By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hajdari për rezervat shtetërore: Duhej të mbronim sigurinë tonë kombëtare
November 14, 2025
ASK: Bie numri i lindjeve në muajin shtator 2025
November 14, 2025
Burri vrau gruan në Francë dhe më pas u vetëvra
November 14, 2025
Weber: Shqipëria, një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë
November 14, 2025
Rusia do të merr 12,000 punëtorë të Koresë së Veriut për të rritur prodhimin e dronëve Shahed
November 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 31.7% e të rinjve në Serbi janë për kthimin e Kosovës përmes ushtrisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > 31.7% e të rinjve në Serbi janë për kthimin e Kosovës përmes ushtrisë
Ballina 2Rajon / Botë

31.7% e të rinjve në Serbi janë për kthimin e Kosovës përmes ushtrisë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/15 at 9:29 PM
Kosova Times Published August 15, 2024
Share
SHARE

Që ta njohë Serbia Kosovën, 18.4 për qind e të rinjve mendojnë vetëm me një kusht konkret: ndryshimin e kufijve, në mënyrë që shumica e popullatës serbe në Kosovë të mbetet brenda Serbisë, ndërkaq vetëm 8.5 për qind e të anketuarve besojnë se njohja e pavarësisë së Kosovës është zgjidhja më e mirë.

Rreth 31.7 për qind e të rinjve në Serbi besojnë se ai vend duhet “në momentin e duhur të kthehet pushtetin e plotë në Kosovë përmes mjeteve ushtarake”, thuhet në raportin e publikuar mëngjesin e sotëm nga organizata ombrellë e rinisë së Serbisë (KOMS) dhe Fondacioni Trag mbi pozitën dhe nevojat e të rinjve në Serbi.

Një përqindje pak më e vogël e të anketuarve, 21.5 për qind e tyre, thonë se çështja e “statusit të Kosovës” duhet lënë për më vonë dhe se “duhet të punohet tani për pajtim”.

Hulumtimi i KOMS-it dhe Fondacionit Trag tregoi gjithashtu se të rinjtë në Serbi janë shumë të interesuar për “temat kombëtare” – politika e jashtme e Serbisë, situata në rajon, veçanërisht marrëdhëniet me Republikën e Kosovës. Rreth 41.4 për qind e të rinjve i kanë veçuar këto tema si më të rëndësishmet.

Të rinjtë në Serbi janë të shqetësuar nga problemet e funksionimit të demokracisë (47.6%), korrupsioni dhe krimi (46.9%), si dhe problemet ekonomike (38.7%).

Marrëdhëniet me BE-në dhe NATO-n

Qëndrimi i të rinjve ndaj integrimit euroatlantik të Serbisë është indikativ. Në të vërtetë, të pyetur nëse e mbështesin hyrjen e Serbisë në BE, e njëjta përqindje e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht dhe negativisht – 39 për qind e tyre për dhe kundër, ndërsa 42,8 për qind – neutrale.

Në pyetjen se pse Serbia nuk është anëtare e BE-së, 62.4 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se kjo është për shkak se Beogradi nuk dëshiron ta njohë Kosovën, ndërsa 59 për qind e tyre besojnë se Serbia nuk i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim. Kurse 57.8 për qind e të anketuarve mendojnë se arsyeja e pritjes para derës së BE-së është se Serbia nuk heq dorë nga marrëdhëniet e mira me Rusinë dhe Kinën.

Kur bëhet fjalë për qëndrimin ndaj politikës së jashtme të Serbisë, 39 për qind e të rinjve mendojnë se Serbia duhet të vazhdojë balancimin ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, ndërsa një e katërta e tyre mendojnë se duhet t’i drejtohet Rusisë dhe Kinës. Vetëm 16 për qind e të rinjve në Serbi besojnë se vendi i tyre duhet të mbështetet në ShBA, kur bëhet fjalë për orientimin e politikës së jashtme.

Një sondazh për qëndrimin ndaj anëtarësimit të Serbisë në NATO ka treguar se 58 për qind e të rinjve mendojnë se Serbia nuk duhet të krijojë asnjë marrëdhënie me NATO-n, ndërsa vetëm 20 për qind e të anketuarve mbështesin bashkëpunimin, por jo anëtarësimin e vendit në Aleancën Ushtarake të Atlantikut të Veriut. /RTK/

You Might Also Like

Rusia do të merr 12,000 punëtorë të Koresë së Veriut për të rritur prodhimin e dronëve Shahed

Themeluesi i Pink Floyd qorton personazhet e famshëm ‘pa dijeni’ për ndihmën që i japin Ukrainës

Dyqanet e veshjeve dhe këpucëve kanë filluar të mbyllen masivisht në Moskë

Forcat ukrainase sulmuan një port dhe një depo nafte në Novorossiysk

Vendet që Rusia i konsideron armiqësore

TAGGED: #Kosova, #Serbia, #Ushtria
Kosova Times August 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti në takim me Jun: Kompanitë si KIA janë të mirëseardhura për të investuar në Kosovë

Kosova Times Kosova Times June 3, 2023
Publikohet në muajin nëntor fjalori më i madh i gjuhës shqipe
Shpendi lëndohet, largohet i përlotur nga fusha
Çfarë dihet për digën e shkatërruar ukrainase dhe cilat janë pasojat?
Orban kijoi kaos: Kreu i diplomacisë evropiane dënoi lëvizjen e tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?