By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Minatorët e `Trepçës` qe dy muaj pa paga
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Minatorët e `Trepçës` qe dy muaj pa paga
Ballina 1Lajme

Minatorët e `Trepçës` qe dy muaj pa paga

Kosova Times
Last updated: 2024/07/30 at 8:49 PM
Kosova Times Published July 30, 2024
Share
SHARE

Trepça nuk po gjen assesi qetësi. Sërish minatorët e kësaj ndërmarrjeje po përballen me mungesë të pagave. Ata nuk janë paguar që 2 muaj, andaj puna ka disa javë që është ndalur në minierën e Trepçës në Stantërg. Bordi i Trepçës nga ana e tij thekson se po mundohen që të gjejnë zgjidhje.

Që 21 ditë, puna është ndalur në minierën e ‘Trepçës’ në Stan Tërg. Gjiganti i dikurshëm metalurgjik që dy muaj nuk ka arritur t’i paguaj minatorët.

“Krejt kemi familje, kemi kredi. Për që s’na këqyr Qeveria qishtu si kemi shti mendtë. Qitu në mëngjes kur kanë ardhë minatorët, s’kanë pasë pare për bukë”, tha për RTK, Sadik Aliu, minator.

Kryesindikalisti i minatorëve nuk përjashton protestën si hap të radhës për të shprehur pakënaqësinë, nëse nuk arrihet një zgjidhje.

“Për shkak detyrimeve financiare ndaj instituvioneve financiare, për shkak detyrimeve e termineve mjekësore që i kanë, ndaj qirave e shumë të tjera, minatorët janë ardhë në një gjendje shumë të rëndë sa që ka prej tyre që po paraqesin shqetësime, disa prej tyre po thonë se kanë mungesë edhe të ushqimit”, tha Ibrahim Jonuzi, kryetar i sindikatës së minatorëve.

Nga menaxhmenti i ndërmarrjes kanë deklaruar se po punojnë për të tejkaluar vështirësitë financiare në mënyrë që punëtorët të marrin pagat dhe minatorët t’i kthehen punës në minierë.

“Bordi Mbikëqyrës i cili ka marrë detyrën këtë muaj, po punon ngushtë me menaxhmentin për të zbatuar një plan veprimi emergjent dhe po zhvillon komunikim të vazhdueshëm me aksionarët-Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe punëtorët, për të mundësuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate.

Puna në minierë ishte ndalur edhe në tetor të vitit të kaluar. Pas 11 ditësh grevë, minatorët kishin dalë nga nëntoka.

Ekzekutimi i pagave me kohë ishte një ndër pikat e marrëveshjes që ishte arritur atëkohë në mënyrë që minatorët të dilnin nga greva, por puna u ndërpre sërish për shkak se kjo marrëveshje nuk po zbatohet.

You Might Also Like

Familjet e policëve të rënë pa pagesa, Sindikata kërkon zgjidhje

Përfundon numërimi i votave, LVV 51 %, PDK 20 %, LDK 13% dhe AAK 5.5%

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Osmani: Siguria garantohet me partnerë të besueshëm

Aksion i gjerë kundër krimeve ekonomike

TAGGED: #Minatorët, #Paga, #Trepça
Kosova Times July 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku: Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë

Kosova Times Kosova Times October 26, 2024
Horoskopi ditor për 11 qershor
Rusia po mbledh dhjetëra mijëra trupa në Kursk, thotë Ukraina
Profesori i shquar britanik David Hirsh largohet nga Konferenca në Jerusalem për shkak të pranisë së Dodik
Një recetë e thjeshtë për një rizoto të hollë me spinaq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?