By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Përfundon restaurimi i Xhamisë së Meshinës
January 18, 2026
Haradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave
January 18, 2026
PDK: Vota e qytetarëve e shenjtë, çdo cenim i saj është i papranueshëm
January 18, 2026
Indonezia gjen rrënojat e aeroplanit të zhdukur me 10 trupa
January 18, 2026
Indonezia gjen rrënojat e aeroplanit të zhdukur me 10 trupa
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas gafës në samit, Biden e paraqet veten si mbrojtës të NATO-s dhe Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pas gafës në samit, Biden e paraqet veten si mbrojtës të NATO-s dhe Ukrainës
Ballina 2Rajon / Botë

Pas gafës në samit, Biden e paraqet veten si mbrojtës të NATO-s dhe Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 8:39 AM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë konferencës për media pas përmbylljes së samitit të NATO-s në Uashington më 11 korrik, bëri të ditur përpjekjet e tij për të ndërtuar partneritet për kundërshtimin e pushtimin rus të Ukrainës që nga viti 2022 dhe tha se ai do të vazhdojë ta mbajë “NATO-n të fortë”.

“Për ata që menduan se koha e NATO-s kishte kaluar, ata u përballën me një zgjim të ashpër kur [presidenti rus, Vladimir] Putin, pushtoi Ukrainën”, tha Biden.

Gjatë fjalimit hapës prej tetë minutash, që shpesh dukej si një fjalim fushate në kohën kur marrja e mandatit të dytë presidencial është vënë në pikëpyetje, Biden u mburr me veprimin e tij të hershëm për të paralajmëruar botën se Rusia po përgatitej të pushtonte fqinjin e saj dhe me ndërtimin e një koalicioni partnerësh për ta kundërshtuar këtë pushtim.

Biden tha se Putini mendoi se Ukraina do të bjerë “në më pak se një javë”, por shteti ende po reziston. Ai po ashtu tha se do të bëjë gjithçka “që lufta të përfundojë menjëherë”.

Paraqitja e tij para mediave është parë si moment kyç për presidentin amerikan, pas paraqitjes së tij të dobët gjatë debatit kundër Donald Trumpit, kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Paraqitja e Biden, 81 vjeç, gjatë debatit të 27 qershorit nxiti dyshime lidhur me aftësinë e tij për të mposhtur Trumpin apo për të shërbyer edhe për një mandat presidencial, nëse do të fitonte. Po ashtu, janë rritur thirrjet në mesin e mbështetësve demokratë dhe zyrtarëve të zgjedhur që Biden t’i japë fund fushatës presidenciale, edhe pse figurat e larta të partisë kanë vazhduar mbështetjen e tyre për presidentin amerikan.

Para se të niste konferenca, që nga disa u cilësua shumë e rëndësishme, Biden veçse u përball me kritika pasi gabimisht iu referua presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, si “presidenti Putin”.

Po ashtu, në konferencë ai bëri një gafë tjetër, pasi gabimisht iu referua Trumpit si “nënpresident” i tij.

Kur u pyet nga gazetarët nëse është i aftë që të shërbejë edhe për një mandat, Biden tha se do të vazhdojë fushatën e tij për president, duke theksuar se kontrollet neurologjike kanë treguar se ai është “në formë të mirë”. Presidenti amerikan insistoi se ai është “më i kualifikuari” për të qeverisur me ShBA-në.

Pas mbajtjes së samitit të NATO-s, në të cilin aleanca forcoi mbështetjen për përpjekjet e Ukrainës për t’u mbrojtur nga Rusia dhe iu referua Kinës si “mundësuese” e përpjekjeve të luftës të Moskës, Biden tha se në rast të negociatave në të ardhmen me presidentin Putin apo me presidentin kinez, Xi Jinping, “jam i gatshëm të merrem me ta tani dhe pas tre vjetësh”.

Megjithatë, ai shtoi se nuk është i gatshëm të bisedojë me Putinin, “nëse Putini nuk është i gatshëm të ndryshojë sjelljen e tij”.

“Ideja që ne do të jemi në gjendje që ta ndryshojmë rrënjësisht Rusinë në afat të shkurtër kohor ka pak gjasa të ndodhë”, tha Biden. “Por, një gjë është e sigurt, nëse ne e lejojmë Rusinë të fitojë në Ukrainë, ata nuk do të ndalen në Ukrainë”.

Megjithatë, Biden tha se SHBA-ja do të ndërmarrë një qasje të kujdesshme sa i përket lejimit të Ukrainës që të kryejë sulme thellë brenda territorit rus.

“Ne po vendosin në baza ditore se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë, sa larg duhet të shkojnë”, tha ai.

Këto deklarata Biden i bëri pasi presidenti ukrainas Zelensky, i bëri thirrje liderëve të NATO-s që të heqin të gjitha kufizimet ndaj Kievit, sa i përket përdorimit të armëve, të dhuruara nga NATO-ja, për të kryer sulme brenda territorit rus nëse ata duan që Ukraina të mposhtë forcat pushtuese të Rusisë.

“Nëse ai [Zelensky] do të kishte aftësi që ta sulmonte Moskën, Kremlinin, a do të kishte kjo kuptim? Nuk do të kishte”, tha Biden.

ShBA-ja në fillim të majit i tha Kievit dritën jeshile që të përdorë armët amerikane për të sulmuar territorin rus, në zonën kufitare, në mënyrë që t’i ndihmojë Ukrainës të zmbrapsë një ofensivë të madhe ruse pranë Harkivit.

Biden gjatë një takimi me Zelenskyn më herët gjatë 11 korrikut, njoftoi për ndihmë të re për Ukrainës.

SHBA-ja më pas njoftoi se do t’i dërgonte Ukrainës pajisje ushtarake në vlerë prej 225 milionë dollarësh, në paketën e tetë të ndihmës që nga miratimi i paketës prej 61 miliardë dollarësh në prill. Në paketën e re të ndihmës përfshihen bateri raketore për sistemin Patriot, sisteme kundërajrore, municione dhe raketa.

Gjatë konferencës për media pas përfundimit të samitit të NATO-s, Biden e paraqiti veten si mbrojtës të aleancës, teksa e portretizoi Trumpin si rrezik.

Presidenti amerikan akuzoi Donald Trumpin – i cili gjatë presidencës së tij nga viti 2017 deri më 2021 shpesh kishte kritikuar aleatët e NATO-s dhe kishte sugjeruar se mund ta largojë Uashingtonin nga aleanca – se nuk ka “përkushtim ndaj NATO-s”.

“Ai e ka bërë të qartë se nuk do të ndihej i obliguar që ta respektonte Nenin 5”, tha Biden për Trumpin, duke iu referuar paktit të NATO-s që kërkon përgjigjen e aleancës në rast se ndonjë shtet anëtar do të sulmohej.

Biden po ashtu pretendoi se gjatë samitit të NATO-s liderë të tjerë i kishin thënë atij se edhe një presidencë Trump do të ishte “katastrofë”.

“Nuk kam dëgjuar asnjë aleatë evropianë të më thotë ‘Joe, mos garo’”, tha Biden për gazetarët. “Ajo çfarë kam dëgjuar të më thonë është ‘Duhet të fitosh. S’mund ta lësh atë [Trumpin] të fitojë, ai do të ishte një katastrofë”.

Pas gafës së Bidenit, kur e prezantoi presidentin Zelensky si “presidenti Putin” – dhe menjëherë përmirësoi gabimin – disa liderë i dolën në mbrojtje.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Biden ishte në krye të detyrës gjatë samitit dyditor, ndërkaq kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se gabime të tilla ndodhin.

You Might Also Like

Indonezia gjen rrënojat e aeroplanit të zhdukur me 10 trupa

Indonezia gjen rrënojat e aeroplanit të zhdukur me 10 trupa

Cfare shtrirje kane ne Serbi, Paladinët rrjeti evropian i ekstremit të djathtë themeluar në Rusi

Pamje tmerruese nga veriu i larget e cila godit nga një stuhi e paparë prej 30 vitesh

Tetë persona të vrarë në tre orteqe në Austri

TAGGED: #Joe Biden, #Samiti i NATO-s
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komiteti Evropian i brengosur me krizën ekonomike në Ballkanin Perëndimor

Kosova Times Kosova Times September 16, 2022
Mbi një miliard njerëz përballen me obezitet në botë
Ushtria ukrainase raporton rritje të viktimave pas ndalimit të SHBA për shkëmbimin e inteligjencës
Gashani: Migracioni i parregullt nga Kosova drejt BE-së ka shënuar rënie
Kane tregon çfarë i tha Bellingahm para se të ekzekutonte penalltinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?