By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India propozon lidhjen e monedhave dixhitale të BRICS për pagesa më të shpejta
January 19, 2026
Kurti: Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet në Spanjë
January 19, 2026
Aksion policor për keqpërdorim të pozitës zyrtare në MPB
January 19, 2026
MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 në sektorin e blegtorisë
January 19, 2026
Në shtigjet e lirisë: Mbahet ecja tradicionale e “Flakës së Janarit”
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Falet namazi i Kurban Bajramit, ftesë për vepra të mira e solidaritet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Falet namazi i Kurban Bajramit, ftesë për vepra të mira e solidaritet
Ballina 1Lajme

Falet namazi i Kurban Bajramit, ftesë për vepra të mira e solidaritet

Kosova Times
Last updated: 2024/06/16 at 8:58 AM
Kosova Times Published June 16, 2024
Share
SHARE

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste, u mbajtë në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Myslimanët në tërë botën, ashtu edhe në Kosovë, sot po kremtojnë festën e Kurban Bajramit, festë kjo e cila simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve.

Ceremonia kryesore e faljes se namazit të Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.

Ceremonia filloi me faljen e namazit të sabahut, të cilit i priu Sami ef. Fetahu, ndërsa ligjëratën kushtuar festës së Kurban Bajramit e mbajti Hetem ef. Sopjani. Namazit të Kurban Bajramit i priu kryeimami i Prishtinës, Burhanudin ef. Hashani, ndërsa hytben e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Mesazhin e Kurban Bajramit i përcolli myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili tha se shprehja e atdhedashurisë në lutjet e përditshme është një dhuratë e pashtershme. Ai kërkoi vepra të mira dhe zgjatje dore për të varfëritë dhe nevojtarët, si dhe unitet në të gjitha fushat dhe në çdo vend.

“Është detyrë e jona që ta duam, ta ruajmë dhe ta mbrojmë vatanin tonë. Është detyrë që të bëhemi qytetarë të një vendi që jetojmë me dinjitet e për t’u bërë të tillë kërkohet që të jemi bashkë duke promovuar atë në të gjitha fushat dhe në çdo vend, por edhe në Kurban Bajram, sepse ky është një rast i mirë për t’iu afruar Zotit me vepra tona të mira, për ta falënderuar atë për bekimin e tij, për të pastruar shpirtin dhe zemrën”, tha ai duke shtuar se këtë e arrijmë duke kryer vepra të mira, “duke zgjatur dorën për të varfëritë dhe nevojtarët.

Tërnava, në këtë hytbe foli edhe për rëndësinë e kryerjes së haxhit si shtyllë e Islamit si dhe rëndësin e therjes së kurbanit.

“Zoti i Madhëruar i ka caktuar dy festa fetare për robërit e tij myslimanë, Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin. Ai i ka ligjësuar ato për vendime dhe kuptime të mëdha, përfshirë këtu edhe falënderimin dhe lavdërimin e Tij. Ne festojmë Kurban Bajramin dhe jemi të lumtur, falënderojmë Zotin e Madhëruar për gjithçka që na ka dhuruar dhe gjithçka që do të na dhurojë në të ardhmen.

Myftiu Tërnava, me këtë rast, ftoi çiftet e martuara që të kenë më shumë fëmijë ngase edhe këtë, sipas tij, ia kemi borxh Kosovës tonë.

Kurse gjatë ligjëratës Hetem ef. Sopjani, tha se sot është ditë feste e gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë.

“Në këto ditë fisnike, janë ditë që bashkojnë zemrat e të gjithë besimtarëve gjithandej, ku do që janë, për të përjetuar me shpirt gëzimin e harenë dhe duke e falënderuar Allahun për begatitë dhe të mirat që na i ka dhuruar Ai. Kjo është festë që i afron rreth sofrës familjet dhe të afërmit e tyre”, tha gjatë ligjëratës Sopjani.

Namazi i Kurban-Bajramit është falur në orën 5.34 dhe i priu kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Burhan ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

You Might Also Like

Kurti: Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet në Spanjë

Aksion policor për keqpërdorim të pozitës zyrtare në MPB

Në shtigjet e lirisë: Mbahet ecja tradicionale e “Flakës së Janarit”

Kosova sërish pjesë e `Swiss Bau 2026‘, përfaqësohet nga 27 kompani

Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës

TAGGED: #Festa, #Kurban Bajrami
Kosova Times June 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Hezbollah lëshon mbi 100 raketa në Izrael, rritet frika për luftë

Kosova Times Kosova Times September 22, 2024
Pushoni në Odessa: çfarë ofrohet dhe me çfarë çmimi
Si erdhi LVV-ja deri te fitorja “spektakolare”?
SBAShK-u:Ministri Murati të gjejë mundësi ligjore, pagat të ekzekutohen sot
Nëna e gjashtë fëmijëve arrestohet, kryente marrëdhënie seksuale me dy të mitur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?