By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prindër dhe drejtues të shkollave kërkojnë direkt furnizim me libra
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prindër dhe drejtues të shkollave kërkojnë direkt furnizim me libra
Ballina 1Lajme

Prindër dhe drejtues të shkollave kërkojnë direkt furnizim me libra

Kosova Times
Last updated: 2024/07/23 at 1:07 PM
Kosova Times Published July 23, 2024
Share
SHARE

Prindër dhe drejtues të institucioneve arsimore, po ankohen së vitin e kaluar janë përballur me shumë probleme dhe jo të gjithë nxënësit në fillim të viti shkollor, kanë qene të pajisur me tekste shkollore. Ata po kërkojnë që të furnizohen drejtpërsëdrejti në shkolla, sikur në vitet paraprake.

Mënyra e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore për vitin e ri shkollor 2024/25 përmes subvencionimit të prindërve, po kritikohet nga prindër dhe drejtues të institucioneve të arsimit.

Disa prindër i thanë Radio Kosovës së vitin e kaluar janë përballur me shumë vështirësi. Sipas tyre, Ministria e Arsimit duhet të vazhdojë me shpërndarjen e teksteve në shkolla, pasi vitin e kaluar pajisja e fëmijëve me tekste shkollore ka qenë me shumë probleme.

“Më mirë është në shkollë, se tani po ka vonesa deri sa po i japin mjetet, me i ble tani prindërit, edhe po ka mungesa. Kështu që më mirë është në shkollë t’i keni librat, ashtu siç ka qenë përpara çdo vit.  Shumë kemi pasur probleme derisa i kemi gjetur librat. Disa atje e disa tjera ne vend tjetër, plus deri sa t’i ekzekutojnë mjetet në të holla. Më mirë ka qenë furnizimi në vitet e kaluara”, shprehet një prindër.

Se shumë komuna janë përballur me këtë problem sa i përket furnizimit të nxënësve me tekste shkollore, e thonë edhe drejtorët e drejtorive të arsimit.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Klinës, Qemajl Sejdija, i tha Radio Kosovës se kjo komunë vitin e kaluar ka pasur shumë vështirësi, pasi në këtë komunë nuk ka pasur as Librari.

Ai tha së gati një muaj pas fillimit të vitit shkollor nxënësit nuk kanë arritur të pajisen me tekste shkollore.

“Ne kishim probleme si komunë, sepse nuk kishim as librari. E vendimi që ishte marrë në MASHT, të subvencionohen prindërit dhe jo të furnizohen si vitet e kaluara, direkt nga kompanitë që kanë qenë të përzgjedhura për tekste shkollore, me të vërtetë kemi pasur shumë probleme si komunë. Mund të them me përgjegjësi të plotë, se ka qenë diku rreth tre javë që nxënësit kanë pasur probleme rreth furnizimit me libra”, tha Sejdija.

Edhe njohës të fushës së arsimit, po vlerësojnë se përvoja nga viti i kaluar për subvencionimin e prindërve, nuk u tregua efikase dhe se është e rëndësishme që furnizimi i nxënësve me tekste shkollore të bëhet me kohë.

You Might Also Like

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

TAGGED: #Prindër, #Tekste shkollore
Kosova Times July 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Makina më e preferuar për shqiptarët në 2022, “kurorën” e mban…

Kosova Times Kosova Times January 13, 2023
Këngëtarja britanike Marianne Faithfull ka vdekur në moshën 79-vjeçare
Ambasada e SHBA-ve uron Krishtlindjet
Zelensky: Pasojat e luftës do të prekin të gjithë botën
Kadrijaj: Agjenda legjislative diskutohet me kryeparlamentarin, jo Kurtin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?