By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi bashkë
December 10, 2025
Çfarë shkruajnë mediat ruse për NIS: Vuçiç paralajmëron, gati të “vendosë vijën”
December 10, 2025
ASK: Çmimet e konsumit 5,3% më të larta vjetore dhe 0,4% mujore
December 10, 2025
KQZ shpall konkurs për angazhimin e 1,100 zyrtarëve për zgjedhje
December 10, 2025
Gjermania mbështet projektin `Solar4Kosovo` të KEK-ut
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konvertimi i patentëve, serbët: Jetojmë në Kosovë, ta respektojmë ligjin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konvertimi i patentëve, serbët: Jetojmë në Kosovë, ta respektojmë ligjin
Ballina 1Lajme

Konvertimi i patentëve, serbët: Jetojmë në Kosovë, ta respektojmë ligjin

Kosova Times
Last updated: 2024/07/02 at 2:06 PM
Kosova Times Published July 2, 2024
Share
SHARE

Një muaj e gjysmë nga hyrja në fuqi e vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për  konvertimin e patentë shoferëve serbë në ato të Republikës së Kosovës, procesi ka nisur të marrë hov. Deri tani, në veri të vendit janë dorëzuar rreth 1400 kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës për RTK2.

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut shprehen se shumë prej tyre apo familjarëve të tyre i kanë ndërruar tashmë patentat e shoferit serb me ato të Kosovës.

“Atëherë kam qenë ndër të parët që kam marrë letërnjoftimin e UNMIK-ut dhe pa asnjë problem e kam  konvertuar nga ai serb në atë të Kosovës. Shumica e njerëzve po e ndërrojnë patentën e shoferit serb me atë të Kosovës. Çfarë të bëjnë njerëzit, nëse e kanë letërnjoftimin e Kosovës, jetojnë në Kosovë, duhet ta respektojnë ligjin për t’iu shmangur dënimit”, tha një banor i Mitrovicës së Veriut për RTK 2.

E një tjetër qytetar theksoi: “Djali im ndryshoi patentën e shoferit, të gjithë po i konvertojnë. E ndërroi që të mos dënohej”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se deri më tani janë dorëzuar rreth 1400 kërkesa për ndërrim të patentë shoferëve dhe atë 387 në Mitrovicën e Veriut, 193 në Zveçan, 347 në Leposaviq dhe 198 në Zubin Potok.

“Në maj të këtij viti ka filluar procesi i aplikimit për konvertim të patentë shoferëve në RKS dhe i gjithë procesi do të jetë i përmbyllur deri më 10 gusht të këtij viti. Deri më tash kemi 1400 aplikime për konvertim të patentë shoferëve dhe procesi po ecën pa asnjë problem. Mendoj se deri në përfundim të afatit do të përmbyllet gjithçka”, theksoi Elshani për RTK 2.

Ndërkaq, Milica Andriq Rakiq nga Iniciativa e Re Sociale tha se procesi i konvertimit të patentë shoferëve në RKS duhej të kishte ndodhur qysh në vitin 2021, e që do të pasonte me riregjistrimin e automjeteve.

”Ky veprim  do të duhej t’i paraprinte gjithçkaje. E tërë kriza e shtatorit të vitit 2021 ka ndodhur për shkak të kësaj. Në vend që fillimisht qytetarëve t’u mundësohet konvertimi i dokumenteve, siç ishte rasti nga viti 2007 deri në vitin 2010 në jug  dhe në veri më 2011 dhe 2017, Qeveria e Kosovës vendosi t’i konfiskojë automjetet. Ky do të duhej të ishte hapi i parë. Qysh në vitin 2021 do të duhej të niste procesi i konvertimit të dokumenteve, e më pas riregjistrimi i automjeteve”, tha ajo.

Afati për ndryshimin e patentë shoferëve skadon më 10 gusht. Pas kësaj date nuk do të jetë më i mundur përdorimi i patentë shoferëve serbë, që janë lëshuar për qytetarët e Kosovës.

You Might Also Like

Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi bashkë

KQZ shpall konkurs për angazhimin e 1,100 zyrtarëve për zgjedhje

Gjermania mbështet projektin `Solar4Kosovo` të KEK-ut

Kurti: Drita e përfaqësoi me dinjitet shtetin tonë në Evropë

2,076,290 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 28 dhjetorit

TAGGED: #Konvertim, #Patentshofer, #Serbët
Kosova Times July 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA, shtetasit e rinj mund të përcaktojnë fituesin në zgjedhje në disa shtete kyçe

Kosova Times Kosova Times July 31, 2024
Një sulm izraelit në Rafah do të shkaktonte “katastrofë” në Lindjen e Mesme
Biden dhe McCarthy arritën një marrëveshje pas negociatave të vështira, gjithçka ka marrë fund…
Kampionati Ballkanik i karatesë në Sarajevë/Kosova me dy medalje të argjendta
Në Beograd nuk tregojnë se ku dhe kur u takuan Gjuriq e Radoiçiq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?