By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi pas rekomandimit për heqje të masave: Asociacioni nuk është kusht
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi pas rekomandimit për heqje të masave: Asociacioni nuk është kusht
Ballina 1Lajme

Bislimi pas rekomandimit për heqje të masave: Asociacioni nuk është kusht

Kosova Times
Last updated: 2024/06/19 at 2:01 PM
Kosova Times Published June 19, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se asnjë shtet nuk ka qenë kundër heqjes së masave, përveç disave të cilat kanë kërkuar që ato të hiqen gradualisht. Ai ka thënë se ato qysh në fillim janë vendosur kanë qenë të padrejta. Sipas tij, padrejtësi shtesë ndaj Kosovës, ka qenë mos vendosja e masave ndaj Serbisë.

“Ne shpresojmë që asnjë vendim nuk do të ngrit zërin që më i kundërshtuar masat, për arsye se nuk ka pas një vend që është kundër heqjes së masave, ka pas dy-tre shtete të cilat kanë preferuar heqje graduale të masave në dy shkallë, por jo që ka pas të tillë të cilët kanë qenë kundër heqjes së masave, por shumica absolute e vendeve besohet se vendosja e masave ndaj Kosovës ka qenë e padrejtë mos vendosja e masave ndaj Serbisë ka qenë padrejtësia shtesë”, ka theksuar Bislimi, pas raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane.

Ndërsa, i pyetur nëse themelimi i Asociacionit është kusht për heqjen e masave, Bislimi, ka thënë se kjo nuk është kërkuar nga Borrelli.

“Masat janë shumë të specifikuar dhe të caktuara, deklarata e zotit Borrell e datës 3 qershor, aty nuk përmendet Asociacioni”, ka theksuar ai.

Bislimi, ka thënë se jo të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, i shtyjnë përpara interesat e Kosovës, apo edhe vet BE-së.

“Ka interesa të ndryshme të vendeve anëtare jo të gjitha i shtyjnë përpara interesat e BE-së edhe të Kosovës por ka edhe të atillë që i favorizojnë disa kërkesa të Serbisë meqenëse i besojnë se në këtë mënyrë mund ta dorëheqin Serbinë drejt perëndimit por ky nuk është misioni jonë ne i gëzohem sa herë Serbia merr vendime që e çojnë atë drejt perëndimit por nuk është misioni jonë që ta kryjmë këta”, ka deklaruar ai.

Duke folur për dialogun me Serbinë, Bislimi ka thënë se shteti fqinjë është ai që është treguar destruktiv, e jo Kosova.

“Nuk e di, kjo nuk është bërë asnjëherë prej Kosovës është bërë nga destruktiviteti i Serbisë për arsye se Serbia në vazhdimësi e ka kundërshtuar zbatimin e marrëveshjes bazike duke pretenduar që nuk ka marrëveshje bazike tash situata është e komplikuar për arsye se si parakusht edhe për disbursimin e pjesës së parë nga fondi i rritjes apo grup plan që pritet të bëhet në korrik është një vlerësim i zotit Lajcak për konstruktivitetin e palëve e ky konstruktiviete do të varet nga ato se në ç’masë palët e pranojnë edhe sekuencimin si fazë edhe Serbia do ta ketë sfidë, unë e pranoj që e kanë një plan të sekuencimit për një marrëveshje të cilën nuk e njoh se ekziston do të thotë Serbia do të detyrohet ta pranojë se ka një marrëveshje për Kosovën dhe duhet ta zbatojë”, ka thënë Bislimi.

Të mërkurën, shefi për politikë të jashtme i BE-së, Josep Borrell, rekomandoi tek vendet anëtare që të hiqen masat e vendosura një vit më parë ndaj Kosovës.

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

TAGGED: #Asociacioni, #Besnik Bislimi, #Heqja e masave
Kosova Times June 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

MSh-IKShPK: Uji për pije në territorin e komunës së Pejës është i sigurt dhe brenda standardeve të parapara

Kosova Times Kosova Times June 25, 2023
“Etno Fest” përmbyllet me sukses, Halimi vlerëson edicionin e 14-të si një pjesë të pandashme të kalendarit kulturor
Një vajzë (4) në SHBA ka humbur jetën nga vapa pasi familja e saj e la në një makinë
Një raketë nga Jemeni godet zonën e aeroportit të Tel Avivit
Vodhi paratë dhe telefonin nën kërcënimin e thikës, arrestohet i dyshuari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?