By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë
May 8, 2025
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serwer: Ardhja në pushtet e Trump-it, do ta riaktualizonte ndarjen e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Serwer: Ardhja në pushtet e Trump-it, do ta riaktualizonte ndarjen e Kosovës
Ballina 1Lajme

Serwer: Ardhja në pushtet e Trump-it, do ta riaktualizonte ndarjen e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/02 at 9:43 PM
Kosova Times Published July 2, 2024
Share
SHARE

Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, në një intervistë në ‘RTKPrime’ ka folur në mënyrë të veçantë për gjendjen në të cilën ndodhet tani dialogu Kosovë-Serbi, që, sipas tij, ka ngecur dhe që nuk ka pasur ndonjë sukses të madh.

Arsyeja e mossuksesit të dialogut, sipas tij, është mungesa e gatishmërisë nga të dyja palët.

“Sipas vështrimit tim, qëllimi i dialogut, normalizimi politik është që ne në anglisht e quajmë një ‘urë tejet të largët’. As Beogradi e as Prishtina, më duket  mua, nuk janë të gatshëm për normalizimin politik”, tha Serwer, derisa shtoi se Beogradi e ka bërë këtë shumë të qartë, bile edhe me shkrim nga kryeministrja e asaj kohe e Serbisë.

Gjithashtu, shtoi Serwer, edhe Prishtina e ka bërë të qartë se njerëzit këtu duan të dëgjojnë kërkim-falje nga Serbia për atë që ka bërë regjimi i Millosheviqit në vitet e ’90-ta.

“Njerëzit në Prishtinë duan njohjen dhe vlerësimin e keqtrajtimeve dhe një lloj kompensimit të një natyre simbolike”, nënvizoi Serwer.

Sa i përket qasjes ndaj dialogut nga kryeministri Kurti, Serwer tha se kryeministri nuk kishte vullnetin ta bënte atë që kanë kërkuar amerikanët dhe evropianët, që është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Mendoj se evropianët dhe amerikanët e kanë pasur gabim që të presin që kjo të ndodhë pa pasur atë që quajmë- përgjigje reciproke”, tha Serwer, teksa shtoi se në marrëveshjen e 2013-ës është rënë dakord që Kosova të themelojë Asociacionin, derisa serbët të marrin pjesë në institucionet e Kosovës, por,që, vuri në dukje ai, Serbia të mos e pengojë rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

“Të pritet nga Kosova që në mënyrë të njëanshme të bëjë diçka që të mund të kërkohej nga Serbia, pa i dhënë asgjë Kosovës, besoj se ka qenë gabim i madh diplomatik”, tha Serwer.

Ai shtoi se nuk është e arsyeshme që të kërkohet nga kryeministri Kurti të bëjë diçka, derisa  Serbisë nuk i kërkohet asgjë.

Serwer tha më tej se diplomatët amerikanë kanë qenë të zemëruar me kryeministrin Kurti për mosgatishmërinë e themelimit të Asociacionit, ndërkohë që, shtoi ai, ata do të duhej ta dinin se normalizimi i raporteve mes Kosovës e Serbisë është një urë tejet e largët.

Duke folur për disponimin amerikan në raport me dialogun, Serwer tha se ata e kanë marrë anën e Beogradit për këtë çështje, duke u përpjekur që administrata e Biden-it ta përafrojnë atë me Perëndimin, që deri tani, vuri në pah Serwer, nuk ka pasur fare sukses.

Serwer tha se nuk ka pasur qasje simetrike nga SHBA-ja në raport mes Kosovës e Serbisë.

Lidhur me Asociacionin, Serwer tha se vetëm njohja formale do ta bënte plotësisht të vlefshme edhe në veri edhe në jug  të lumit Ibër.

Ndërkaq për draftin e Asociacionit të përpiluar nga BE, i mbështetur edhe nga SHBA-ja, Serwer tha se çdo gjë varet nga implementimi, jo aq nga fjalët që thuhen në dokument.

“Do të duhej të vendosej një garanci nga evropianët dhe amerikanët që Kushtetuta e Kosovës të vlente dhe të zbatohej dhe të qartësohet nëse Kushtetuta e Kosovës rezistohet nga serbët”, tha ai.

Serwer tha se përpjekja e administratës Biden është për ta përafruar Serbinë drejt Perëndimit ka qenë gabim. “Do të duhej të rivendosin një qasje shumë më të ashpër ndaj Beogradit”, shtoi ai.

Duke folur për mundësinë e ardhjes në pushtet e administratës Trump, Serwer tha se do të shkaktohej krizë në Ballkanin Perëndimor, sepse, sipas tij, do të sillte krizë në Ballkanin Perëndimor.

“Administrata Trump do të sillte krizë në Ballkanin Perëndimor, sepse ka etnonacionalistë dhe e dimë mirë nga ish-administrata Trump që ajo që kanë dashur të bëjnë në Kosovë, ka qenë ndarja. Kanë dashur që ta ndajnë Kosovën”, tha Serwer, teksa u shpreh skeptik nëse do të ndahej edhe Serbia, që Lugina e Preshevës t’i bashkohej Kosovës.

“Çfarëdo lloj lëvizjeje e kufijve në Ballkan, me të gjitha këto diferenca, do të shkaktonte destabilizimi madhor”, tha Serwer, derisa shtoi se e njëjta gjë do të provohej edhe në Bosnjë e Hercegovinë, pastaj në Maqedoni, por edhe në Mal të Zi.

Ai tha se Grenelli ka bërë të qartë se do ta bëjë të njëjtën veprim sikurse më përpara, nëse vendoset në pozitën që ka qenë.

Serwer skeptik për finalen e dialogut pa përfshirjen drejtpërdrejtë të SHBA-së

“Nuk mendoj se Kosova mund të presë ndonjë përkrahje më të madhe nga administrata Trump, sesa nga administrata e Biden-it. E kundërta….Bile mund të shohim një zhvendosje edhe më afër Beogradit nga administrata e Trump-it”, tha Serwer.

Ai shtoi se mund të jetë kaotike situata në Ballkanin Perëndimor, në Lindjen e Mesme, por edhe në Ukrainë, në Azi, me Tajvanin, etj., “dhe Ballkani Perëndimor në këtë mjedis do të jetë lëmsh i rëndë”, nënvizoi Serwer.

Tutje, lidhur me arritjen e një marrëveshjeje finale të dialogut Kosovë-Serbi pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së, Serwer u shpreh skeptik.

“SHBA e BE duhet ta ndërmjetësojnë këtë proces, por, po ashtu, nuk besoj se do të ketë njohje shumë të shpejtë për Kosovën”, tha Serwer.

Ai shtoi se fokusi duhet të jetë në çështjet praktike, sikundër janë bartja e fondeve serbe të popullatës serbe në veri, që duhet të ketë transparencë në këtë çështje; “të ndërpritet presioni i institucioneve të Serbisë ndaj serbëve të Kosovës duke penguar përfshirjen e serbëve lokalë në institucionet e Kosovës, vetëm kështu mund të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha Serwer.

Ndërkaq për të arritur një marrëveshje reale midis Kosovës e Serbisë, Serwer thotë se duhet që të jetë një Serbi tjetër, e cila do të ishte e përkushtuar ndaj demokracisë, duke pranuar gabimet e së kaluarës.

You Might Also Like

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Gërvalla në Varshavë: Integrimi i Kosovës në BE, domosdoshmëri për paqe

TAGGED: #Daniel Serwer, #Donald Trump, #Kosova, #Ndarja
Kosova Times July 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

25 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës të Kaçanik

Kosova Times Kosova Times April 9, 2024
Prigozhin prezantoi njeriun nga Wagner që pushtoi qytetin, dhe më pas thumbon ushtrinë ruse!
Me planin e ri, NATO nuk do të lejojë asnjë përshkallëzim të tensioneve, e veçanërisht jo konfliktin në Ballkanin Perëndimor
Funksionalizohet aparatura e re për terapinë rrezatuese në Klinikën e Onkologjisë
Policia shqiptoi mbi 2.400 gjoba trafiku për 24 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?