By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas
June 9, 2025
Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë
June 9, 2025
Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës
June 9, 2025
Presidentja Osmani cakton 12 tetorin datë të zgjedhjeve lokale 2025
June 9, 2025
Auditori i Përgjithshëm gjen një sërë parregullsish në Komunën e Prishtinës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Integrimi i shqiptarëve në institucionet e Serbisë: Një kërkesë e vjetër mbi një dekadë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Integrimi i shqiptarëve në institucionet e Serbisë: Një kërkesë e vjetër mbi një dekadë
Ballina 2Rajon / Botë

Integrimi i shqiptarëve në institucionet e Serbisë: Një kërkesë e vjetër mbi një dekadë

Kosova Times
Last updated: 2024/08/29 at 2:50 PM
Kosova Times Published August 29, 2024
Share
SHARE

“Të rinjtë nuk shohin perspektivë dhe largohen, sepse nuk gjejnë punë dhe nuk u njihen diplomat nga Kosova”.

Kështu e përshkruan Liridon Latifi, 40 vjeç, situatën në Preshevë – komunë në jug të Serbisë, e banuar me shumicë shqiptare.

Sipas tij, shqiptarët e kanë të vështirë të gjejnë punë në institucionet shtetërore.

Përfaqësimi i barabartë në institucionet e Serbisë dhe njohja e diplomave nga Kosova – pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh – janë ndër kërkesat kryesore të pakicës kombëtare shqiptare, përmbushjen e të cilave ajo e pret për më shumë se një dekadë.

Ato kërkesa janë përfshirë në Planin prej shtatë pikash, të hartuar nga përfaqësuesit e pakicës kombëtare shqiptare dhe të pranuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013. Por, që atëherë, Plani i Veprimit për zbatimin e tij nuk është miratuar.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për vetë ndjenjën e sigurisë, por edhe për përkatësinë e këtij vendi”, thotë për Radion Evropa e Lirë Aleksandar Popov, nga Qendra joqeveritare për Rajonalizëm.

Trupi Koordinues Qeveritar për tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – Preshevë, Bujanoc e Medvegjë – nuk ka të dhëna të sakta për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet e vendit.

“Për mendimin tim, dy pengesat më të mëdha për një përfaqësim më të madh të pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në organet komunale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë, nën një, pengesat gjuhësore dhe, nën dy, aplikimet e pamjaftueshme për konkurset e publikuara nga autoritetet shtetërore”, thotë për Radion Evropa e Lirë Nenad Mitroviq, drejtor i Trupit Koordinues Qeveritar.

Shumicë në regjistrim, pakicë në institucione

Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2022, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe kombëtare në Serbi, me më shumë se 61.000 qytetarë.

Shumica e tyre jeton në komunat në jug të Serbisë – Preshevë dhe Bujanoc.

Numri i të punësuarve nga pakica kombëtare shqiptare në organet shtetërore dhe komunale, si dhe në ndërmarrjet publike në ato komuna, sipas të dhënave të disponueshme, është në shpërputhje me numrin e banorëve që deklarohen si shqiptarë.

Përfaqësimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë

Sipas të dhënave nga Plani i Veprimit, në të cilin REL-i kishte qasje, nga gjithsej 800 anëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë në tri komunat në jug, 233 vijnë nga komuniteti shqiptar.

Këto janë të dhënat që disponon Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Shqiptare. Të dhënat nga MPB-ja për nacionalitetin e të punësuarve në tri komunat nuk janë të disponueshme.

Deri në publikimin e këtij artikulli, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it për numrin e të punësuarve nga pakica kombëtare shqiptare dhe përfaqësimin e tyre në atë organ shtetëror.

“Përbërja multietnike e policisë mund të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin e komunikimit dhe ndërtimin e besimit midis policisë dhe qytetarëve, e veçanërisht për përmirësimin e punës së policisë me grupet e pakicave dhe të margjinalizuara”, thotë për Radion Evropa e Lirë Maja Bjellosh, studiuese e lartë në Qendrën joqeveritare të Beogradit për Politikë të Sigurisë.

Megjithatë, shton ajo, në situatën aktuale në Serbi, përfaqësimi më i madh i shqiptarëve në polici nuk do të çonte domosdoshmërisht në përmirësimin e situatës së sigurisë në jug.

“Numri më i madh i shqiptarëve në forcat policore nuk do të mund të ndikonte në uljen e tensioneve në mjediset multietnike, përderisa zyrtarët e Serbisë dhe të Kosovës vazhdojnë të nxisin urrejtje kombëtare dhe fetare, si dhe të shkaktojnë incidente të sigurisë”, vlerëson Bjellosh.

Përfaqësimi në gjykata dhe prokurori

Përfaqësim jo të barabartë të shqiptarëve ka edhe në organet e drejtësisë.

Radio Evropa e Lirë dërgoi pyetje në adresat e dhjetë gjykatave dhe prokurorive përgjegjëse për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Sipas të dhënave nga përgjigjet, janë vetëm dy organe gjyqësore që punësojnë pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare.

Bëhet fjalë për Gjykatën Themelore në Bujanoc, e cila është përgjegjëse edhe për komunën e Preshevës, dhe Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë, e cila është përgjegjëse për komunën e Bujanocit dhe atë të Preshevës.

Ku ngeci miratimi dhe zbatimi i Planit të Veprimit?

Trupi Koordinues, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dhe Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave e Serbisë punuan në hartimin e Planit të Veprimit dy vjet më parë, me ndërmjetësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Mitroviq, drejtor i Trupit Koordinues Qeveritar për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, thotë se diskutimet për Planin e Veprimit me Këshillin Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare “nuk kanë përfunduar ende”.

“Ne presim qëndrimin e Ministrisë kompetente për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave lidhur me vazhdimin e dialogut dhe, rrjedhimisht, aktivitetet e mëtutjeshme lidhur me procesin e integrimit të pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në institucionet shtetërore”, thotë Mitroviq.

Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se kur pritet vazhdimi i dialogut dhe miratimi i Planit të Veprimit.

Integrimi i shqiptarëve në institucionet e Serbisë është pjesë e obligimeve të Serbisë në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Serbisë në vitin 2023 thuhet se “me gjithë detyrimin ligjor për ta marrë parasysh përbërjen etnike të popullsisë, pakicat kombëtare janë ende të nënpërfaqësuara në administratën shtetërore”.

Çfarë nënkupton Plani prej shtatë pikash?

Plani me të cilin kanë dalë përfaqësuesit e komunitetit shqiptar, me qëllim të përmirësimit të të drejtave të tyre, është miratuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013.

Ai parasheh integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, zhvillimin ekonomik të komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, sigurinë e zonës, të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës, alfabetit dhe simboleve kombëtare, decentralizimin e gjyqësorit, si dhe përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës dhe informimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Përse është i rëndësishëm?

Në një protestë në Bujanoc, më 12 gusht, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Shqiptare theksuan dështimin e Serbisë për t’i përmbushur obligimet e saj.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke komentuar protestën për REL-in, tha se shteti po mundohet t’i diskreditojë kërkesat e shqiptarëve.

“Kjo tregon se përfaqësuesit e autoriteteve në Serbi nuk janë të gatshëm të fillojnë një dialog serioz me komunitetin shqiptar”, tha Kamberi më 13 gusht.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar vazhdimisht në paraqitjet e tij publike se dëshiron “paqe me shqiptarët”.

Ai nuk i ka komentuar kërkesat konkrete të përfaqësuesve të pakicës kombëtare shqiptare në Serbi.

Popov, nga Qendra joqeveritare për Rajonalizëm, vlerëson se shteti nuk kujdeset sa duhet për qytetarët e Serbisë – për shqiptarët etnikë.

“Sikur i konvenon shtetit që të ketë tensione të caktuara, në mënyrë që të mund të ndërhyjë apo t’i portretizojë ato grupe etnike sikur vazhdimisht po shkaktojnë probleme”, thotë Popov për Radion Evropa e Lirë.

Kush i udhëheq komunat në jug të Serbisë?

Kryetar aktual i Komunës së Bujanocit është Arbër Pajaziti. Partia e tij, Fronti për Ndryshim, e mori pushtetin lokal në këtë komunë në fund të korrikut.

Pajaziti krijoi shumicën me këshilltarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), e cila ka qenë në pushtet në Serbi tash e 12 vjet. Për këtë arsye, ai ishte edhe në shënjestër të kritikave nga partitë shqiptare të opozitës.

Pas zgjedhjeve lokale, kryetare e Komunës së Preshevës u bë Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik – kryetar i së cilës është Shaip Kamberi.

Kryetar i Komunës së Medvegjës, ndërkaq, është Dragan Kulliq nga SNS-ja.

Popov e konsideron si jashtëzakonisht të rëndësishëm përfaqësimin në organet shtetërore dhe komunale, veçanërisht kur bëhet fjalë për ato në sektorin e sigurisë.

“Nëse pjesëtarët e pakicës kanë më shumë njerëz në shërbimet publike, veçanërisht në ato që janë të rëndësishme për sigurinë e tyre – polici, gjykata, prokurori – është e rëndësishme, sepse, në atë rast, ata e ndiejnë Serbinë më shumë si vendin e tyre”, thotë Popov.

Për Liridon Latifin nga Presheva, kërkesat e shqiptarëve për integrim në institucionet e Serbisë janë të drejta.

Përmbushja e tyre, beson ai, do të çonte në paqe sociale dhe në një jetë më të mirë në jug të Serbisë për të gjithë qytetarët.

“Paqja sociale nënkupton që njeriu të ketë punë, të ketë shëndetësi cilësore, të ketë arsim cilësor, të ketë një gjyqësor efikas. E kundërta e kësaj janë trazirat sociale. Në atë rast, njerëzit nuk e shohin perspektivën”, thotë Latifi për Radion Evropa e Lirë.

You Might Also Like

Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse

Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump

TAGGED: #Institucionet e Serbisë, #Integrimi i shqiptarëve
Kosova Times August 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KMDLNj: Të bëhet hetim ndaj kërcënimeve që po i bëhen gjyqtarit dhe prokurorit në rastin Pantiq

Kosova Times Kosova Times December 29, 2022
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkon opinion ligjor për obligimet e Izraelit
Gjermania po përgatit ekonominë për një luftë të mundshme në Evropën Lindore: Janë publikuar pjesë të një dokumenti sekret
Dembele nuk grumbullohet për ndeshjen ndaj Arsenalit
Irina po shkel në dekadën e katërt, është zhveshur dhe tregon si duket një perëndesh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?