By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama në Ditën e Veteranit të UÇK-së: Janë vlera të sakrificës
December 31, 2025
Grabitet nga një burrë që hiqej si oficer policie
December 31, 2025
Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore
December 31, 2025
Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe
December 31, 2025
Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryediplomati i Shqipërisë: Bosnja të rivlerësojë qasjen për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kryediplomati i Shqipërisë: Bosnja të rivlerësojë qasjen për Kosovën
Ballina 2Rajon / Botë

Kryediplomati i Shqipërisë: Bosnja të rivlerësojë qasjen për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/07/29 at 2:31 PM
Kosova Times Published July 29, 2024
Share
SHARE

Shqipëria e mbështet perspektivën evropiane të Bosnjë-Hercegovinës dhe synon të forcojë më tej raportet përmes ambasadave të rihapura në të dyja kryeqytetet.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, priti të hënën homologun e Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq për të diskutuar nga afër çështjet nga turizmi e siguria rajonale, te Kosova dhe Bashkimi Evropian.

“Me ministrin Konakoviq konstatuam se potenciali i zhvillimit dhe marrëdhëniet dypalëshe janë ende të pashfrytëzuara si duhet. Vendosëm disa piketa të punës së mëtejshme dhe diskutuam drejtimet për hedhjen e mundësive të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh. Vullneti ynë është të ecim sa më shumë përpara”, tha ai,

Sipas tij, rihapja e ambasadave respektive në dy kryeqytetet tona synon realizimin konkretisht të këtij vullneti.

“Procesi i integrimit europian ishte një tjetër kapitull i rëndësishëm i bisedave. Shqipëria vlerëson dhe mbështet përpjekjet e Bosnjë-Hercegovinës në këtë drejtim, të cilat së fundmi kanë dhënë edhe rezultat konkret, siç është marrja e statusit të vendit kandidat dhe rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave. Kjo perspektivë na ndihmon të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin e të na afrojë më shumë, edhe në kontekstin e integrimit ekonomik rajonal përmes tregtisë mes nesh e BE-së. Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina ndajnë një qasje të njëjtë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe në këtë kuadër i shpreha mikut tonë boshnjak kërkesën për një rivlerësim të qëndrimit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale apo edhe nismat që kanë të bëjnë me shkëmbimet ndërnjerëzore mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, si dy vende fqinje, por edhe si realitete gjeopolitike të shekullit të ri në funksion të paqes dhe stabilitetit në hapësirën tonë të përbashkët. Kosova lypset të këqyret nga një pikë bashkëkohore, realiste dhe pragmatike. Prekëm edhe çështjet e sigurisë në rajon e më gjerë. Pata rastin t’i përsëris kolegut dhe mikut tim boshnjak mbështetjen e plotë për tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës,” u shpreh ministri Hasani në konferencën e përbashkët për shtyp.

Kurse Konakoviq vlerësoi bashkëpunimin diplomatik me Shqipërinë dhe mundësitë “për të zhvilluar së bashku turizmin” në të dyja vendet. Një falënderim edhe për nismën e qeverisë shqiptare për të bashkësponsorizuar rezolutën e OKB-së për të dënuar gjenocidin në Srebrenicë. “Do të propozoj që Tirana të jetë destinacion i radhës për turizëm,” tha ministri Konakoviq.

You Might Also Like

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Vdekje tronditese ne Serbi: Vdekja e një burri (55) trupi i të cilit u gjet i lidhur në një shtyllë

Ata mbërritën fshehurazi dhe shkaktuan shqetësim të madh në NATO

TAGGED: #Elmedin Konakoviq, #Igli Hasani
Kosova Times July 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Deputetët Hoxha dhe Gashi pretendojnë se me “izën” e Radoiçiqit votuan pro Vjosa Osmanit presidente

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
Derbi kuqezi në Serie A, Asllani sfidon Bajramin
Politikani serb bën thirrje që Dodik t’i ndalohet hyrja në Serbi: “Ai i quan fëmijët tanë të qelbur”
Kosova tashmë ka hyrë në muajin e gjashtë pa institucione të reja
Çka janë Rezervat Shtetërore dhe si mbushen ato?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?