By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi mburret me të arriturat e Qeverisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi mburret me të arriturat e Qeverisë
Lajme

Bislimi mburret me të arriturat e Qeverisë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/21 at 2:08 PM
Kosova Times Published June 21, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jenča. 

Ndihmës Sekretari Jenča po zhvillon një tur ballkanik, ndalesë e radhës e së cilës është vendi ynë, ku do të qëndrojë në një vizitë dy ditore.

Përgjatë takimit, zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi atë me situatën në vend e rajon, objektivat e Qeverisë dhe të arriturat në tri vitet e fundit. Ai theksoi se vendi po avancon e zhvillohet me ritëm të shpejtë, pavarësisht barrierave me të cilat po përballemi. Sipas të dhënave më të fundit dhe nga ASK-ja, tremujori i parë i këtij viti ka shënuar rritje ekonomike në nivelin 5.62%. Edhe projeksionet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për vitet e ardhshme, si dhe rankimet ndërkombëtare të Kosovës në shumë fusha, qëndrojnë si dëshmi e progresit të vendit tonë.

Zëvendëskryeministri Bislimi shtoi se rritja e BPV-së, rritja e punësimit, sundimi i ligjit, integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, janë synime qenësore për Qeverinë.

Në vijim, u diskutua dhe mbi procesin e dialogut, ku zëvendëskryeministri e njoftoi Ndihmës Sekretarin Jenča me zhvillimet e fundit, duke shprehur konstruktivitetin dhe angazhimin e vazhdueshëm të palës sonë në këtë proces, i cili fatkeqësisht është përballur me destruktivitetin dhe mungesën e vullnetit e gatishmërisë për hapa tutje e zbatim të marrëveshjeve nga ana e palës tjetër.

Mbi qasjen destruktive dhe kërcënimin e vazhdueshëm që Serbia paraqet për Kosovën, zëvendëskryeministri rikujtoi se, fqinji ynë verior ka 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, në vazhdimësi mban ushtrime e stërvitje të mëdha ushtarake pak kilometra larg kufirit me shtetin tonë dhe fluturon avionët luftarakë MIG 29 përreth kufirit.

Në përfundim të takimit, zëvendëskryeministri e falënderoi z. Jenča për bisedën e zhvilluar, si dhe i dëshiroi qëndrim produktiv e të frytshëm në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

TAGGED: #Besnik Bislimi, #Miroslav Jenča
Kosova Times June 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kërkohet të mos politizohet fati i personave të pagjetur

Kosova Times Kosova Times August 31, 2024
Zgjedhjet presidenciale në Lituani : favorit i presidentit aktual Nauseda
Një dron që fluturonte drejt Moskës u rrëzua në Lyubertsy
Kirby: Izraeli do t’i marrë parasysh shqetësimet e ShBA-së para ndonjë ofensive në Rafah
Moti nesër me diell dhe vranësira të pakta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?