By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë
June 1, 2025
Kurti: Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë
June 1, 2025
Kryediplomati i Bosnje dhe Hercegovinës arrin në Kosovë
June 1, 2025
Bajrami kritikon Rizvanollin për furnizimin me energji nga KEK
June 1, 2025
Vjen në Kosovë, përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, pyjet, një pasuri kombëtare që vazhdon të keqmenaxhohet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, pyjet, një pasuri kombëtare që vazhdon të keqmenaxhohet
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, pyjet, një pasuri kombëtare që vazhdon të keqmenaxhohet

Kosova Times
Last updated: 2024/07/28 at 10:16 PM
Kosova Times Published July 28, 2024
Share
SHARE

Sipas inventarit të fundit, realizuar në vitin 2021, rreth 40 për qind e sipërfaqes së Shqipërisë është e mbuluar nga pyjet, çka dëshmon për një pasuri të madhe për ekonominë dhe biodiversitetin e vendit. Megjithatë, gjatë 30 viteve të fundit kjo pasuri kombëtare është keqpërdorur dhe keqmenaxhuar. Moratoriumi për pyjet, i vendosur në vitin 2016 dhe që vazhdon ende, ka frenuar në një masë prerjet e jashtëligjshme, por pa ndikuar sa duhet në shtimin e sipërfaqeve pyjore. Sipas specialistit të pyjeve dhe mjedisit, Mark Rupa, kjo për shkak të pamundësisë së strukturave përgjegjëse për të menaxhuar dhe mbrojtur nga dëmtimi sipërfaqet pyjore, por edhe zjarret thuajse të përvitshme.

“Sipas sistemit evropian të informacionit për zjarret në pyje, Në Shqipëri për vitin 2024 kemi rreth 36 zona të prekura nga zjarri në një sipërfaqe të përgjithshme të djegies prej 11 mijë hektarësh. Është një sipërfaqe e konsiderueshme. Në qoftë se i referohemi statistikave edhe nga vendet fqinje, në Malin e Zi janë rreth 96 zona ku ka rënë zjarr, por sipërfaqja e djegur është më e vogël”.

Këtë vit, thuajse çdo ditë vazhdojnë të regjistrohen më shumë se 20 vatra zjarri në qarqet Shkodër, Dibër, Kukës, Gjirokastër, Vlorë apo Lezhë.

Ndryshimet klimatike të viteve të fundit kanë ndikuar në zgjatjen e sezonit të zjarreve në sipërfaqet pyjore edhe në Shqipëri. Dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës, profesor Leonidha Peri, thotë se tani zjarret fillojnë që në muajin mars dhe vazhdojnë deri në fund të tetorit, ndërkohë që vite më parë nisnin në muajin qershor deri në shtator. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë një periudhe 13 vjeçare, nga viti 2009 deri në 2021, në Shqipëri u dogjën nga zjarret më shumë se 230 mijë hektarë pyje.

“Po marr këtu vitet 2007, 2011, 2012, 2017. Në vitet 2011-2012 kemi të djegur ose të përshkuar nga zjarret rreth 50-60 mijë hektarë. Po edhe në vitin 2017, 2021 nuk jemi në këto nivele, por jemi në nivelin e 30 apo 40 mijë hektarë. Pra, ndryshimet klimatike e kanë rritur riskun dhe do ta bëjnë këtë risk të zjarreve edhe më të madh. Ndaj këtu, mes të tjerash, është edhe përgjegjësia e sektorit të pyjeve”.

Për shkak të Moratoriumit të vitit 2016 për pyjet, i cili ndaloi një pjesë të aktiviteteve tregtare, aktualisht ndikimi i pyjeve në prodhimin e përgjithshëm kombëtar nuk është ai i mundësive dhe kapaciteteve që ka ky sektor. Megjithatë, një pjesë e familjeve që jetojnë në zonat rurale, përfitojnë nga grumbullimi i bimëve mjekësore, frutave të pyllit apo aktiviteteve ndihmëse në pyje. Nga studimet e Fakultetit të Shkencave Pyjore, sipas profesor Peri, një familje mund të gjenerojë deri në 10 -15 për qind të të ardhurave, pikërisht nga përdorimi i produkteve apo shërbimeve nga pyjet.

Kapacitetet e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore, sidomos në zonat e thella malore, janë të kufizuara. Shërbimi zjarrfikës ka vetëm 147 automjete zjarrfikëse, pjesa më e madhe të vjetruara dhe të papërshtatshme për situatat në pyje, dhe rreth 1300 punonjës, por asnjë avion zjarrfikës.

Specialisti i pyjeve dhe mjedisit, Mark Rupa, thotë se forca parandaluese dhe reaguese për mbrojtjen e sipërfaqeve pyjore vazhdon të jetë shumë e dobët.

“ Në Shqipëri kemi mungesë të një qendra trajnimi profesional për personat që duhet të trajnohen për shuarjen e zjarreve në pyje. Kemi një edukim në fakultetin e pyjeve në Tiranë, i cili jep për momentin vetëm informacion të përgjithshëm, por jo një trajnim të licencuar sipas standardeve të BE”.

Gjatë 30 viteve të fundit në Shqipëri ka pasur disa herë përpjekje për të ristrukturuar sistemin e qeverisjes në pyje, por pavarësisht kësaj, sistemi vazhdon të vuaj, me reformën e decentralizimit në pyje, në vitin 2014, thotë profesor Peri, praktikisht u çmontua i gjithë sistemi qendror i qeverisjes në pyje duke ju kaluar bashkive, të cilat nuk kanë kapacitetet dhe infrastrukturën e nevojshme për menaxhimin e tyre.

“Sigurisht jemi të ndërgjegjshëm se sot bashkitë e vendit kanë një mungesë të madhe qoftë në infrastrukturë, qoftë edhe në personel. Numri i personelit të punësuar në bashkitë e vendit sot është në termat e gati 30 për qind të inxhinierëve të pyjeve për gati 60, 70 për qind të vendeve të punës për specialistë të pyjeve, bazuar në parametrat që ligji i pyjeve kërkon. Pra, nevoja për specialist të pyjeve sot është jashtëzakonisht e madhe”.

Ndërkohë, sipas profesor Peri, vitet e fundit është shtuar interesimi i të rinjve për të ndjekur studimet në fakultetin e shkencave pyjore. Këtë vit u nënshkrua një marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Austrisë, e cila synon reformimin brenda 5 viteve të ardhshme të gjithë ofertës mësimore duke përfshirë edhe ristrukturimin e programeve mësimore në përputhje me standardet evropiane.

You Might Also Like

Kryediplomati i Bosnje dhe Hercegovinës arrin në Kosovë

Komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës jep dorëheqjen pas sulmit vdekjeprurës që vret 12 ushtarë

Një mjek palestinez, nëntë fëmijët e të cilit u vranë në një sulm izraelit, ndërroi jetë nga plagët e marra

Sulm i madh ukrainas në të gjithë Rusinë: “Bombarduesit rusë digjen masivisht”

Sulmues të maskuar sulmojnë një pub në Rivierën e famshme spanjolle, vrasin dy britanikë

TAGGED: #Keqmenaxhim, #Pyje, #Shqipëri
Kosova Times July 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

MPJD e Kosovës dhe ajo e Austrisë zhvilluan konsultime politike

Kosova Times Kosova Times June 3, 2024
Konferenca për Ukrainën: Rusia duhet të paguajë për dëmet
BQK: Provizionet për kredi u zvogëluan për 4.80 milionë
Mjaftojnë vetëm 30 mililitra në ditë: Lëngu i këtij fruti përmirëson kujtesën dhe inteligjencën
Rama: Hapësirat te “Santea” në Dardani po lirohen për transformim të plotë të zonës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?