By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kritika në Holandë për pushimet e gjata të familjes mbretërore në Greqi
August 8, 2025
Bota politike shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen e vajzës së Antonis Samaras
August 8, 2025
Kurth diplomatik? Ish-ambasadori paralajmëron Trumpin kundër dhënies së fitores së propagandës së Putinit
August 8, 2025
E gjete rrugën tënde?
August 8, 2025
Kryeministri britanik kundërshtoi me forcë Izraelin: Një veprim krejtësisht i gabuar, çon në gjakderdhje të re
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë ndodh nëse presidenti Biden tërhiqet nga kandidimi?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë ndodh nëse presidenti Biden tërhiqet nga kandidimi?
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë ndodh nëse presidenti Biden tërhiqet nga kandidimi?

Kosova Times
Last updated: 2024/07/20 at 5:27 PM
Kosova Times Published July 20, 2024
Share
SHARE

Të premten, ekipi elektoral i presidentit Joe Biden deklaroi se ai do të qëndrojë në garën presidenciale. Por numri i demokratëve që po shprehen publikisht se shanset e tij për të fituar në zgjedhjet e nëntorit janë të pakta por rritet dhe ekziston ende mundësia që presidenti Biden të tërhiqet. Vetëm të premten folën publikisht 12 demokratë të zgjedhur, duke e rritur në rreth 35 numrin e ligjvënësve dhe senatorëve demokratë që kanë kërkuar tërheqjen e presidentit nga gara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, demokratët duhet të marrin një vendim të shpejtë se kush do ta zëvendësojë atë dhe për mënyrën se si do të realizohet kjo.

Presidenti Biden është aktualisht i izoluar për shkak të COVID-it në shtëpinë e tij në Delauer. Nëse ai do të tërhiqej nga gara presidenciale, një skenar i mundshëm do të ishte që ai të mbështeste një kandidat alternativ.

Pothuajse të gjithë 3,896 delegatët që do të mblidhen në Kuvendin Kombëtar Demokrat në Çikago muajin e ardhshëm e kanë përcaktuar votën për presidentin Biden, i cili fitoi në zgjedhjet paraprake në mbarë vendin. Por siç thotë analisti politik John Fortier, ekziston një alternativë.

“Mund të bëhet ndonjë negociatë nëse Joe Biden vendos të tërhiqet dhe ndoshta mund të inkurajohet nënpresidentja Harris që të bëhet kandidatja zyrtare. Por nuk ekziston një garanci absolute, apo një mënyrë ligjore për ta zhvendosur mbështetjen drejt saj”, thotë zoti Fortier për Zërin e Amerikës.

E dyta në hierarkinë presidenciale, nënpresidentja Kamala Harris do të ishte zgjidhja e logjikshme.

58% e demokratëve mendojnë se zonja Harris do të ishte një presidente e mirë, sipas një anketimi të ri nga Qendra për Studime Publike dhe agjencia e lajmeve Associated Press. Por vetëm 30% e amerikanëve mendojnë se ajo duhet të kandidojë për presidente.

Publikisht ajo mbështet presidentin Biden.

“Joe Biden është kandidati ynë. E mundëm Trump-in njëherë dhe do ta mundim sërish. Pikë”, tha ajo.

Emërimi i një kandidateje afrikano-amerikane si zonja Harris, mund të ndihmonte edhe për të siguruar votat e afrikano-amerikanëve, një bazë themelore mbështetësish të Partisë Demokrate.

Megjithatë, demokratët mund të duan edhe të shmangin një imazh jodemokratik me një “kurorëzim” automatik, në veçanti nëse ka persona të tjerë që do të shprehnin dëshirën për të qenë kandidatë.

Ndër kandidatët e mundshëm janë edhe tre guvernatorë: Gavin Newsome i Kalifornisë, Josh Shapiro i Pensilvanisë dhe Gretchen Whitmer e Miçiganit.

“Objektivi i partisë do të jetë një proces përpara kuvendit dhe gjatë kuvendit, që do t’u japë pundësi personave që do të futen në garë të komunikojnë me delegatët. Mund të bëhen disa gjëra. Mund të ketë takime lokale. Mund të ketë edhe një debat”, thotë Elaine Kamarck, nga Instituti Brookings.

Gjatë kuvendit, demokratët duhet të vendosin edhe se cili do të jetë kandidat për nënpresident, një tjetër proces ky që mund të sjellë entusiazëm, por edhe ndasi.

“Kushdo që do të kritikojë më shumë kandidimin e zonjës Harris do të jetë ndoshta nga fraksioni i partisë që do të paraqesë kandidatin për nënpresident. Por janë të gjitha spekulime në këtë pikë, pasi nuk është parë një gjë e tillë më parë”, thotë Jennifer Mercieca, profesore për komunikimin politik në Universitetin Texas A&M.

Ndërsa afrojnë zgjedhjet e nëntorit, situata duket e trazuar për demokratët.

“Do ta bëjmë me shumë shpejtësi Amerikën sërish madhështore”, tha ish-presidenti Trump.

Republikanët kanë përfunduar tashmë kuvendin e tyre, duke demonstruar unitet në mbështetje të kandidatit të tyre për president, Donald Trump.

You Might Also Like

Kritika në Holandë për pushimet e gjata të familjes mbretërore në Greqi

Kurth diplomatik? Ish-ambasadori paralajmëron Trumpin kundër dhënies së fitores së propagandës së Putinit

Kryeministri britanik kundërshtoi me forcë Izraelin: Një veprim krejtësisht i gabuar, çon në gjakderdhje të re

Parlamentarët italianë befasojnë botën: Të veshur me ngjyra palestineze, ata kritikojnë qeverinë për heshtjen e saj

Trump pohon se ka ndërmjetësuar një paqe historike midis dy armiqve të betuar

TAGGED: #Joe Biden, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times July 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Moti në Kosovë me diell e vranësira

Kosova Times Kosova Times February 8, 2024
Hidroregjioni Jugor` me aksion për shkyçjen e ilegalëve dhe borxhlinjve
Diplomatët Chollet, Escobar, Bonne, Plotner, këtë muaj në Kosovë e Serbi
Konjufca për Walker: Dëshmia për Raçakun ishte kyç për fushatën e NATO-s
Sulmet izraelite vranë 15 njerëz në Gazë, thonë zyrtarët shëndetësorë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?