By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së
November 17, 2025
Hamza nderon Thaçin: Me vizion e sakrificë e bënë Kosovën shtet
November 17, 2025
Krasniqi dorëzon mandatin: PDK ka nevojë për një momentum të ri
November 17, 2025
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Norvegjisë në Kosovë
November 17, 2025
Gërvalla në ‘La Sapienza’:Integrimi i Kosovës në BE, nevojë strategjike
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky kërkon sërish leje për përdorimin e armëve me rreze të gjata për sulme brenda Rusisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zelensky kërkon sërish leje për përdorimin e armëve me rreze të gjata për sulme brenda Rusisë
Ballina 2Rajon / Botë

Zelensky kërkon sërish leje për përdorimin e armëve me rreze të gjata për sulme brenda Rusisë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/19 at 9:53 PM
Kosova Times Published August 19, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar të hënën përsëri vendeve aleate ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët me rreze të gjata veprimi për të kryer sulme thellë brenda Rusisë.

“Ukrainën e ndan vetëm një vendim nga ndalja e përparimit të ushtrisë ruse në vijën e frontit, për të cilin ne po i presim partnerët tanë: vendimi për armët me rreze të gjata veprimi”, tha Zelensky gjatë një fjalimi para ambasadorëve ukrainas.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Ukrainës kanë vendosur kufizime në përdorimin e armëve me të cilat e furnizojnë Kievin, për shkak të druajtjeve se mund ta përshkallëzojnë luftën.

Zelensky u tha gjithashtu diplomatëve se forcat ukrainase i kanë marrë nën kontroll 92 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë dhe se tani e kanë nën kontroll një territor të armikut me sipërfaqe prej 1.250 kilometrash katrorë.

Ushtria ukrainase e nisi një inkursion befasues në rajonin kufitar rus para dy javëve.

“Ushtarët ukrainas po i vazhdojnë operacionet e mbrojtjes në zona të caktuara të rajonit Kursk të Federatës Ruse”, tha Zelensky.

“Ne po vazhdojmë forcimin e pozicioneve tona, duke i stabilizuar zona të caktuara dhe duke mbushur fondin e këmbimit”, tha Zelensky duke iu referuar ushtarëve rusë që Ukraina i ka burgosur.

Operacioni është gjithashtu “investimi ynë më i madh në procesin e lirimit të ukrainasve nga robëria në Rusi. Ky është njëri prej synimeve tona”, theksoi ai.

Më herët, Zelensky tha në Telegram se forcat ukrainase janë duke i përmbushur synimet e tyre duke vazhduar me inkursionin në Kursk, ndërsa Moska e pranoi se Ukraina e ka dëmtuar urën e tretë mbi lumin Sejm, e cila është e rëndësishme për lëvizjen e trupave ruse në rajon.

Konfirmimi është bërë përmes një komunikate të lëshuar prej një anëtari të Komitetit Hetues të Rusisë, e cila më pas është publikuar në telegram nga një gazetar i televizionit shtetëror rus, Vladimir Solovyov.

Më 18 gusht, komandanti i forcave ajrore të Ukrainës, Mykola Oleschuk, ka thënë se trupat e tij kanë dëmtuar urën e dytë strategjike përmbi Sejm, duke kufizuar kapacitetet furnizuese të Rusisë, teksa tenton të parandalojë forcimin e pozicioneve ukrainase.

Blogerë ushtarakë rusë kanë publikuar më parë një video kur është goditur ura e parë, afër fshatit Zvanoje në Kursk.

Sipas zyrtarëve rusë të sigurisë, shkatërrimi i asaj ure e ka pamundësuar qarkullimin në distriktin Glushkov.

Analistët besojnë se shkatërrimi i urave mbi Sejm është taktikë shumë e rëndësishme për të forcuar pozicionet dhe për t’ia pamundësuar Moskës furnizimin e trupave të veta ushtarake.

Ukraina e ka nisur një kundërofensivë të papritur në rajonin rus Kursk, më 6 gusht, duke ndryshuar dinamikën e luftës së nisur dy vjet e gjysmë më parë.

Si pasojë e kundërofensivës ukrainase janë zhvendosur më shumë se 120.000 njerëz prej rajonit të Kurskut.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

You Might Also Like

Mike Pompeo i bashkohet Prodhuesit të Armëve Ukrainas me Vlerë Miliardë Dollarësh

Zelensky dhe Macron arrijnë një marrëveshje historike për avionët Rafale dhe mbrojtjen ajrore

Serbia në telashe edhe më të mëdha nga sot? Vuçiç nuk do të jetë në gjendje të flejë i qetë për shkak të Trumpit

Çfarë dëshiron opozita ruse?

Maduro mund të ikë në Rusi pas Assadit dhe Yanukovychit

TAGGED: #Armë me rreze të gjata, #Rusi, #Sulm ukrainas, #Volodymyr Zelensky
Kosova Times August 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shkëmbim zjarri në distancë mes Zelenskiy dhe Lavrov në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të drejtën e vetos së Rusisë

Kosova Times Kosova Times September 21, 2023
Ministri austriak Reisinger: Mbështetja e BiH, Dodik nuk mund të kalojë më as nëpër Austri
Fishekzjarret arsyeja kryesore e numrit të madh të zogjëve të ngordhur në rajon
Hyn në fuqi marrëveshja e arsimit mes Shqipërisë dhe Kosovës
BE-ja i kërkon Maqedonisë së V. votimin e ndryshimeve kushtetuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?