By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Anëtarët e NATO-s bashkohen kundër Rusisë dhe në mbështetje të Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Anëtarët e NATO-s bashkohen kundër Rusisë dhe në mbështetje të Ukrainës
Ballina 2Rajon / Botë

Anëtarët e NATO-s bashkohen kundër Rusisë dhe në mbështetje të Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/11 at 8:28 AM
Kosova Times Published July 11, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara do të nisin dislokimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani më 2026, njoftuan dy shtetet gjatë takimit të aleancës së NATO-s. Ky konsiderohet një hap i madh që synon të luftojë, atë që aleatët e cilësojnë si kërcënimin në rritje që Rusia paraqet për Evropën.

Sipas vendimit, Uashingtoni do të dërgojë në Gjermani armët më të fuqishme amerikane që do të vendosen në kontinentin evropian që nga Lufta e Ftohtë dhe ky vendim po shihet si paralajmërim i qartë për presidentin rus, Vladimir Putin.

Në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga ShBA-ja dhe Gjermania u tha se “dislokimet episodike” ishin përgatitje për stacionim afatgjatë në Evropë të aftësive ushtarake që përfshijnë raketat SM+6, Tomahawk dhe dislokimin e armëve hipersonike me rreze të gjatë veprimi.

Një dislokim i armëve të tilla do të ishte i ndalueshëm nga Traktati për forcat bërthamore me rreze të mesme veprimi, që ShBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik kishin nënshkruar më 1987. Por, ky traktat u zhbë më 2019.

“Ne nuk mund ta përjashtojmë mundësinë e një sulmi kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të aleatëve”, thanë aleatët e NATO-s përmes një deklarate të lëshuar të mërkurën, më 10 korrik.

Po ashtu, NATO paralajmëroi se më shumë ndihmë do t’i dërgohet Ukrainës, e cila po përballet me pushtimin rus që nga viti 2022.

Në deklaratën e NATO-s u tha se aleatët synojnë t’i ofrojnë Ukrainës të paktën 40 miliardë euro ndihmë ushtarake vitin e ardhshëm.

Në këtë dokument po ashtu është përdorur gjuhë më e ashpër ndaj Kinës, duke e akuzuar Pekinin se “mundëson” përpjekjet e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Në deklaratë u tha se Kina vazhdon të paraqesë sfida sistematike për sigurinë euroatlantike.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u tha gazetarëve se për herë të parë 32 aleatët bashkërisht e kanë cilësuar Kinën si një shtet vendimtar në mundësimin e luftës së Rusisë. Ai tha se ky është një mesazh i rëndësishëm.

Stoltenberg tha se aleanca nuk është një organizatë që vendos sanksione, por shtoi se “në fund të fundit, ky do të jetë një vendim për secilin aleat, por mendoj se mesazhi që ne dërguam nga ky samit i NATO-s është shumë i qartë”.

NATO i bëri thirrje Kinës që të mos i dërgojë materiale dhe të mos i ofrojë mbështetje politike luftës së Rusisë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, mirëpriti partnerët dhe aleatët e NATO-s në një darkë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, për të festuar, siç tha ai, “aleancën më të madhe që bota ka pasur ndonjëherë”.

Ai tha se është i kënaqur që të gjithë anëtarët e NATO-s po zotohen që të zgjerojë bazat e tyre industriale për të zhvilluar plane për prodhimin e armëve brenda shteteve të tyre.

“Nuk mund të lejojmë që aleanca të mbetet prapa. Ne mund dhe do ta mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s dhe këtë do ta bëjmë së bashku”.

Shqetësimet për moshën dhe aftësinë e presidentit Biden për të udhëhequr me shtetin janë rritur, pasi shanset e tij për fitore në zgjedhjet presidenciale të nëntorit u dëmtuan nga paraqitja e tij në debatin e parë presidencial kundër Donald Trumpit muajin e kaluar.

Teksa po mbahet samiti treditor i NATO-s në Uashington, kandidati republikan për president të ShBA-së, Donald Trump, i tha Fox News Radio se ai nuk do të largonte shtetin nga NATO, por përsëriti qëndrimin e tij se dëshiron që shtetet e aleancës të paguajnë më shumë.

“Vetëm dua që të paguajnë faturat. Ne po mbrojmë Evropën dhe ata po na shfrytëzojnë shumë keq”, tha ai.

Gjatë samitit në Uashington, disa zyrtarë të lartë evropianë u takuan gjatë samitit me këshilltarin kryesor të Trumpit për politikën e jashtme, teksa paqartësia lidhur me të ardhmen e udhëheqjes amerikane ka ngritur shqetësime në mesin e aleatëve.

Trump në të kaluarën kishte shtyrë republikanët në Kongresin amerikan që të vononin miratimin e një pakete të madhe të ndihmës për Ukrainën, por më vonë ai ndryshoi qëndrim.

Sa i përket të ardhmes së Ukrainës në aleancë, në deklaratën e NATO-s u tha se aleanca do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën “në rrugën e saj të pakthyeshme të integrimit të plotë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në NATO”.

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

TAGGED: #Rusi, #Samiti i NATO-s, #Ukrainë
Kosova Times July 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Si mund t’i luftojë OBSh-ja pandemitë në të ardhmen?

Kosova Times Kosova Times November 19, 2022
AKB: Vit pozitiv për bizneset e reja
Jasharaj letër Konjufcës: Në Kosovë nevojë parësore është shëndeti mental, siguroni një ekip mjekësh
Conte thotë se pas 100 ditësh gjërat te Napoli morën drejtim
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin A.L për dy vepra penale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?