By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Ia kanë shpëlarë trurin”: Sulmi në Beograd nxori në pah radikalizimin online
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Ia kanë shpëlarë trurin”: Sulmi në Beograd nxori në pah radikalizimin online
Ballina 2Rajon / Botë

“Ia kanë shpëlarë trurin”: Sulmi në Beograd nxori në pah radikalizimin online

Kosova Times
Last updated: 2024/07/28 at 2:53 PM
Kosova Times Published July 28, 2024
Share
SHARE

Babai i Millosh Zhujoviqit thotë se nuk u habit kur mori vesh se djali i tij 25-vjeçar kreu “sulmin terrorist” para Ambasadës së Izraelit në Beograd.

“E kam vërejtur se ia kanë shpëlarë trurin”, thotë Zoran Zhujoviq për Radion Evropa e Lirë.

I lindur në një fshat afër Beogradit, Milloshi u konvertua në Islam dhe më pas pranoi pikëpamjet ekstremiste.

Më 29 qershor, para Ambasadës izraelite në Beograd, ai plagosi me hark me shigjeta një polic, i cili e vrau në vetëmbrojtje.

Autoritetet serbe e cilësuan sulmin si “terrorist”.

“Kam pasur frikë se mund ta dërgojnë diku, të bëjë ndonjë budallallëk”, thotë Zorani për të birin.

Babai i Milloshit gjatë bisedës me gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Iva Martinoviq.
Babai i Milloshit gjatë bisedës me gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Iva Martinoviq.

Duke folur në ditën e sulmit, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Milloshi mori emrin Salahudin dhe u zhvendos për të jetuar në Novi Pazar.

Përpara se të shkonte në këtë qytet në jugperëndim të Serbisë, ai jetonte me prindërit e tij në një fshat të Mlladenovcit, afër Beogradit.

Babai i tij tregon se ai u përpoq të hynte në akademinë e policisë dhe më pas punoi në punë të ndryshme sezonale.

“Futej në internet. Dëgjonte gjithçka të keqe. Ata nuk janë myslimanë. Myslimanët nuk bëjnë gjëra të tilla. Se kur ra në kontakt me ata që rishkruajnë Kuranin dhe gjithçka, se me kë shoqërohej, me kë merrej…”, shprehet Zorani.

Certifikatë me të dhëna të Millosh Zhujoviqit
Certifikatë me të dhëna të Millosh Zhujoviqit

Në Beograd dhe në Novi Pazar, ku Milloshi u martua, u arrestuan disa persona nën dyshimet për lidhje me terrorizmin.

Megjithatë, u konstatua se sulmuesi kishte vepruar në mënyrë të pavarur.

“Në vend të sulmeve kolektive, grupore, ndaj objektivave të zgjedhura, kemi gjithnjë e më shumë individë që i kryejnë këto sulme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Vllado Azinoviq, ekspert për çështje të sigurisë me bazë në Sarajevë.

“Një fenomen tjetër i vënë re nga ky rast, është radikalizimi i përshpejtuar në hapësirën digjitale. Praktikisht, çdokush mund të bëhet terrorist dhe sulmi mund të ndodhë kudo”, shton ai.

Vllado Azinoviq, ekspert për çështje të sigurisë
Vllado Azinoviq, ekspert për çështje të sigurisë

Në një video-adresim, Milloshi kishte shprehur besnikërinë e tij ndaj udhëheqësit të grupit terrorist Shteti Islamik.

Videoja u publikua në kanale të Telegramit, të afërta me këtë grup, por Radio Evropa e Lirë nuk arriti të përcaktonte se kur dhe ku ishte incizuar videoja.

Azinoviq kujton se Shteti Islamik u mund ushtarakisht në mars të vitit 2019, por thotë se ideologjia e tij nuk u mposht.

“Ideologjia vazhdon të shërbejë si frymëzim për individë si ky i ri në Beograd, që kreu sulmin. Sulmi në ambasadë të shtunën, kur ajo është e mbyllur dhe nuk ka staf, është çmenduri nga pikëpamja strategjike. Sulmi ka pasur vetëm karakter simbolik. Ai shkoi atje për të vdekur”, thotë Azinoviq.

Në platformat e grupit terrorist u bë e ditur se Milloshi ishte mbështetës i tij, por grupi nuk e mori përgjegjësinë për sulmin.

Megjithatë, grupi “u mburr” se e ka frymëzuar këtë sulm dhe disa të tjera, që janë kryer nga individë në të gjithë botën.

“Pas asaj që ka ndodhur tetorin e kaluar në Lindje të Mesme, pas sulmit të Hamasit – [grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera] – në Izrael dhe pas hakmarrjes së Izraelit, ky diskurs u përforcua edhe më shumë”, thotë Azinoviq.

Fakulteti për Studime Islamike në Serbi
Fakulteti për Studime Islamike në Serbi

Pas sulmit, autoritetet në Serbi shpallën nivelin e kuq të kërcënimit nga terrorizmi.

Në Novi Pazar, ku popullsia shumicë është myslimane, u bastisën disa lokacione.

Të dyja komunitetet islamike, të cilat janë ndarë që nga viti 2007, e dënuan sulmin.

Novi Pazar
Novi Pazar

Esat Kundakoviq, babai i një të riu nga Novi Pazari, i vrarë në luftën në Siri, thotë se kur dëgjon për sulme të tilla si ai në Beograd, “nuk e fajëson atë që e ka kryer”, por komunitetin që, siç shprehet, “nuk ka bërë aq sa duhet për t’i integruar të rinjtë”.

Esat Kundakoviq, babai i një të riu nga Novi Pazari, i vrarë në luftën në Siri
Esat Kundakoviq, babai i një të riu nga Novi Pazari, i vrarë në luftën në Siri

Djali i Esatit u vra në vitin 2013, një muaj e gjysmë pasi u largua nga Serbia për në Siri dhe iu bashkua luftës kundër forcave shtetërore.

Dy vjet më vonë, Serbia miratoi një ligj që dënon shkuarjen në fushëbeteja të huaja.

Shtatë persona u dënuan në vitin 2018 për komplot për të kryer terrorizëm.

Sulmi para Ambasadës izraelite ishte i pari i tillë në Serbi në pesëdhjetë vjetët e fundit.

Niveli i kuq i kërcënimit u hoq më 5 korrik dhe ministri i Brendshëm tha se “nuk ka ndonjë organizatë më të gjerë që ka marrë pjesë në përgatitjen e aktit terrorist”.

Azinoviq thotë se kur procesi i radikalizimit dhe rekrutimit ndodh në hapësirën digjitale, është e vështirë të parandalohen sulmet e tilla dhe rastet e terrorizmit në përgjithësi.

Fotografi nga e kaluara e Millosh Zhujoviqit
Fotografi nga e kaluara e Millosh Zhujoviqit

Një hulumtim i Komitetit joqeveritar të Helsinkit tregon se lufta kundër terrorizmit në Serbi është reduktuar në një politikë ndëshkuese.

Me parandalimin thuhet se merren komunitetet lokale dhe individë si Esat Kundakoviq, i cili që nga vdekja e të birit në Siri në vitin 2013, i është përkushtuar largimit të të rinjve nga radikalizimi.

Si faktorë që ndikojnë më shumë në radikalizim shihen marrëdhëniet familjare, problemet me shëndetin mendor dhe varfëria.

“[Të radikalizuarit] zakonisht vijnë nga disa margjina sociale dhe ekonomike… Edhe varfëria, mungesa e punës, profesioni në përgjithësi mund të kontribuojnë që dikush të angazhohet ose të jetë objektiv më i përshtatshëm për rekrutim”, thotë Azinoviq.

Serbia ka tre vjet që nuk ka një strategji të vlefshme për luftën kundër terrorizmit.

Qeveria nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se përse nuk është miratuar dokumenti kyç për parandalimin e akteve terroriste.

You Might Also Like

Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur

Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve

Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën

Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve

Rusia sulmoi Kievin. Kremlini: Është hakmarrje për aktet terroriste të Ukrainës

TAGGED: #Millosh Zhujoviq, #Radikalizmi online, #Sulmi në Beograd
Kosova Times July 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Këshilli i Prindërve: Çregjistrim masiv i nxënësve nëse nuk fillon mësimi më 3 tetor

Kosova Times Kosova Times September 29, 2022
Labëria me ujëvarat e Progonatit dhe Nivicës një përrallë magjepsëse me dyer të hapura
Shqipëri, shumica e bashkive nuk kanë një plan për menaxhimin e pyjeve
Kurti: Marrëveshja Bazike të zbatohet në tërësi, nënshkrimi garancion
Ukraina: Zmbrapsëm përpjekjen e Rusisë për përparim në Harkiv
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?