By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
December 31, 2025
Qengj i skuqur, me bazë vere, me lëng shege dhe kumin
December 31, 2025
Presidentja Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026
December 31, 2025
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të Vitit të Ri
December 31, 2025
Kurti prezanton 10 zhvillimet më të mira të vitit 2025 për Kosovën
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Thellohen ndarjet mbi Ukrainën në Evropën Qendrore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Thellohen ndarjet mbi Ukrainën në Evropën Qendrore
Ballina 2Rajon / Botë

Thellohen ndarjet mbi Ukrainën në Evropën Qendrore

Kosova Times
Last updated: 2024/06/08 at 4:55 PM
Kosova Times Published June 8, 2024
Share
SHARE

Përpjekja për të vrarë kryeministrin populist të Sllovakisë muajin e kaluar ka nxjerrë në pah ndarjet në Evropën Qendrore, një rajon që është bërë veçanërisht i polarizuar sidomos pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Ndërkaq, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina, Rusia ka rritur fushatën propagandistike të saj.

Kryeministri sllovak Robert Fico iu drejtua kombit me një mesazh në rrjetet sociale të regjistruar në shtëpinë e tij, pas daljes nga spitali, ku mori trajtim mjekësor pasi u qëllua disa herë me armë. Zoti Fico beson se sulmi ishte për shkak të pikëpamjeve të tij kundër mbështetjes për Ukrainën.

Duke u mbështetur në të dhënat nga sondazhet, analistët thonë se polarizimi midis atyre që mbështesin Ukrainën dhe atyre që janë në anën e Rusisë është rritur tejmase. Kjo nuk vërehet vetëm në rrugët e Sllovakisë, por në shoqëritë në të gjithë Evropën Qendrore.

Një raport, nga organizata sllovake ‘GLOBASEC’, thotë se zgjatja e luftës është arsyeja për uljen e mbështetjes për Ukrainën në këto vende.

“Ajo që ka ndodhur është rënia e mbështetjes që ekzistonte në fillim, në vitin 2022. Për shembull, në Poloni, krahasuar me vitin 2022, më pak njerëz e shohin të ardhmen e Ukrainës në BE, NATO ose në të dyja bashkë”, thotë për Zërin e Amerikës një nga bashkë-autorët e raportit, Patrik Szichrle, nga Qendra për Demokraci.

“Këto fushata dezinformuese nuk synojnë realisht të fitojnë zemrat e evropianolindorëve, por t’i ngatërrojnë ata, t’i bëjnë të besojnë se Perëndimi nuk është aq i mirë”, thotë për Zërin e Amerikës Dorka Takscy nga Fondi Gjerman Marshall.

Analistët thonë se së bashku me rritjen e fushatave propagandistike në mediat sociale, Rusia vazhdimisht punon për të depërtuar në institucionet jo vetëm të vendeve të Evropës Qendrore, por edhe të Evropës Perëndimore. Së fundmi janë arrestuar spiunë të dyshuar rusë në Gjermani.

“Ne shohim atë që duket si një aktivizim i programeve të Rusisë për të shtrirë ndikimin e shërbimeve të saj të inteligjencës dhe sigurisë potencialisht për t’u përgatitur për konflikt me Evropën”, thotë për Zërin e Amerikës Keir Giles, nga organizata Chatham House me qendër në Londër.

Nga Riga në Bratislavë, vendet ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore, dikur brenda sferës së ndikimit të Moskës, përballen me trysni në rritje që po i tensionon shoqëritë e tyre. Kjo trysni po ngre shqetësime për të ardhmen e demokracisë në rajon.

You Might Also Like

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

TAGGED: #Evropa Qendrore, #Thellohen ndarjet, Ukraina
Kosova Times June 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA-ja i sanksionon 10 anëtarë të Hamasit dhe rrjetin e tij financiar

Kosova Times Kosova Times October 18, 2023
Zgjidhet misteri i shkëlqimit bruz në Oqeanin Jugor
Krimi që tronditi Dukagjinin, kush janë autorët e dyshuar për vrasjen e babait dhe plagosjen e të birit, 4 prej tyre merren në pyetje
Mourinho zbulon tre favoritët e “Euro 2024”
Forcohen masat për mbrojtjen e të drejtave të personave në paraburgim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?