By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rojet kapën një mace që po sillte pako me drogë NË BURG: Kokainë dhe marihuanë të “kontrabanduar”
May 19, 2025
Oficeri ukrainas jep dorëheqjen nga komanda në brigadën e elitës, kritikon gjeneralët e lartë për ‘misione budallaqe’
May 19, 2025
Merz: Evropa do të rrisë presionin ndaj Moskës përmes sanksioneve
May 19, 2025
Koncerti i parë i Filharmonisë së Kosovës në Bullgari
May 19, 2025
Ndalohen dy zyrtarë publikë, dyshohen për manipulim me patentë-shofer
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Evropa: Kur popullsia lokale vuan prej turizmit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Evropa: Kur popullsia lokale vuan prej turizmit
Ballina 2Turizëm

Evropa: Kur popullsia lokale vuan prej turizmit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 9:38 AM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

Shumë rajone turistike në Evropë këtë verë presin rekorde te reja vizitorësh. Por në shumë vende banorët po ngrihen kundër turizmit masiv. A ka zgjidhje?

Në Venecia madje vitet e fundit disa banorë kanë zaptuar shtëpi. Ata konsiderojnë se qyteti po vuan pasojat nga turizmi dhe banorët nuk po ia dalin me strehimin për vete.

Në qendrën historike jetojnë rreth 49.000 vetë si rezidentë të përhershëm. Numri i vizitorëve në Venecia, sipas vlerësimeve të ndryshme, çdo vit arrin në mbi 20 milionë. Jeta e përditshme e banorëve është për turistët si një dekor për përjetimet e tyre gjatë udhëtimit për pushime.

Evropa është kontinenti me numrin më të madh të turistëve ndërkombëtar dhe Venecia nuk është i vetmi qytet, që vuan prej pasojave të turizmit masiv.

Aktualisht raportohet për protesta në Barcelonë dhe në të tjera qytete spanjolle. Edhe në Lisbonë, në Pragë apo në Amsterdam turizmi masiv po krijon gjithnjë e më shumë tensione mes udhëtarëve dhe banorëve të përhershëm.

Arsyet janë të ngjashme kudo: shtrenjtim i qirave, çmime astronimike të pasurive të patundshme dhe se kush në fakt lejohet të përdorë dhe sa burime.

Turizmi si burim të ardhurash

Turizmi për shumë nga këto qytete dhe rajone është burimi kryesor i të ardhurave. Në Bashkimin Evropian turizmi përbën rreth dhjetë përqind të rendimentit ekonomik. Sipas përllogaritjeve rreth 12,3 milionë vetë janë të punësuar në këtë sektor.

“Këto janë shifra abstrakte”, thotë Sebastian Zenker nga Copenhagen Business School. Banorëve lokalë këto të ardhura nuk u sjellin asgjë, thotë Zenker, kur njëkohësisht qiratë rriten, banesat private janë të papërballueshme për banorët dhe restorantet i ngrenë çmimet aq sa vetëm turistët mund t’i përballojnë. Për banorët duhet të ketë një ekuilibër të perceptuar, thotë studiuesi i turizmit.

Ndonëse edhe shumë njerëz fitojnë nga turizmi, fakt është që “janë shumë pak ata që fitojnë mirë dhe mund të jetojnë mirë”, thotë Zenker në bisedë për DW. Një problem është edhe se pagat në këtë sektor janë shumë të ulëta. Në Itali nuk ka një pagë minimale të ligjëruar, në Portugali paga minimale është 4,85 euro për orë pune, ndërsa në Spanjë 6,87 euro.

Çështje e shpërndarjes

Pra ku derdhet paraja, që shpenzojnë turistët në vendet e Mesdheut? Shumë para nxjerrin industria e fluturimeve, rrjetet e mëdha të hoteleve, firmat ndërkombëtare dhe industria e kroçerave, thotë Paul Peeters. Ai është studiues në Universitetin Breda në Holandë në fushën e turizmit dhe transportit me efekt mbrojtës ndaj mjedisit.

Për të llogaritur qarkullimin e parasë në këtë sektor vendimtare është të mësohet, se kush në çfarë mënyrë udhëton. Turistët e kroçerave flenë dhe hanë në bordin e anijes. Turistët që preferojnë paketa all inclusive: fluturim, hotel dhe ushqim, i blejnë ato përmes agjencive të mëdha turistike, shpesh ata nuk shpenzojnë asgjë në vendin që vizitojnë.

Nga ana tjetër ky grup turistësh influencojnë negativisht në ndotjen e ajrit dhe konsumit e ujit, në kurriz të banorëve lokalë në vendet ku ata shkojnë për të kaluar pushimet. Kjo thellon pabarazinë dhe nxit tensione mes vendasve dhe turistëve. “Të gjithë aktorët janë të vetëdijshëm, se i duan turistët. Pyetja është se si dhe çfarë forme turizmi duan”, thekson studiuesi i turizmit nga Kopenhaga Zenker.

De-Marketing, rregulla dhe ndalime

Tashmë janë ndërmarrë edhe nismat e para politike. Në Amsterdam nuk lejohet më të ndërtohen hotele. Po ashtu qyteti përmes një fushate të qëllimshme De-Markting përpiqet të verë nën kontroll turizmin për party dhe drogë.

De-Marketing quhen strategjitë e reklamës, që kanë për qëllim që një produkt – pra qyteti Amsterdam – të mos jetë më tërheqës për grupe të caktuara.

Në Lisbonë dhe në Palma de Mallorca ka kohë që tregu i qirave është shumë larg nevojave dhe realitetit ekonomik të banorëve. Masat e para janë: moslëshimi i licencave të reja për dhënien me qira të objekteve përmes platformave si Airbnb dhe p.sh. në Palma de Mallorca janë vendosur afate bllokimi për dhënien e imobiljeve me qira për qëllime turistike.

Barcelona po ndërmerr masa edhe më të rrepta. Qyteti katalonjas ka shpallur, se do të mbyllë afatin e dhënies me qira për turistë për rreth 10.000 banesa. Kjo ka për synim që të zbusë presionin e krijuar në tregun e banesave. Në dhjetë vitet e fundit qiratë në qytet janë rritur me mbi 60 përqind.

Për kroçerat ka gjithnjë e më shumë kufizime dhe tarifa të larta. Në Venecia anijet e mëdha nuk lejohen më të ankorojnë që nga viti 2021, të njëjtën gjë planifikon edhe Amsterdami duke filluar nga viti 2026. Kjo masë synohet të pakësojë jo vetëm masën e turistëve, por edhe emisionet e dëmshme për ajrin.

Turistë të mirë dhe të këqinj?

Ngjashëm si Amsterdami edhe Mallorca do që të shpëtojë prej imazhit si qytete për party të shfrenuara. Synohet që të joshen më pak turistë, por që të shpenzojnë më shumë para. Ky konsiderohet turizëm i nivelit të lartë në zhargonin e kësaj dege. Por a është kjo zgjidhja?

Jo thotë, Macià Blázquez-Salom. Spanjolli është banor në Palma de Mallorca, profesor gjeografie dhe aktivist. Turizmi i luksit do ta thellojë edhe më shumë pabarazinë.

“Turizmi në segmentin party dhe plazh kufizohet në zona të veçanta, e funksionon thuajse si një fabrikë”, i tha DW-së Blázquez-Salom. Pasojat direkte në këtë rast do të ishin të kufizuara ndaj një pjese të vogël të komunave.

Turistët me një nivel më të lartë ekonomik do të kishin pretendime më të larta, duke konsumuar më shumë ujë, kanë tendencën për udhëtime më të shkurtra si dhe nëse u pëlqen edhe të blejnë imobilje. “Kjo bën që të vihet në lëvizje makineria e gentrifikimit dhe bashkë me të edhe e spekulimeve me imobiljet”, thotë Macià Blázquez-Salom. “Këta turistë kësisoj ndërhyjnë direkt në jetën e banorëve.”

Turizmi i konceptuar në favor të ruajtjes së mjedisit

Një pjesë e madhe e industrisë së turizmit ende mendon thjesht për shifrat në rritje. Çdo vit rritjet e rekordeve të vizitorëve pranohen me gëzim. Për shumë banorë në Spanjë në qytete si Barcelona, Venecia apo Palma de Mallorca rritjet e mëtejshme nuk janë një opsion. Pra çfarë duhet bërë? Një përpjekje mund të jetë, që numri i turistëve të mbahet në një nivel, aq sa mund ta përballojnë qytetet dhe komunat, thotë Paul Peeters.

Faktorët ekologjik dhe social duhet të luajnë në këtë kontekst një rol qendror. Për këtë megjithatë duhet të vendosen kontrata me shoqëritë ajrore dhe sipërmarrjet e porteve apo aeroporteve, sugjerojnë studiuesit e turizmit. Sepse shpesh këto kompani orientohen në tejkalim kapacitetesh, pra rritje dhe të ardhura të mëtejshme.

You Might Also Like

Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë

Anije e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, të paktën 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë kthesë në dialogun Kosovë-Serbi

Zvicra: Toka e Alpeve, liqene blu të pabesueshme dhe kështjella magjike, ku çdo kornizë është si një kartolinë

Osmani me Kallas: Koha që BE t’i përgjigjet Kosovës për hapin e radhës

TAGGED: #Evropa, #Turizmi
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ministri bullgar i kulturës të hënën në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times October 20, 2024
“M’u duk sikur më ra tavani”: Rrëfimi i Arbelës për kancerin në gji
Mediat boshnjake: Gjendet trupi i pajetë i meteorologut të zhdukur në Bjelasnicë
Kthimi me shumë peripeci i afganëve në vendlindje
MAShTI hap konkursin për 100 bursa për drejtimet deficitare dhe ato teknike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?