By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia shton trysninë ndaj NATO-s në përmbyllje të takimit të aleancës në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rusia shton trysninë ndaj NATO-s në përmbyllje të takimit të aleancës në ShBA
Ballina 2Rajon / Botë

Rusia shton trysninë ndaj NATO-s në përmbyllje të takimit të aleancës në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 7:03 PM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

Përmes sulmeve masive me raketa në Ukrainë këtë javë dhe njoftimit për rifillimin e prodhimit të raketave me rreze të gjatë veprimi, Moska po rrit trysninë mbi aleatët e NATO-s ndërsa udhëheqësit e aleancës perëndimore po përmbyllin takimin në e tyre në Uashington. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina, veprimet e Rusisë përkojnë me 75 vjetorin e themelimit të NATO-s, që u shënua në Uashington.

Një ditë përpara takimit të udhëheqësve të NATO-s në Uashington për të shënuar 75-vjetorin e themelimit të aleancës Atlantike, Rusia nisi një sulm masiv ndaj Ukrainës, përfshirë ndaj kryeqytetit të saj, gjatë orëve të ditës.

Forcat ruse përdorën raketa me rreze të mesme veprimi, që Moska njoftoi se do të rifillojë t’i prodhojë në masë. Këto lloje raketash mund të pajisen me mbushje bërthamore.

Rifillimi i prodhimit të këtyre raketave i mundëson Moskës të vazhdojë sulmet e saj në Ukrainën qendrore dhe perëndimore. Njoftimi erdhi pasi Rusia tha se Shtetet e Bashkuara po prodhonin sisteme raketore dhe po i dislokonin ato në Danimarkë dhe Filipine, ndërkohë që NATO vazhdoi zgjerimin e saj, duke miratuar vitin e kaluar anëtarësimin në aleancë të Suedisë dhe Finlandës.

“Mendoj se Rusia do ta kishte bërë këtë edhe nëse zgjerimi i NATO-s nuk do të kishte ndodhur. Rusia ka nevojë për këto lloje raketash edhe për luftën në Ukrainë. Pra, unë nuk pajtohem me idenë se kjo është për shkak të zgjerimit të NATO-s apo për arsye të tjera. Por, natyrisht Putini dhe Kremlini duan të japin përshtypjen se vendimi i tyre lidhet me zgjerimin e NATO-s”, tha për Zërin e Amerikës Jacob Kaarsbo, analist i politikave të sigurisë në organizatën “Think Tank Europa”.

Kremlini vazhdimisht akuzon vendet perëndimore për përshkallëzimin e tensioneve nëpërmjet furnizimit të Ukrainës me sisteme kundërajrore, tanke dhe avionë luftarakë. Por disa analistë paralajmërojnë se kërcënimet e fundit të Moskës për të rritur kapacitetet e saj me raketa duhet të merren seriozisht.

“Kërcënimit që po bën Putini për përdorimin e armëve bërthamore nuk duhet t’i ulet rëndësia. Kjo nuk është diçka që mund të nënvlerësohet nga një vëzhgues apo analist i përgjegjshëm i sigurisë kombëtare. Mund të jetë një kërcënim bosh apo i besueshëm, që një Putin shumë i dëshpëruar mund të përdorë një pjesë të arsenalit të tij taktik bërthamor”, tha për Zërin e Amerikës analisti Mark Hannah nga Instituti për Çështjet Globale.

Rusia nuk e ka arritur fitoren e shpejtë dhe të qartë që shpresonte kur filloi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në vitin 2022 dhe është ende e paqartë se cila palë do ta fitojë atë që tani konsiderohet një luftë shkatërrimtare me përparime të pakta nga palët dhe me shumë viktima.

Vëzhguesit thonë se ky skenar e bën Moskën të kërkojë masa më drastike dhe dëshpëruese, me shpresën për të ushtruar trysni mbi vendet perëndimore, që ato të pakësojnë mbështetjen për Ukrainën.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

TAGGED: #NATO, #Rusia
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Fjala e Presidentit për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Kosova Times Kosova Times August 24, 2025
Arrestohen tre persona, konfiskohen mbi 8 mijë e 500 euro të falsifikuara
ShBA, mediat sociale kthehen në arenë për debatin politik të fushatës presidenciale
Gurthemeli i shkollës së re në “Mati 1”: Investim në të ardhmen e arsimit në Prishtinë
Ylli prek fitoren e tretë radhazi, mposht Borën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?