By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një letër nga e kaluara që nuk mundi të gjendej: Një sekret egjiptian i fshehur për 3,500 vjet
June 7, 2025
Ukrainasit rrëzojnë Su-35 rus mbi Kursk, publikohet video
June 7, 2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
June 7, 2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
June 7, 2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pesë shkolla në Prishtinë përqafojnë mësimin gjithëditor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pesë shkolla në Prishtinë përqafojnë mësimin gjithëditor
Ballina 1Lajme

Pesë shkolla në Prishtinë përqafojnë mësimin gjithëditor

Kosova Times
Last updated: 2024/09/01 at 2:57 PM
Kosova Times Published September 1, 2024
Share
SHARE

Mësimi nuk do të kufizohet vetëm në libra dhe në teori. Do të ketë aktivitete praktike, lojëra edukative, rekreacion e kulturë.

Këto ndryshime do të zbatohen në vitin e ri shkollor 2024/2025 në ciklin e ulët në pesë shkolla fillore publike në Prishtinë.

Me vendim të komunës së kryeqytetit, mësimi gjithëditor do të zhvillohet për herë të parë për nxënësit e klasave nga e para deri në të pestën.

Shkollat ku do të nisë ky projekt, janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Shkolla e Gjelbër”, “Nazim Gafurri” dhe “Qamil Batalli”.

Një klasë në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë ku pritet të nisë mësimi gjithëditor.
Një klasë në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë ku pritet të nisë mësimi gjithëditor.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku, tregon për Radion Evropa e Lirë se si do të duket një ditë mësimi:

“Në këto shkolla, mësimi do të nisë në orën 7:45 të mëngjesit. Fillimisht, për gjysmë ore, fëmijët do të ushqehen me shujtën e mëngjesit të përgatitur në shtëpi. Më pas, deri në orën 12:00, do të mbahet mësimi bazik. Pas orës 12:00 deri në 15:45, fëmijët do t’i përfundojnë detyrat e shtëpisë, do të kenë aktivitete sportive dhe kulturore, si dhe vizita jashtë shkollës”.

Jehona Lushaku, drejtoreshë në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Jehona Lushaku, drejtoreshë në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Lushaku thotë se një shujtë të ngrohtë në drekë, fëmijëve do t’ua sigurojë shkolla. Ajo do të përgatitet nga Kuzhina Qendrore e Prishtinës dhe do të financohet nga komuna.

Kuzhina Qendrore në Prishtinë prej nga do të ushqehen me nga një shujtë nxënësit gjatë mësimit gjithëditor.
Kuzhina Qendrore në Prishtinë prej nga do të ushqehen me nga një shujtë nxënësit gjatë mësimit gjithëditor.

Këto ndryshime do të nisin, sipas saj, nga 30 shtatori. Nga 2 shtatori, kur sivjet nis viti i ri shkollor, deri në atë datë, mësimi do të zhvillohet sikurse deri më tash – me nga tri-katër orë në ditë.

Kjo, për faktin se për realizimin e mësimit gjithëditor, nxënësit e klasave nga e gjashta deri në të nëntën, në shkollat ku ai do të zhvillohet, do të duhet të barten në objekte të tjera shkollore.

Kjo zgjidhje është bërë pasi pesë shkollave u ka munguar infrastruktura e nevojshme për qëndrim ditor, thotë Lushaku.

Përgatitjet në një klasë për mësimin gjithëditor në shkollën "Faik Konica".
Përgatitjet në një klasë për mësimin gjithëditor në shkollën “Faik Konica”.

Sipas saj, deri në fund të muajit shtator, ato do të pajisen me kuzhina të reja, karrige, tavolina, tabela digjitale, dollapë për libra e të tjera.

“Fillimisht, jemi koncentruar në realizimin e renovimit të tërësishëm të objekteve, se disa janë më të vjetra. Kemi porositur inventarin e ri, i cili do të arrijë në muajin shtator”, thotë Lushaku.

Përgatitja e inventarit për mësimin gjithëditor në objektin e “Shkollës së Gjelbër” në Prishtinë.
Përgatitja e inventarit për mësimin gjithëditor në objektin e “Shkollës së Gjelbër” në Prishtinë.

Pritjet janë që, varësisht rezultateve që do t’i japë ky projekt, ai të vazhdojë edhe në shkolla të tjera, viteve të ardhshme.

Më 27 gusht, ekipi i Radios Evropa e Lirë vizitoi Shkollën Fillore “Faik Konica”, ku pa se objekti ishte duke u pastruar, ndërsa disa klasa – kryesisht ato në të cilat kanë mësuar nxënësit nga e gjashta deri në të nëntën – ishin të zbrazura, në pritje të inventarit të ri të përshtatshëm për fëmijë.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Jehona Oruqi, shprehet e entuziazmuar për projektin e ri.

Jehona Oruqi, drejtoreshë e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë.
Jehona Oruqi, drejtoreshë e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

“Do të kemi hapësirën e filmit, bibliotekën, pastaj në klasat aktuale do të bëhen kënde atraktive me ulëse, që fëmijët të çlodhen kohë pas kohe. Pra, është menduar çdo element, çdo minutë e qëndrimit të fëmijëve në shkollë, që të jetë sa më atraktive për ta”, thotë Oruqi.

Shkolla që drejton ajo, i ka gjithsej 1.470 nxënës – prej tyre mbi 760 i takojnë ciklit të ulët.

Lamtumirë çanta të rënda

Prindërit kanë pritshmëri të larta nga mësimi gjithëditor, thotë kryetari i Këshillit të Prindërve të Komunës së Prishtinës, Fisnik Durguti.

Ai thotë se të gjitha vendimet dhe investimet e komunës nëpër shkolla janë ndërmarrë në koordinim me prindërit.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Durguti tregon se në mesin e kërkesave kryesore që kanë paraqitur prindërit para zyrtarëve komunalë, ka qenë sigurimi i dollapëve për libra.

Dollapët aktualë në shkollën "Faik Konica".
Dollapët aktualë në shkollën “Faik Konica”.

Me vite, ata janë ankuar se pesha e çantave të fëmijëve është e rëndë.

“Drejtoria e Arsimit na ka njoftuar se të gjitha detyrat e shtëpisë do të përfundojnë në shkollë. Nxënësit do t’i kenë raftet e librave në klasë. Me vete do të marrin vetëm ndonjë tekst, nëse, eventualisht, kanë nevojë për mësim shtesë në shtëpi”, thotë Durguti.

Ekspertët: Do të rritet cilësia në arsim

Njohës të fushës së arsimit vlerësojnë se ky model i mësimit do të luajë rol të rëndësishëm në ngritjen e cilësisë së arsimit në institucionet përkatëse.

Deri më tash, mësim gjithëditor kanë zhvilluar vetëm disa shkolla private në Kosovë.

Halim Hyseni, nga Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit (QAPA), thotë se autoritetet përgjegjëse duhet të krijojnë kushte, që qëndrimi ditor i nxënësve të përfshihet në nivel vendi.

“Në Kosovë duhet të krijohet barazia në edukim, arsimim dhe aftësim. Sepse, vetëm në kushte të tilla, artikulohet e ardhme më e ndritshme. Tani për tani, nisma është pozitive, e mirë, do të sjellë rezultate, por nuk duhet të mbetet parciale”, thotë Hyseni.

Korridori në "Shkollës e Gjelbër", Prishitnë.
Korridori në “Shkollës e Gjelbër”, Prishitnë.

Radio Evropa e Lirë pyeti në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) se a ka infrastrukturë që mësimi gjithëditor të nisë të zbatohet edhe në komunat e tjera, por nuk mori përgjigje.

Rinor Qehaja, udhëheqës i Institutit arsimor “Edguard” në Kosovë, shpreh po ashtu bindjen se nëse projekti zbatohet në mënyrën e paraparë, do të sjellë përfitime.

“Ai garanton më shumë siguri dhe më shumë kohë produktive për nxënësit. Por, mësimi gjithëditor nuk guxon të përfundojë në një proces që e imponon prezencën fizike të nxënësve në shkollë, pa aktivitete dhe mësimdhënie që nxisin përfshirjen”, thotë Qehaja.

Një sallë sporti në shkollën fillore "Shkolla e Gjelbër" në Prishtinë.
Një sallë sporti në shkollën fillore “Shkolla e Gjelbër” në Prishtinë.

Cilësia e arsimit në sistemin parauniversitar të Kosovës është kritikuar shpesh nga institucionet ndërkombëtare.

Në tri teste të PISA-s – program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë – që janë zhvilluar më 2015, 2018 dhe 2022, Kosova ka dalë gati në fund të listës botërore.

Vazhdon subvencionimi për librat

Viti i ri shkollor 2024/2025 pritet të nisë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës më 2 shtator.

Tekstet dhe materialet e tjera shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën financohen nga Qeveria e Kosovës.

Përgatitjet për mësimin gjithëditor në shkollën fillore “Shkolla e Gjelbër”.
Përgatitjet për mësimin gjithëditor në shkollën fillore “Shkolla e Gjelbër”.

Sikurse vitin e kaluar, paratë janë transferuar në llogaritë bankare të prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat për fëmijë.

“Deri më tani kanë aplikuar gjithsej 194.180 prindër ose kujdestarë ligjorë, ndërsa janë subvencionuar gjithsej 171.200 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve vazhdon”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë së tij, të mbajtur më 28 gusht.

Për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, prindërit ose kujdestarët ligjorë subvencionohen me nga 80 euro, ndërsa për nxënësit nga e gjashta deri në të nëntën subvencionohen me nga 110 euro.

You Might Also Like

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Çitaku: Kosova ka nevojë për institucione, jo për bllokada

Dështon edhe përpjekja e 28 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

TAGGED: #Mësim gjithëditor, #Pesë shkolla, #Prishtinë
Kosova Times September 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

WP: Tre modele për përfundimin e luftës në Ukrainë diskutohen në Uashington

Kosova Times Kosova Times December 22, 2022
Kurti në Vjenë kërkon që grupi i Radoiçiqit të ekstradohet në Kosovë
Sot varrosen viktimat e zjarrit n Koçan, paraburgim për shtatë policë
Oda Amerikane: Ka alternativa më të mira ekonomike se Fondi Sovran
Putini më në fund do të shfaqet në publik – për herë të parë që nga rebelimi i Prigozhin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?