By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
May 10, 2025
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tre çerekshekuj aleancë: NATO-ja ndër vite
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Tre çerekshekuj aleancë: NATO-ja ndër vite
Ballina 2Rajon / Botë

Tre çerekshekuj aleancë: NATO-ja ndër vite

Kosova Times
Last updated: 2024/08/21 at 3:55 PM
Kosova Times Published August 21, 2024
Share
SHARE

Fotografi nga arkivi tregojnë punët e brendshme të NATO-s dhe shfaqjet publike të forcës që kur Traktati themelues i Aleancës ushtarake hyri në fuqi në gushtin e vitit 1949. /rel/

Kjo fotografi tregon mbledhjen e parë të Këshillit të Atlantikut në shtatorin e vitit 1949. Një muaj para këtij takimi në Uashington DC, me një traktat të nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe nëntë vende të tjera evropiane, u shpall themelimi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Kjo fotografi tregon mbledhjen e parë të Këshillit të Atlantikut në shtatorin e vitit 1949.

Një muaj para këtij takimi në Uashington DC, me një traktat të nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe nëntë vende të tjera evropiane, u shpall themelimi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Ushtarët britanikë gjatë një stërvitjeje të NATO-s brenda territorit të Gjermanisë të kontrolluar nga Britania e Madhe në shtator 1951. Mes tensioneve në rritje me Bashkimin Sovjetik të Stalinit (BRSS), nënshkruesit e NATO-s deklaruan se një sulm ndaj një vendi anëtar, do të konsiderohej si sulm ndaj të gjithëve. Kjo dispozitë u përfshi në një seksion kyç të Traktatit të NATO-s i njohur si Neni 5.  
Ushtarët britanikë gjatë një stërvitjeje të NATO-s brenda territorit të Gjermanisë të kontrolluar nga Britania e Madhe në shtator 1951.

Mes tensioneve në rritje me Bashkimin Sovjetik të Stalinit (BRSS), nënshkruesit e NATO-s deklaruan se një sulm ndaj një vendi anëtar, do të konsiderohej si sulm ndaj të gjithëve. Kjo dispozitë u përfshi në një seksion kyç të Traktatit të NATO-s i njohur si Neni 5.

Vajza gjermane duke shikuar një ushtar britanik gjatë stërvitjeve të NATO-s më 1951. Ideja e një aleance ushtarake transatlantike ishte formuar pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa BRSS-ja dukej e gatshme për të zgjeruar ndikimin e saj në Evropën e rraskapitur. Në vitin 1948 Kremlini mbështeti një grusht shteti komunist në Çekosllovaki dhe filloi të ushtronte presion ndaj Norvegjisë për të formuar një pakt "mos-sulmimi".
Vajza gjermane duke shikuar një ushtar britanik gjatë stërvitjeve të NATO-s më 1951.

Ideja e një aleance ushtarake transatlantike ishte formuar pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa BRSS-ja dukej e gatshme për të zgjeruar ndikimin e saj në Evropën e rraskapitur. Në vitin 1948 Kremlini mbështeti një grusht shteti komunist në Çekosllovaki dhe filloi të ushtronte presion ndaj Norvegjisë për të formuar një pakt “mos-sulmimi”.

Selia e përkohshme e NATO-s në Paris, fotografuar në fillim të viteve 1950. Drejtori i Çështjeve Evropiane të Amerikës, John D. Hickerson, në vitin 1948, bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të tregojnë "prova konkrete të vendosmërisë amerikane për t'u rezistuar shkeljeve të mëtejshme komuniste" në të gjithë Evropën. "Gatishmëria për të luftuar për lirinë është e lidhur ngushtë me forcën e ndihmës në dispozicion", vuri në dukje diplomati.  
Selia e përkohshme e NATO-s në Paris, fotografuar në fillim të viteve 1950.

Drejtori i Çështjeve Evropiane të Amerikës, John D. Hickerson, në vitin 1948, bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të tregojnë “prova konkrete të vendosmërisë amerikane për t’u rezistuar shkeljeve të mëtejshme komuniste” në të gjithë Evropën. “Gatishmëria për të luftuar për lirinë është e lidhur ngushtë me forcën e ndihmës në dispozicion”, vuri në dukje diplomati.

Një tank i paidentifikuar shihet gjatë një stërvitjeje të përbashkët në kufirin midis Francës dhe Gjermanisë, në shtatorin e vitit 1952. NATO-ja do të shihej edhe si një mënyrë për të kufizuar çdo "ringjallje të mundshme të militarizmit gjerman". Një përmbledhje e qëllimeve të Aleancës që i atribuohen sekretarit të parë të përgjithshëm të NATO-s ishte "të mbante Bashkimin Sovjetik jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët poshtë".Një tank i paidentifikuar shihet gjatë një stërvitjeje të përbashkët në kufirin midis Francës dhe Gjermanisë, në shtatorin e vitit 1952.

NATO-ja do të shihej edhe si një mënyrë për të kufizuar çdo “ringjallje të mundshme të militarizmit gjerman”. Një përmbledhje e qëllimeve të Aleancës që i atribuohen sekretarit të parë të përgjithshëm të NATO-s ishte “të mbante Bashkimin Sovjetik jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët poshtë”.
Një konferencë e NATO-s në Paris më 1954. Emërtimi gjeografik "Atlantiku i Veriut" thuhet se u zgjodh në mënyrë që aleanca të mund të mbetej e hapur për anëtarësime të reja, e në të njëjtën kohë të mos i linte hapësirë interesimit eventual të vendeve nga Amerika Latine dhe nga vende të largëta si Australia.Një konferencë e NATO-s në Paris më 1954.

Emërtimi gjeografik “Atlantiku i Veriut” thuhet se u zgjodh në mënyrë që aleanca të mund të mbetej e hapur për anëtarësime të reja, e në të njëjtën kohë të mos i linte hapësirë interesimit eventual të vendeve nga Amerika Latine dhe nga vende të largëta si Australia.
Një konferencë e NATO-s në Paris në 1957 pas stemës së NATO-s, e cila u miratua në 1953. Flamuri i NATO-s ka ngjyrë të kaltër të errët, që përfaqëson Oqeanin Atlantik, me një busull që tregon orientimin nga paqja, dhe një rreth që simbolizon unitetin.
Një konferencë e NATO-s në Paris në 1957 pas stemës së NATO-s, e cila u miratua në 1953.

Flamuri i NATO-s ka ngjyrë të kaltër të errët, që përfaqëson Oqeanin Atlantik, me një busull që tregon orientimin nga paqja, dhe një rreth që simbolizon unitetin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Manlio Brosio (majtas) dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, William Rogers, shikojnë kryeministrin islandez, Bjarni Benediktsson, derisa pret një tortë me simbolin e NATO-s, gjatë festimeve për 20-vjetorin e Aleancës në Uashington DC më 1969.  
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Manlio Brosio (majtas) dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, William Rogers, shikojnë kryeministrin islandez, Bjarni Benediktsson, derisa pret një tortë me simbolin e NATO-s, gjatë festimeve për 20-vjetorin e Aleancës në Uashington DC më 1969.

Eduard Shevardnadze (në mes), ministër i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik gjatë një vizite në selinë e NATO-s në Belgjikë, dhjetor 1989. Pas rënies së Murit të Berlinit, në nëntor të vitit 1989, komunizmi dukej se po tërhiqej në Evropë.  
Eduard Shevardnadze (në mes), ministër i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik gjatë një vizite në selinë e NATO-s në Belgjikë, dhjetor 1989.

Pas rënies së Murit të Berlinit, në nëntor të vitit 1989, komunizmi dukej se po tërhiqej në Evropë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Manfred Worner, duke shëtitur nëpër Sheshin e Kuq gjatë një vizite në Moskë në korrik të vitit 1990. Elementet e një përçarjeje të re mes Moskës dhe Perëndimit u shfaqën kur sekretari i Shtetit i SHBA-së, James Baker, i tha udhëheqjes sovjetike në shkurt të 1990-tës se, "nëse Shtetet e Bashkuara mbajnë praninë e tyre në Gjermani brenda kornizës së NATO-s, "asnjë centimetër i juridiksionit aktual ushtarak të NATO-s nuk do të përhapet në drejtimin lindor”. Ky mendim u përsërit - ndonëse kurrë nuk u pajtua zyrtarisht - nga ministri i Jashtëm gjerman Hans-Dietrich Genscher.  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Manfred Worner, duke shëtitur nëpër Sheshin e Kuq gjatë një vizite në Moskë në korrik të vitit 1990.


Elementet e një përçarjeje të re mes Moskës dhe Perëndimit u shfaqën kur sekretari i Shtetit i SHBA-së, James Baker, i tha udhëheqjes sovjetike në shkurt të 1990-tës se, “nëse Shtetet e Bashkuara mbajnë praninë e tyre në Gjermani brenda kornizës së NATO-s, “asnjë centimetër i juridiksionit aktual ushtarak të NATO-s nuk do të përhapet në drejtimin lindor”. Ky mendim u përsërit – ndonëse kurrë nuk u pajtua zyrtarisht – nga ministri i Jashtëm gjerman Hans-Dietrich Genscher.

Presidenti çekosllovak, Vaclav Havel (majtas) gjatë një vizite në selinë e NATO-s në Belgjikë në mars të vitit 1991. Me Luftën e Ftohtë të fituar pas vitit 1991, u shtuan pyetjet ekzistenciale për të ardhmen e NATO-s. Presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush, vuri në dukje se, për një paqe të porsalindur, "rreziku i vërtetë vinte nga një ndjenjë e përgjithshme euforie se gjithçka po shkonte mirë".  
Presidenti çekosllovak, Vaclav Havel (majtas) gjatë një vizite në selinë e NATO-s në Belgjikë në mars të vitit 1991.

Me Luftën e Ftohtë të fituar pas vitit 1991, u shtuan pyetjet ekzistenciale për të ardhmen e NATO-s. Presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush, vuri në dukje se, për një paqe të porsalindur, “rreziku i vërtetë vinte nga një ndjenjë e përgjithshme euforie se gjithçka po shkonte mirë”.

Anija kërkimore e NATO-s, Aleanca, gjatë nisjes së saj më 1986. Anija operohet nga Marina Italiane. Ndërsa "muri i frikës" u shemb në vitet 1990, NATO u ristrukturua për një epokë në të cilën "një kërcënim i vetëm masiv dhe global u ka lënë vendin rreziqeve të shumëllojshme dhe nga shumë drejtime".
Anija kërkimore e NATO-s, Aleanca, gjatë nisjes së saj më 1986. Anija operohet nga Marina Italiane.

Ndërsa “muri i frikës” u shemb në vitet 1990, NATO u ristrukturua për një epokë në të cilën “një kërcënim i vetëm masiv dhe global u ka lënë vendin rreziqeve të shumëllojshme dhe nga shumë drejtime”.

Një F-16 që goditi tre nga katër avionët serbë që u rrëzuan mbi Bosnje. Të shtënat e para në luftime nga NATO-ja ndodhën në shkurt të vitit 1994 kur luftëtarët amerikanë rrëzuan katër avionë luftarakë serbë që bombarduan një fabrikë boshnjake gjatë konfliktit që po përshkallëzohej në të gjithë ish-Jugosllavinë.
Një F-16 që goditi tre nga katër avionët serbë që u rrëzuan mbi Bosnje.

Të shtënat e para në luftime nga NATO-ja ndodhën në shkurt të vitit 1994 kur luftëtarët amerikanë rrëzuan katër avionë luftarakë serbë që bombarduan një fabrikë boshnjake gjatë konfliktit që po përshkallëzohej në të gjithë ish-Jugosllavinë.

Ushtarët italianë ruajnë dy të dyshuar si zjarrvënës në Sarajevë në mars të vitit 1996. Dhjetëra mijëra trupa të NATO-s u vendosën gjatë konfliktit në Bosnje. Që atëherë, aleanca ka ndërhyrë edhe në Kosovë, Afganistan dhe në luftën civile të Libisë.
Ushtarët italianë ruajnë dy të dyshuar si zjarrvënës në Sarajevë në mars të vitit 1996.

Dhjetëra mijëra trupa të NATO-s u vendosën gjatë konfliktit në Bosnje. Që atëherë, aleanca ka ndërhyrë edhe në Kosovë, Afganistan dhe në luftën civile të Libisë.

Rojet bregdetare të SHBA-së përgatiten të hipin në një anije që dyshohej se ishte pirate në Gjirin e Adenit në maj të vitit 2010. NATO u përfshi gjithashtu në operacionin për të goditur piraterinë në brigjet e Afrikës nga viti 2008 deri në vitin 2016.  
Rojet bregdetare të SHBA-së përgatiten të hipin në një anije që dyshohej se ishte pirate në Gjirin e Adenit në maj të vitit 2010.

NATO u përfshi gjithashtu në operacionin për të goditur piraterinë në brigjet e Afrikës nga viti 2008 deri në vitin 2016.

Në këtë fotografi të shkrepur më 12 qershor 1999 në qytetin e Kaçanikut në jug të Kosovës, shihen ushtarët britanikë, derisa me helikopterë zbresin mbi një urë për të siguruar atë për arritjen e trupave të tjerë të NATO-s. Qindra trupa britanike, përfshirë ata elitarë Gurkha, të njëjtën ditë vazhduan rrugën drejt Prishtinës. Forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë. Kësaj i parapriu fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, e cila ka zgjatur 11 javë dhe është kryer për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë. Bombardimet e NATO-s më 1999 kundër caqeve të forcave serbe, ishin operacioni i dytë i madh luftarak i NATO-s, pas sulmeve të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë.
Në këtë fotografi të shkrepur më 12 qershor 1999 në qytetin e Kaçanikut në jug të Kosovës, shihen ushtarët britanikë, derisa me helikopterë zbresin mbi një urë për të siguruar atë për arritjen e trupave të tjerë të NATO-s. Qindra trupa britanike, përfshirë ata elitarë Gurkha, të njëjtën ditë vazhduan rrugën drejt Prishtinës.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë. Kësaj i parapriu fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, e cila ka zgjatur 11 javë dhe është kryer për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë.

Bombardimet e NATO-s më 1999 kundër caqeve të forcave serbe, ishin operacioni i dytë i madh luftarak i NATO-s, pas sulmeve të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë.

Trupat gjermane gjatë një stërvitjeje të NATO-s në Lituani në 2024. Sot, NATO-ja ka 32 shtete anëtare në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut. Në mes të pushtimit rus të Ukrainës, anëtarët e NATO-s në mënyrë individuale e kanë furnizuar Kievin me armatime në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh, por aleanca nuk ka ndërhyrë drejtpërdrejt. NATO-ja e ka quajtur pushtimin rus një "luftë brutale dhe të paprovokuar agresioni kundër Ukrainës" dhe është zotuar se përfundimisht do ta përfshijë Ukrainën në aleancë.  
Trupat gjermane gjatë një stërvitjeje të NATO-s në Lituani në 2024.

Sot, NATO-ja ka 32 shtete anëtare në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut. Në mes të pushtimit rus të Ukrainës, anëtarët e NATO-s në mënyrë individuale e kanë furnizuar Kievin me armatime në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh, por aleanca nuk ka ndërhyrë drejtpërdrejt.

NATO-ja e ka quajtur pushtimin rus një “luftë brutale dhe të paprovokuar agresioni kundër Ukrainës” dhe është zotuar se përfundimisht do ta përfshijë Ukrainën në aleancë.

You Might Also Like

Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën

“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë

Vuçiç për pretendimet se u refuzua: Nuk doja ta shqetësoja Jinping, dhe ai vetë më ftoi të shkoja në skenë

India: Pakistani sulmoi bazat tona ushtarake me raketa supersonike me rreze të gjatë veprimi

Macron, Merz, Starmer dhe Tusk së bashku për herë të parë në Ukrainë

TAGGED: #NATO, #Tre çerekshekuj aleancë
Kosova Times August 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia e Kosovës njofton se festimet e Vitit të Ri kanë kaluar pa incidente serioze

Kosova Times Kosova Times January 1, 2024
Kosova i dërgon notë proteste Maqedonisë së Veriut për incidentin me Osmanin
Kryeministri francez: Le Pen mund të fitojë shumicën absolute, ja si mund ta ndalim
Putini përpara zgjedhjeve do te paraqes para Asamblesë Federale për qëllimet dhe rezultatet e luftës në Ukrainë
Arsenali po e vëzhgon mbrojtësin e Barcelonës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?