By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA: Një snajper vrau dy zjarrfikës ndërsa po shuanin një zjarr në Idaho, policia është ende në kërkim të tij
June 30, 2025
Presidenti kolumbian: Serbia duhet të na shpjegojë pse i mban të burgosur intelektualët tanë
June 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 qershor
June 30, 2025
Kjo javë me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell
June 30, 2025
Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nju Jorku vë në shënjestër shitjet e paligjshme të marijuanës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Nju Jorku vë në shënjestër shitjet e paligjshme të marijuanës
Rajon / Botë

Nju Jorku vë në shënjestër shitjet e paligjshme të marijuanës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/17 at 8:26 PM
Kosova Times Published July 17, 2024
Share
SHARE

Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut po përballen me një rritje të numrit të dyqaneve të paligjshme që shesin marijuanë që janë shfaqur në pothuajse në çdo cep të qytetit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen numri i tyre u rrit tejmase pas legalizimit të kanabisit. Tregu i kanabisit në Nju Jork vlerësohet të jetë rreth 4 miliardë dollarë. Por, pronarja e një dyqani të licencuar i tha Zërit të Amerikës se vitin e kaluar bizneset e ligjshme në Nju Jork siguruan një fitim prej vetëm rreth 40 milionë dollarësh.

Në një festival të marijuanës që u mbajt së fundmi në Nju Jork, të pranishmit tymosën hapur kanabis në publik, falë ligjeve që lejojnë qytetarët ta bëjnë këtë kudo ku lejohet pirja e duhanit. Kjo përfshin edhe rrugët e qytetit.

“Kjo të jep ndjesinë e lirisë. Në këtë shoqëri dhe në këtë botë ndihesh kaq e kufizuar, por në Nju Jork, në këtë moment, kemi mundësinë të jemi të lirë”, thotë Siddy Static, përdoruese e marijuanës.

Pavarësisht lejimit të konsumit publik të marijuanës, burimi i produktit mbetet një çështje e rëndësishme. Në shtetin e Nju Jorkut, mbi 100 dyqane të ligjshme po konkurrojnë me mijëra dyqane të paligjshme që u shfaqën shpejt pas legalizimit. Ligji fillimisht parashikonte vetëm gjoba për këto dyqane, duke bërë që shumë pronarë të dyqaneve të paligjshme të vazhdonin punën pa frikë.

Ky çekuilibër ka shtuar trysninë financiare mbi bizneset e licencuara siç është “The Travel Agency”, një dyqan i ligjshëm i marijuanës në zemër të Manhatanit.

“Në shtetin e Nju Jorkut ky treg besohet të ketë një vlerë prej rreth 4 miliardë dollarësh. Vitin e kaluar, dyqanet e licencuara siguruan përfitim rreth 40 milionë dollarë. Pra, ka një hendek të madh dhe shpresa është që do të jemi në gjendje të hapim më shumë dyqane të ligjshme pasi të mbyllim të paligjshmet”, thotë për Zërin e Amerikës Arana Hankin Biggers, Drejtoreshë e dyqanit “The Travel Agency”.

Për të frenuar rritjen e dyqaneve të paligjshme, legjislatura e shtetit kohët e fundit u dha më shumë autoritet zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë për t’i mbyllur ato.

“Gjatë katër javëve të fundit, sipas ligjit të ri që është miratuar, në Nju Jork janë mbyllur gati 500 dyqane të paligjshme. Më parë autoriteti për të trajtuar këtë problem ishte i kufizuar.Tani që kemi kompetenca të reja shteti po vepron shumë më ashpër”, tha për Zërin e Amerikës John Kagia, Drejtor Politik i Zyrës së Nju Jorkut për menaxhimin e kanabisit.

Megjithatë, pronarët e dyqaneve të palicencuara argumentojnë se ato janë të nevojshme.

Billy Bashkëpronar i një biznesi të paligjshëm të kanabasit

“Mbyllja e të gjitha dyqaneve është gjëja më e keqe që mund të bësh. Ka mbi tre mijë dyqane të palicencuara në Nju Jork dhe në tërësi vetëm 55 të ligjshme. Askush nuk do të dojë të presë në radhë për të blerë kanabis”, thotë për Zërin e Amerikës Billy, bashkëpronar i një dyqani të palicensuar të kanabisit.

John Kagia nga zyra e Menaxhimit të Kanabisit në Nju Jork e kundërshton këtë qëndrim, duke thënë se ka rreziqe shëndetësore që lidhen me dyqanet e paligjshme.

“Ne nuk e dimë prejardhjen e produkteve të tyre. Ato nuk testohen Konsumatorët nuk e kanë idenë se çfarë po konsumojnë në krahasim me dyqanet e ligjshme ku produktet janë të rregulluara, testuara dhe rriten në shtetin e Nju Jorkut”, thotë zoti Kagia.

Pas legalizimit të marijuanës, Nju Jorku i është bashkuar 24 shteteve të tjera amerikane që e kanë bërë të njejtën gjë. Marijuana është legalizuar edhe në kryeqytetin amerikan, Uashington.

Veprimet e fundit në nivel federal mund të hapin rrugën për legalizim në mbarë vendin, duke çuar potencialisht në hapjen e mijëra dyqaneve të reja jo vetëm në Nju Jork, por në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

You Might Also Like

SHBA: Një snajper vrau dy zjarrfikës ndërsa po shuanin një zjarr në Idaho, policia është ende në kërkim të tij

Presidenti kolumbian: Serbia duhet të na shpjegojë pse i mban të burgosur intelektualët tanë

Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë

Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia

Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16

TAGGED: #Marijuanë, #Nju Jork
Kosova Times July 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Njerëzit e Hamasit mbërritën në Moskë,rusët i këshillojnë lirimin e shpejt të pengjeve

Kosova Times Kosova Times January 19, 2024
Da Silva Inacio ‘Ylli i Javës’
Ministrja Haxhiu nesër jep dëshmi për rastin Dehari
Biden: Mund të mos jem i vetmi që mund ta mposht Trumpin, por e njoh mirë atë
Abdixhiku: S’kemi kohë për të humbur, LDK do të merret me zgjedhjet lokale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?