By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gazetarja amerikane e liruar nga Rusia, Alsu Kurmasheva: Mediat dhe shoqëria ruse në ‘një gjendje mbijetese’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gazetarja amerikane e liruar nga Rusia, Alsu Kurmasheva: Mediat dhe shoqëria ruse në ‘një gjendje mbijetese’
Ballina 2Rajon / Botë

Gazetarja amerikane e liruar nga Rusia, Alsu Kurmasheva: Mediat dhe shoqëria ruse në ‘një gjendje mbijetese’

Kosova Times
Last updated: 2024/08/29 at 2:54 PM
Kosova Times Published August 29, 2024
Share
SHARE

Pas nëntë muajsh qëndrimi në burg ku u mbajt padrejtësisht, gazetarja amerikano-ruse Alsu Kurmasheva po i përshtatet jetës në liri me familjen e saj në Pragë. Këto ditë, gjatë qëndrimit në Uashington, ku u nderua me një shpërblim, ajo i tha korrespondentit të Zërit të Amerikës Liam Scott se shqetësimi i saj tani është fati i të burgosurve të tjerë politik.

Ky është momenti që Alsu Kurmasheva e kishte ëndërruar me muaj. Një ribashkim plot emocione me familjen e saj në bazën ushtarake amerikane ‘Joint Base Andrews’ në të dalë të Uashingtonit, pasi u mbajt padrejtësisht për 9 muaj në një burg në Rusi.

“U prita nga Presidenti dhe Nënpresidentja dhe ishte një nderë i veçantë për mua. Por e vetmja gjë që shihja në ato momente ishin vajzat e mia”, thotë zonja Kurmasheva.

Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë, një media simotër e Zërit të Amerikës, me seli në Pragë, zonja Kurmasheva u shpall fajtore dhe u dënua në një gjyq të fshehtë, me akuzat se po shpërndante informacion të rremë mbi ushtrinë ruse.

“Më mbajtën në burg për 288 ditë dhe çdo minutë e kaluar aty ishte vuajtje. Turpërim. Të burgosurit në Rusi dhe në Bjellorusi nuk kanë asnjë të drejtë”, thotë ajo.

E liruar si pjesë e këmbimit historik të të burgosurve më 1 gusht, gazetarja Kurmasheva udhëtoi fillimisht drejt bazës ushtarake në Teksas dhe pastaj shkoi në shtëpinë e saj në Pragë për të marrë veten.

“Tani e tutje dua të shijoj jetën,” shtoi ajo.

Kthimi në banesën e familjes së saj në Pragë, ishte plot emocione, thotë ajo.

“Qava. Qava për herë të parë pas shumë ditësh. E dija se do të qaja, sepse do të thotë shumë për mua. Ishin lotë gëzimi. Ende nuk po ngopem së përqafuari fëmijët e mi”, thotë zonja Kurmasheva.

Rasti i gazetares Kurmasheva është pjesë e një goditje më të gjerë të Moskës ndaj mediave të pavarura. Ajo ishte njëra nga dy gazetarët amerikanë që Shtetet e Bashkuara thonë se janë të burgosur padrejtësisht nga Rusia.

Ashtu si gazetarja Kurmasheva, gazetari i të përditshmes ‘Wall Street Journal’, Evan Gershkovich u arrestua dhe u shpall fajtor në një gjyq të inskenuar para se të lirohej si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve.

Paul Beckett, i cili udhëhoqi fushatën e gazetës për të siguruar lirimin e gazetarit Gershkovich, e priti me shumë emocione lajmin për lirimin e tij.

“Lot e të qeshura gëzimi – ishte e vështirë ta besoja. Mendoj që ende e kam pak të vështirë që ta besoj plotësisht, por ishte një moment kur m’u hoq një barrë e madhe dhe më është dukur që tërë ato përpjekje u shpërblyen”, thotë ai.

Gazetari Gershkovich është mirë përkundër faktit që kaloi rreth 500 ditë në burg, thotë zoti Beckett.

“Është gjë e madhe ta fillosh jetën – apo ta rifillosh. Jemi përqëndruar në këtë pikë. Mendoj se po shfrytëzon kohën për të pushuar dhe për të qëndruar sërish në këmbët e veta”, thotë ai.

Rasti i gazetarëve Gershkovich dhe Kurmasheva nënvizon goditjen e ashpër të qeverisë ruse ndaj gazetarisë së pavarur.

“Gazetarët janë të frikësuar që të kërkojnë burime të pavarura informacioni sepse ato janë ndaluar ose janë shpallur të jashtëligjshme në Rusi. E tërë shoqëria dhe mediat gjithashtu janë në një gjendje mbijetese”, thotë ajo

Tani që është bashkuar me familjen e saj, gazetarja Kurmasheva thotë se dëshiron ta përqendrojë vëmendjen tek të burgosurit e tjerë politikë që ende po mbahen të burgosur, përfshirë tre kolegët e saj të Radios Evropa e Lirë.

You Might Also Like

Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein

Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34

Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko

Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së

Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon

TAGGED: #Alsu Kurmasheva
Kosova Times August 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Sigal Prishtina eliminohet nga FIBA Europe Cup

Kosova Times Kosova Times September 28, 2022
Diell, vranësira dhe riga shiu javën e ardhshme
13 persona u plagosën gjatë granatimeve të natës në Kursk
Dështon seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi
Pas vendimit të Kushtetueses, veteranët paralajmërojnë protesta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?