Policia shqiptoi 2037 gjoba trafiku për 24 orë
May 13, 2025
Gjendet i vdekur një person në Prizren
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Partia e ekstremit të djathtë shënon rritje në Gjermani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Partia e ekstremit të djathtë shënon rritje në Gjermani
Ballina 2Rajon / Botë

Partia e ekstremit të djathtë shënon rritje në Gjermani

Kosova Times
Last updated: 2024/05/31 at 10:18 PM
Kosova Times Published May 31, 2024
Share
SHARE

Reuters

Në diskutimet e fundit të mbajtura në Këshillin e qarkut të Sonebergut, në lindje të Gjermanisë, lidhur me punësimin e refugjatëve, Roland Schliewe nga partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) tha se vendet e punës nuk mund t’iu jepen afrikanëve veriorë sepse ata kanë nivel të ulët të inteligjencës.

Pavarësisht këtyre deklaratave, të regjistruara në transkriptin të cilin e posedon Reuters, Schliewe u rizgjodh në Këshillin e Sonebergut të dielën. AfD-ja fitoi 26 për qind të votave në mbarë shtetin e Thuringias, duke fituar tetë pikë më shumë sesa më 2019.

Në Hildburgausenin fqinj, një person që shiste mallra me simbole të nazistëve dhe Ku Klux Klan, fitoi 25 për qind dhe tani është në balotazh për t’u bërë administrator i qarkut.

Ngjarje të tilla për dekada të tëra ishin të paimagjinueshme në një Gjermani të traumatizuar nga epoka naziste, saqë shteti vendosi kontrolle dhe mori vendime për të parandaluar që ekstremistët e krahut të djathtë të merrnin sërish pushtetin. Por, me zgjedhjet kombëtare që mbahen vitin tjetër dhe me AfD-në që radhitet partia e dytë me 16 për qind të mbështetjes, shteti duhet të përballet me faktin se ekstremizmi i krahut të djathtë tashmë është i pranuar gjerësisht në rajonet e varfra në lindje, sikurse është Thuringia dhe që po ndryshohet edhe politika në perëndim të Gjermanisë.

Intervistat me dhjetëra politikanë lokalë, analistë politikë dhe zyrtarë të lartë të inteligjencës treguan se si diskursi i ekzsremizmit në Thuringia po normalizohet dhe një diskurs i tillë po nxit urrejtje ndaj grupeve të caktuara të shoqërisë, sikurse janë refugjatët dhe aktivistët e klimës.

Në lindjen e Gjermanisë, që dikur ishte komuniste, të ardhurat janë të ulëta, partitë tradicionale janë më pak të konsoliduara dhe demokracia është vetëm tre dekada e vjetër. AfD-ja dyshohet për “ekstremizëm” në nivel kombëtar nga agjencia gjermane e inteligjencës, BfV. Rritjes në nivel kombëtar vitin e fundit të partisë i ndihmoi edhe kriza e kostos së jetesës. Por, ky subjekt politik është përballur me një sërë skandalesh.

Partia shënoi fitore në zgjedhjet e së dielës në këshille të qarqeve dhe qyteteve në Thuringia dhe ka arritur të jetë në nëntë balotazhe për poste qeverisëse në nëntë qarqe.

“Gradualisht, ata po pushtojnë nivelet më të ulëta, po pushtojnë hapësira”, tha profesori i politikës në Universitetin Bochum, Oliver Lembcke. “Dhe kjo është e mundur sepse në disa rajone tani njerëzit ndihem më të lirë që hapur të mbështesin AfD-në”.

Përveç se refuzon imigracionin, AfD-ja është një kundërshtare agresive e masave “të gjelbra”, përkatësisht të uljes së emetimeve të karburanteve fosile, një çështje që ka nxitur protesta të fermerëve në Gjermani dhe Evropë.

Gjuha në stilin nazist më nuk është tabu

Stephan Kramer, kreu i agjencisë së inteligjencës në Thuringia, tha se po normalizohet diskursi i ekstremizmit, i cili përkufizohet si sulm mbi bazën demokratike të Kushtetutës së Gjermanisë.

“Kjo çon në radikalizimin e mëtejmë të pjesëve të popullatës”, tha ai për Reuters. “Ndërveprimet e përditshme çdo ditë po bëhen më agresive”.

Marcel Rocho, 44 vjeç, është pronar i një kafeneje në qytetin e Sonebergut. Ai tha se një këshilltar i qytetit nga AfD-ja një herë kishte ngritur dolli me një shok të tij përmes përshëndetjes naziste “Sieg Heil!”. Ky këshilltar, i cili u rizgjodh të dielën, mohon këtë pretendim.

“Dhjetë vjet më parë mund të keni dëgjuar përshëndetje të tilla në garazhin e ndonjë personi, por jo në publik, sikurse tani”.

Deri më tani, AfD-ja nuk ka arritur të futet në qeveri shtetërore apo federale, pasi partitë e tjera kanë refuzuar që të bëjnë koalicion me të.

Por, kjo parti po udhëheq në sondazhet për tri asambletë rajonale në lindje të shtetit, përfshirë në Thuringia, në zgjedhjet që do të mbahen në shtator. Ka gjasa që të mos jetë në gjendje të jetë pjesë e qeverisjes pas zgjedhjeve, por tashmë në Thuringia partitë opozitare kanë miratuar ligje me mbështetjen e AfD-së. Në nivel kombëtar, AfD-ja po ashtu ka pak shanse që të marrë pushtetin vitin e ardhshëm. Por, roli i partisë në marrjen e votave nga partitë tradicionale pritet të nxisë krijimin e aleancave më jopopullore, siç është koalicioni aktual i kancelarit Olaf Scholz, ku bëjnë pjesë socialdemokratët, liberalët dhe të gjelbërit. Sipas Kramersit, “në diskutimet publike po dominon urrejtja dhe agjitacioni”.

“Armiqtë e demokracisë po përdorin të drejtat e tyre demokratike në parlamente për të delegjetimuar dhe destabilizuar shtetin, duke shkatërruar në mënyrë të qëllimshme besimin në demokraci dhe në institucionet e saj”, tha ai.

Një poster i fushatës zgjedhore të AfD-së ku shkruan "Lindja çohet në këmbë". Soneberg, Gjermani. 21 maj 2024.
Një poster i fushatës zgjedhore të AfD-së ku shkruan “Lindja çohet në këmbë”. Soneberg, Gjermani. 21 maj 2024.

Gjermanët shpesh kujtojnë me nervozizëm ngritjen e nazistëve në Republikën e Vienmarit, pas disfatës poshtëruese të Rajhut gjerman në Luftën e Parë Botërore dhe Depresionit të Madh.

Kramers tha se Gjermania e sotme ka një traditë shumë më të fortë demokratike, por ka paralele në pakënaqësitë aktuale dhe në dëmtimin e besimit në demokraci.

Rriten fyerjet raciste dhe dhuna

Autoritetet gjermane supozohet se duhet të kryejnë verifikimin e kandidatëve për ekstremizëm. Megjithatë, kritikët thanë se ata po dështojnë, ndoshta edhe për shkak të mungesës së burimeve, frika nga hakmarrja, ose, më shqetësuesja, sepse ata vetë gjithnjë e më shumë janë të djathtë.

Robert Sesselmann kaloi “kontrollin e demokracisë” vitin e kaluar, pasi u zgjodh me 53 për qind të votave administrator i qarkut në Soneberg. Ai e kaloi këtë kontroll, edhe pse BfV-ja dorëzoi një dosje prej 10 faqesh për të. Kjo ishte hera e parë që AfD-ja fitoi një post qeverisës.

Pasi mori detyrën, ai tentoi të shkurtonte fondet për projektet e edukimit, përfshirë udhëtimet për adoleshentët në kampin nazist të përqendrimit në Buçenvald, thanë për Reuters katër këshilltarë. Sesselmann tha se shërbimet opsionale të qarkut janë duke u shqyrtuar për shkak të konsolidimit të buxhetit.

Gjatë një fjalimi në një ngjarje të AfD-së tetorin e kaluar ai tha se refugjatët zakonisht merreshin me shitje të drogës apo veprimtari të tjera të paligjshme kur u jepeshin para, dhe kështu që atyre duhet t’u jepet vetëm mbështetje materiale.

Ai tha se i dhemb që të shpenzojë fonde për shëndetësinë sepse ato para nuk shkojnë “për popullin tonë”, por për refugjatët që nuk kanë sigurime shëndetësore.

Një retorikë e tillë ua ka bërë jetën më të vështirë refugjatëve në Soneberg.

Refugjatja ukrainase, Iryna Holovko, 39 vjeçe, tha se vajza e saj është bullizuar në shkollë, duke shtuar: “Po ecja në rrugë kur dikush më ngriti gishtin e mesëm dhe më tha të kthehesha në vendin tim…. Më pas, kur isha në spital, njerëzit më pyesnin se pse ukrainasit ishin gjithmonë të sëmurë dhe u duhej trajtimi mjekësor”.

Vitin e kaluar, Sonebergu regjistroi 20 incidente të dhunës së ekstremit të djathtë, përfshirë në strehimoret e refugjatëve. Më 2022, numri i incidenteve të tilla ishte katër, sipas grupit për të drejtat e njeriut, Ezra.

Heidi Buettner, ish-këshilltare në Soneberg nga Të Gjelbërit, tha se një letër iu dërgua në të cilën ajo quhej “derrkuce e pistë e gjelbër”.

Partitë tradicionale po kanë vështirësi që të angazhojnë të rinjtë dhe këtë vit kanë garuar me më pak kandidatë në zgjedhjet lokale në Thuringia sesa më 2019.

Ndërkaq, AfD-ja, që është themeluar vetëm 11 vjet më parë, është duke u zgjeruar dhe në zgjedhje ka garuar me 44 për qind më shumë kandidatë.

“Ne po shohim një pastrim të kulturës politike që ka qenë deri më tani”, tha analisti politik Lembcke. “Ndërkaq, AfD-ja më nuk përballet me aq shumë stismë dhe është duke e mbushur këtë boshllëk”.

You Might Also Like

Rrjedhin nga Moska detaje nga vizita e Vuçiçit në Rusi, pas një fjalie të Putinit ai mbeti pa fjalë…

Presidenti i KE-së nis turneun në Ballkan, arrin në Beograd

Rusia injoron thirrjet për armëpushim më 12 maj, lëshon mbi 100 dronë në Ukrainë

Trump shkon në Gjirin Persik duke synuar marrëveshje mes ofensivës diplomatike

Rusia ndërton intensivisht baza dhe përqendron ushtrinë në kufirin me Finlandën

TAGGED: #Gjermani, #Partia e ekstremit të djathtë, #Rritje
Kosova Times May 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Kosova Times Kosova Times April 23, 2024
Oda e Veterinerëve e Kosovës anëtare e Shoqatës Botërore të Veterinarisë
Nissinen: Finlanda në krah të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Gjuriq i bie pishman, thotë se dëshiron marrëdhenie me Izraelin
I kërkohet qeverisë të parandalojë rritjen e çmimit të energjisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?